Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zoti Kushner, dhëndri i ish presidentit Donald Trump, publikoi në rrjetin X pamje nga projektet, që ai synon të realizojë në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit. Por për këtë të fundit, ministria shqiptare e Turizmit deklaroi se nuk ka ende dijeni.
SHBA-Në Tiranë kryeministri Edi Rama mirëpriti sot planet e kompanisë amerikane Affinity Partners e sipërmarrësit Jared Kushner për të investuar në turizmin shqiptar.
Zoti Kushner, dhëndri i ish presidentit Donald Trump, publikoi në rrjetin X pamje nga projektet, që ai synon të realizojë në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit. Por për këtë të fundit, ministria shqiptare e Turizmit deklaroi se nuk ka ende dijeni.
Ndërsa i bëri jehonë zhvillimit të sektorit të Turizimit në vend, veçanërisht pas ecurisë gjatë vitit të shkuar, duke folur në Asamblenë e Partisë Socialiste e cila u mbajt sot në një nga zonat e bregdetit të Durrësit, kryeministri Edi Rama, foli dhe për planet e shpallura publikisht nga sipërmarrësi amerikan Jared Kushner.
“Këto ditë, Jared Kushner, një sipërmarrës i madh amerikan dhe dhëndrri i ish presidentit Trump,shpalli pulbikisht ambicjen për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri. Po ata që na tregonin Malin e Zi për zhvillimin e turizmit dhe investimet e huaja direkte, sot na flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit nga kthimi në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe”, tha zoti Rama.
Edhe pse përmendi dy projekte, kryeministri, u ndal në fakt vetëm të plani për ishullin e Sazanit.
Dy ditë më parë, në një intervistë për Bloomberg News, dhëndri i ish presidentit Donald Trump bëri të ditur se po planifikon të shndërrojë ishullin e Sazanit në një eko-resort luksoz.
Ai shtoi gjithashtu se kompania e tij Affinity kërkon të zhvillojë zonën e Zvërnecit, pranë Vlorës, duke planifikuar ndërtimin e disa resorteve me afro 10 mijë dhoma hotelesh dhe vila. Zoti Kushner publikoi në rrjetin social X disa pamje ilustruese të të dy projekteve për të investimit në bregdetin e Shqipërisë.
Në komentet për Zërin e Amerikës, ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ndërsa konfirmoi aplikimin e kompanisë së zotit Kushner për projektin në ishullin e Sazanit, tha se nuk ka dijeni mbi një projekt për Zvërnecin.
Njoftimi i zotit Kushner, përkon me ndryshimet që shumica socialiste miratoi pak javë më parë, mbi një variant të qeverisë për “Zonat e Mbrojtura”, të cilat i hapin rrugë ndërtimit në to, të hoteleve apo projekteve të tjera që konsiderohen si investime strategjike.
Zoti Rama foli me ironi ndaj atyre që shohin një lidhje direkte mes këtyre ndryshimeve dhe projekteve të shpallura nga zoti Kushner, i cili vitin e kaluar kishte vizituar Shqipërinë, në shoqërinë e ish ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell.
Ekspertë të mjedisit vërejnë se trualli i ishullit të Sazanit është zonë ushtarake, por nuk bën pjesë në zonat e mbrojtura natyrore, ndërsa perimetri ujor rreth ishullit është pjesë e Parkut Kombëtar Detar Sazan - Karaburun.
Ndërsa Zvërneci, theksojnë ata, është zonë e mbrojtur e kategorisë 5, pjesë e pejsazhit të mbrojtur Vjosë - Nartë, dhe aty nuk lejohet ndërtimi, sepse është pjesë e zonës qendrore.
Në ndryshimet e fundit ligjore, sipas tyre, qeveria ka hequr nën-zonimet nga pejsazhet e mbrojtura, duke u hapur rrugën ndërtimeve në zonat e mbrojtura, ndërsa me ligjin e mëparshëm, nuk lejohej ndërtimi në asnjë zonë të mbrojtur.
Këto ndryshime ligjore janë kundërshtuar me forcë nga organizatat mjedisore, nga opozita, që i shohin këto si ligje me porosi. Për ndryshimet e fundit në këtë ligj pritet qëndrimi i Presidentit të Republikës, nëse do t’i miratojë ato, apo nëse do t’i kthejë për rishikim në Kuvend.
Socialistët duken të vendosur për të ecur përpara me investimet në sektorin e turizmit, duke tërhequr kapitalet private. Kryeministri Rama, nuk hezitoi të sulmonte Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme për shkak të bllokimit të një kontrate për një investim të dy kompanive shqiptare në bazën detare të Limionit në Sarandë, ndonëse publikisht është shprehur në mënyrë të përsëritur se nuk komenton vendimet e institucioneve të Drejtësisë apo të ushtrojë trysni ndaj tyre. “Absurdi arrin deri në pikën ku merret peng me sekuestro preventive në emër të NATO-s një investim me rëndësi strategjike, afro 200 milionë euro, në Limionin e Sarandës, i cili qysh në kohën e Zogut ka patur plan zhvillimi për marinë turistike”, tha zoti Rama.
Baza e Limionit, u vu nën sekuestro preventive një vit më parë, duke ndërprerë investimet në zonë, pasi sipas Prokurorisë “disponimi i kësaj prone nga subjektet private cënon gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare”./VOA
TEPELENË-Tre automjete janë përfshirë në një aksident në bypassin e Tepelenës poshtë kalasë së kët...
Foto ilustruese ITALI-Klodjan Agalliu është në moshën 43-vjeçare dhe prej disa kohësh jeton në Vieste, në G...
Audi SHKODËR- Drejtuesi i një mjeti, me incialet L. Gj., është gjobitur dhe i është bllokuar automjeti tip “Audi&r...
Foto ilustruese CËRRIK- Rreth orës 15.00 të kësaj fundjave dy automjete u përfshinë në një aksident në nj&eum...
Foto ilustruese TIRANË-Në të gjithë Tiranën po ngrihen kulla të reja me shkëlqim, ku disa prej tyre të projektuara...
Foto ilustruese GJERMANI-Gjurma e Mia-s së rrëmbyer (pesë javëshe) i solli hetuesit në një zonë të qetë banim...
Foto ilustruese ELBASAN- Një 53-vjeçar me inicialet T. V., në Librazhd, është shpallur në kërkim pasi pasi dit&eu...
Foto ilustruese KORÇA- Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen nr. 6 të qyteti...
charles mc gonigal TIRANË- Bëri bujë lajmi se Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump do të zhvillojë...
foto ilustruese GREQI- Komuniteti Shqiptar në Greqi ka publikuar në rrjete sociale një vendim që sipas tyre ndalon emigrantët shqi...