LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja brenda Komisariatit/ Nano: Testim për efektivët që shfaqin ngarkesë emocionale në punë

Në fokus të këtij takimi ishin shkëmbimi i mendimeve dhe identifikimi i problematikave aktuale që lidhen me shërbimin e psikologut në Policinë e Shtetit dhe për dhënien e rekomandimeve përkatëse për përmirësimin e këtij shërbimi, në funksion të asistimit, të testimit dhe të vlerësimit të punonjësve të Policisë.

9 Korrik 2022, 15:20 Nga e.k
Vrasja brenda Komisariatit/ Nano: Testim për efektivët që shfaqin
Gledis Nano gjatë takimit me përfaqësues të përfaqësues të shërbimit të psikologëve në Policinë e Shtetit

TIRANË- Pas ngjarjes së rëndë që tronditi themelet e Policisë së Shtetit por dhe opinionin publik ku efektivi i Policisë Ludian Zaimi qëlloi për vdekje me armën e shërbimit kolegun Çaush Saliasi brenda zyrave të Komisiariti nr 3 në kryqytet apo ngjarje të tjera që në qendër kanë efektivin e policisë ka bërë që drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano të organizojë një takim me përfaqësues të shërbimit të psikologëve në Policinë e Shtetit.

Në fokus të këtij takimi ishin shkëmbimi i mendimeve dhe identifikimi i problematikave aktuale që lidhen me shërbimin e psikologut në Policinë e Shtetit dhe për dhënien e rekomandimeve përkatëse për përmirësimin e këtij shërbimi, në funksion të asistimit, të testimit dhe të vlerësimit të punonjësve të Policisë, të cilët gjatë procesit të punës së tyre shfaqin problematika dhe ngarkesa emocionale, sidomos në disa struktura apo njësi policore që konsiderohen me risk të shtuar gjatë kryerjes së detyrave të tyre.

“Puna jonë e përditshme është sfiduese për ne, jo vetëm si profesionistë, por edhe si njerëz, për shkak të angazhimit 24/24 dhe të ngarkesës emocionale që kanë rastet e trajtuara. Nisur nga ky fakt, për ne si Polici e Shtetit, është e rëndësishme që çdo punonjës, në çfarëdo niveli, të jetë i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm gjatë kryerjes së detyrës, si dhe gjatë komunikimit apo ndërveprimit me qytetarët. Që të vlerësohet kjo, ne kemi nevojë që shërbimi i psikologut në strukturat tona, të jetë efikas dhe të përmbushë në mënyrën më të mirë dhe me standarde europiane, rolin dhe kontributin e tij shumëdimensional. Për këtë qëllim, ne kemi ngritur një grup pune, në mënyrë që ky proces të kryhet në mënyrë sa më të plotë, duke marrë për bazë jo vetëm legjislacionin shqiptar të fushës, por edhe eksperiencën e shërbimit të psikologut të policive të vendeve të tjera dhe në bashkëpunim edhe me misionet policore që asistojnë Policinë e Shtetit”, tha Nano gjatë takimit.

Nano caktoi dhe detyrat për për shërbimin e psikologut në Policinë e Shtetit dhe për sektorët përkatës:

٠rishikimi i përshkrimeve të punës së funksionit të psikologut;
٠krijimi i kushteve më të mira të punës dhe të aktivitetit të shërbimit të psikologut në Policinë e Shtetit;
٠rishikimi i programeve të trajnimit për këshillimin psikologjik, si dhe
٠vendosja e një niveli më të lartë bashkëpunimi me drejtuesit dhe punonjësit e Policisë në strukturat vendore dhe qendrore.

Si ndodhi ngjarja e rëndë:

Ngjarja e rëndë ndodhi me 23 maj, ku rreth orës 21:00 të mbrëmjes në ambientet e brendshme të komisariatit, konkretisht në zyrën e instruktazhit, pak para se të merrnin turnit. Ata janë konfliktuar edhe më herët, teksa referuar dëshmisë së 25-vjeçarit, thotë se e qëlloi "pasi e tallte prej kohësh". Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun, i cili më pas humbi jetën gjatë transportimit në spital. Efektivë të tjerë ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të ndalonin 25 vjeçarin, Ludian Zaimi. 3 plumba e kanë prekur në trup efektivin Çaush Saliasi, i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Video kur kolegët transportojnë në spital kolegun e tyre Çaush Saliasi.

 

policia e shtetit gledis nano

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj