LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e 18-vjeçarit në Voskopojë, austriaku mohon ekspertizën me firmën e tij

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 qershor 2018. Personi që e pa për herë të fundit në jetë Antonion ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, 17 vjeç nga Korça. E ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregoi me detaje sesi u njoftua nga e dashura e djalit për vdekjen e të birit. Ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.

25 Mars 2025, 21:14 Nga B.Z
Vrasja e 18-vjeçarit në Voskopojë, austriaku mohon
Foto ilustruese

VOSKOPOJË - Në mënyrë të përsëritur, emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar rastin e 18-vjeçarit të ndjerë Antonio Karafili, i cili u gjet i varur në pyllin e Voskopojës. Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 qershor 2018. Personi që e pa për herë të fundit në jetë Antonion ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, 17 vjeç nga Korça. E ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregoi me detaje sesi u njoftua nga e dashura e djalit për vdekjen e të birit. Ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.

Çështja e vetëvarjes apo vrasjes së të riut Karafili, u hetua dhe u zvarrit nga shumë prokurorë. Prokurori i fundit urdhëroi një riekspertim të tretë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Edhe pas eksperimentit në terren, shumë fakte nga Mjekësia Ligjore sërish u sfumuan, duke e lënë si vetëvarje atë që ka ndodhur me të riun e ndjerë. E vetmja zgjidhje që kjo çështje të zbardhet, u pa dërgimi jashtë Shqipërisë i bërjes së akt-ekspertimit përfundimtar, i pandikuar nga Mjekësia Ligjore në Shqipëri.

Prokurorja e katërt që hetoi këtë çështje, Vasjana Postoli, e dërgoi kryerjen e një akt-ekspertimi në Austri. Procedura vonoi 2 vjet dhe në 2024-ën, konkluzionet mbërrijnë në Korçë. Rezultati i dokumentit të Prof. Dr. Christian Reiter mbi këtë ngjarje, bazuar në informacionin e dërguar nga Organi i Akuzës në Shqipëri është se 18-vjeçari Antonio Karafili është vetëvrarë, pasi nuk vërtetohet prania e një personi të tretë.

Por prindërit e Antonios së ndjerë kanë dyshime se informacioni që u është dërguar ekspertëve austriakë mund të ketë qenë qëllimisht i cunguar. Në një bisedë mes kunatës së viktimës dhe ekspertit austriak, ky i fundit deklaron se nuk e ka fare idenë e kësaj çështjeje nga Shqipëria.

Prof.Dr.Christian Reiter: Pse po më merr prapë në telefon?

Kunata e viktimës: Të lutem, se më duhen përgjigje për këtë rast!

Prof.Dr.Christian Reiter: Unë nuk kam fare të bëj me këtë gjë. Nëse mendon se unë jam personi i duhur për të folur për këtë gjë, okej.

Kunata e viktimës: Po, të lutem, a mundet të më dëgjosh? Të lutem, a mund të më dëgjosh vetëm një sekondë? Pra ty nuk të kujton asgjë Antonio Karafili? Nuk ke asnjë dijeni mbi këtë çështje?

Prof.Dr.Christian Reiter: Jo, nuk di asgjë për këtë.

Kunata e viktimës: Nuk di asgjë për këtë?

Prof.Dr.Christian Reiter: Jo!

Kunata e viktimës: Ok! Shumë faleminderit!

Një tjetër detaj ka të bëjë me mungesën e firmave dhe vulave që mungojnë në fletët e këtij akti. Firma dhe vula e mjekut janë vetëm në faqen e parë dhe të fundit të aktit./Tvklan.al

vrasja e 18-vjeçarit në voskopojë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj