Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Konteinerët u nisën nga Durrësi më 4 korrik drejt Tajlandës, e cila refuzoi ngarkesën pas alarmit, që dha organizata joqeveritare “Rrjeti i Aksionit të Bazelit BAN”, se në të kishte mbetje të rrezikshme helmuese nga proceset metalurgjike.
DURRËS- Prokuroria e Durrësit sekuestroi sot 102 konteinerë me afro 2 mijë e 100 ton mbetje të dyshuara si pluhur helmues nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike, që u kthyen në portin më të madh të Shqipërisë mëngjesin e të hënës me anijen Moliva ardhur nga Italia.
Konteinerët u nisën nga Durrësi më 4 korrik drejt Tajlandës, e cila refuzoi ngarkesën pas alarmit, që dha organizata joqeveritare “Rrjeti i Aksionit të Bazelit BAN”, se në të kishte mbetje të rrezikshme helmuese nga proceset metalurgjike.
Prokuroria urdhëroi Autoritetin Portual, Kapitenerinë, Doganën, Drejtorinë e Kufirit, Policinë dhe Hetimin Doganor për të sekuestruar si provë materiale “konteinerët, të cilët janë transportuar sipas deklaratës doganore R27224 më 4 korrik të këtij viti me eksportues Sokolaj sh.p.k. dhe marrës GS Minerals Doo”, për hetimet e nisura dy muaj më parë “me qëllim kryerjen e ekspertimeve përkatëse”.
Dy prokuroret Suela Beluli dhe Mediana Meta detajuan në urdhërin e tyre se sekuestrimi u krye bazuar në procedimin mbi nenet përkatëse të Kodit Penal nën dyshimet për “kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “ndotje të ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive, si dhe “shpërdorim detyre të funksionarit publik”.
Prokuroria u kërkoi autoriteteve që konteinerët e sekuestruar të mos hapen, por të depozitohen në një vend të sigurtë nga pikëpamja mjedisore e fizike dhe të monitorohen me kamera pa ndërprerë.
Dyshimet janë se firma Sokolaj nuk i ka deklaruar si "mbetje të rrezikshme" pluhurat metalurgjike dhe i ka shkarkuar në një mjedis të hapur në portin e Durrësit për t'i eksportuar më pas jashtë vendit. BAN ka dyshime se transporte të tilla janë kryer periodikisht nga ky port.
Autoritetet shqiptare janë shprehur për “realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme”.
Ndërsa BAN i bëri thirrje Shqipërisë për transparencë një javë më parë, duke hapur “kontejnerët publikisht dhe në prani të grupeve të pavarura si BAN-i dhe të ndajë mostrat, që mund të analizohen paralelisht në laboratorë të ndryshëm”.
BAN po ashtu ka shprehur gatishmërinë që të qëndrojë në Durrës për të mbështetur qeverinë shqiptare në kontrollin dhe trajtimin e konteinerëve. Krahas prokurorisë së Durrësit, hetime po kryen edhe zyra e Bashkimit Europian kundër Mashtrimeve, OLAF./ VOA
Foto ilustruese BURREL- Një 15-vjeçare në Burrel ka tentuar vetëvrasjen. Sipas njoftimit të policisë, e reja kishte ko...
Foto ilustruese KRUJË- Një 20-vjeçar është përplasur nga një mjet mbrëmjen e djeshme në rrugën dyt...
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranë ka kryer disa arrestime për vepra të ndryshme penale. Një 54-vjeçar në Tiran...
Foto ilustruese LEZHË- Një supermarket në Ishull Lezhë ka rënë pre e grabitjes. Mësohet se gjarja ka ndodhur pas mesnate...
Foto ilustruese TIRANA- Kreu i SPAK Altin Dumani së bashku me 4 prokurorë kanë udhëtuar drejt Brazilit pasi një grup i p...
Foto ilustruese SHKODËR- 22 bagëti (derra) janë djegur si pasojë e një zjarri që ka rënë mbrëmjen e djesh...
Substanca narkotike e gjetur ITALI- Një 22-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane. Shqiptari u arrest...
Foto ilustruese TIRANA- Policia e Shteti ka njoftuar planin e masave që do të merren për mbarëvajtjen e protestës së 29 ...
Foto Ilustruese KUKËS- Një krim në familje është parandaluar ditën e sotme në Kukës. Mësohet se në ...
Foto ilustruese LEZHA- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Dajç, në Lezhë. Mësohet s...