LIVE UPDATES
Aktualitet

Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri

E zhvilluar në kuadër të Spirit Day tremujor, të Vodafone Albania, kjo iniciativë shënon herën e parë që ekipi dixhital i kompanisë punon drejtpërdrejt me FSHF-në, për të bashkëkrijuar zgjidhje praktike teknologjike, që adresojnë nevoja reale, operacionale si dhe angazhimin e tifozëve, ndaj futbollit.

20 Shkurt 2026, 17:27 Nga DOSJA

Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të
Vodafone Albania dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), anëtare e UEFA-s, bënë bashkë ekspertë të teknologjisë, ekipe inovacioni dhe drejtues të lartë, në një iniciativë mjaft me rëndësi: një Bootcamp Dixhital, të parin në llojin e tij, me qëllim projektimin e së ardhmes së tifozëve, të futbollit në Shqipëri.

E zhvilluar në kuadër të Spirit Day tremujor, të Vodafone Albania, kjo iniciativë shënon herën e parë që ekipi dixhital i kompanisë punon drejtpërdrejt me FSHF-në, për të bashkëkrijuar zgjidhje praktike teknologjike, që adresojnë nevoja reale, operacionale si dhe angazhimin e tifozëve, ndaj futbollit.

Bootcamp-i u fokusua në zhvillimin e zgjidhjeve dixhitale, që do të forcojnë mënyrën se si Federata lidhet me tifozët, si dhe përmirëson shërbimet dhe rrit ekosistemin e përgjithshëm të futbollit në Shqipëri. Në fokus janë platformat për angazhimin e tifozëve, analizat e bazuara në të dhëna, shërbimet dixhitale dhe mjetet moderne të komunikimit, të dizenjuara për t’i afruar mbështetësit me lojën, më shumë se kurrë më parë.

“Kur dy kampionë bashkohen, rezultatet më të mira janë ato që arrihen. Mendoj se pikërisht këtë kemi parë sot. Ne jemi sponsor krenar i ekipit kombëtar të futbollit dhe i Federatës Shqiptare të Futbolliit, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe përmes ekspertizës dhe teknologjisë dixhitale, që Vodafone ofron. Sot pamë një gamë të jashtëzakonshme idesh, që shërbejnë për të përmirësuar përvojën e tifozëve dhe për t’u dhënë atyre mundësinë ta përjetojnë këtë sport fantastik, edhe më mire, në të ardhmen, përmes mundësive që jep teknologjia” - u shpreh Balázs Révész, CEO i Vodafone Albania.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, theksoi rëndësinë e transformimit dixhital për organizatat moderne sportive. “Ky ishte një aktivitet shumë i veçantë, shumë i bukur dhe vërtet me rezultat shumë pozitiv. Synimi ishte se si ta përdorim teknologjinë në të mirë të komunikimit, në të mirë të afrimit me tifozët, e që të komunikojmë sa më mirë përmes teknologjisë.

Vërtet idetë ishin fantastike; mënyra e zgjedhur se si t’i marrim këto ide nga ekspertë, specialistë dhe punonjës të Vodafone ishte shumë e bukur dhe besoj se pati një produkt që do të na shërbejë. Padyshim që do të elaborohen më tej dhe do të ndërtojmë projektin e plotë të digjitalizimit, të komunikimit të Federatës dhe njerëzve të futbollit, kryesisht me tifozët, që t’i njoftojmë sa më mirë dhe si t’i afrojmë sa më shumë ata me futbollin”- u shpreh Duka.

Në këtë Bootcamp u prezantuan katër ide: i pari për ridimensionimin e website-it dhe aplikacionit të FSHF-së; i dyti me krijimin e skemës së besnikërisë për fansat e futbollit- për të përfituar benefite sa më shumë që të përdorin aplikacionin e FSHF-së; e treta ishte për unifikimin e të gjitha sistemeve të menaxhimit të FSHF në një sitem të vetëm për menaxhimin e fansave, sponsorave, lojtarëve etj; dhe e katërta krijimi i një asistenti dixhital online, për t’iu përgjigjur fansave në kohe reale, i quajtur Alban. Ndër katër idetë e prezantuara, fitues u shpall projekti për ridiemensionimin e web-it dhe app-it të FSHF-së.

Duke ndërthurur ekspertizën e kompanisë lider në teknologji në Shqipëri me vizionin e institucionit drejtues të futbollit në vend, iniciativa demonstron se si dy kampionë kombëtarë mund të bashkëpunojnë, për të çuar përpara të ardhmen e futbollit shqiptar.

Vodafone Albania vazhdon të investojë në inovacion, ekselencë të rrjetit dhe zgjidhje dixhitale që fuqizojnë institucionet, bizneset dhe qytetarët, duke forcuar rolin e tij si katalizator i progresit dixhital në Shqipëri.
C2 General

vodafone fshf

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj