2 Dhjetor 2024, 08:15
Nga N.F
Julian Gjoshi dhe Alfred Dedja
TIRANË- Një tjetër detaj është zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 50-vjeçarit, Alfred Dedja në një lokal në Ndroq. Nga detajet e reja bëhet me dije se autori 27-vjeçar, Julian Gjoshi ka hyrë në lokal dhe sapo i njohuri i tij është ngritur në këmbë t‘i jepte dorën, ai e ka qëlluar duke e lënë të pajetë në lokal.
Siç është raportuar edhe ditën e djeshme viktima dhe autori njiheshin më njëri-tjetrin. Gjoshi është kunat i Altin Hajrit ndërsa u raportua se viktima para disa vitesh kishte punuar për Hajrin. Gjithashtu ditën e djeshme u raportua se autori nuk e ka nxjerrë armën po e ka qëlluar viktimën nga xhepi disa herë. Nga të shtënat viktima u kap nga dy plumba duke e lënë të vdekur.
Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme, më 1 dhjetor rreth orës 15;30 në një lokal në Ndroq. Në fillim u raportua për të shtëna ndërsa pak minuta më pas u raportua për një viktimë. Nga të shtënat mbeti viktimë Alfred Dedja ndërsa në lidhje me vrasjen është identifikuar autori 27-vjeçar Julian Gjoshi.
Pas ngjarjes ai është arratisur me një "Benz" të zi. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pas një sherri në lokal. Autori është futur në lokal dhe është ulur përballë tavolinës së viktimës. Më pas 50-vjeçari ka shkuar të flasë me të riun por situata ka agravuar dhe ata kanë debatuar. Gjatë debatit i riu ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje. Gjoshi mësohet se është kunati i Altin Hajrit ndërsa në vitin 2021 ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. 50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe te kompleksi i Altin Hajrit në Shijak. Gjithashtu bëhet me dije se viktima ishte me precedentë penalë për vjedhje dhe trafikim i lëndëve narkotike.
vrasja e alfred dedjas julian gjoshi
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 08:17
r.ll
foto ilustruese
LEZHË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në Lezhë. Sipas informacioneve, i plagosur ka ...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 08:08
r.ll
foto ilustruese
LEZHË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Lezhë.
Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur gjatë nat...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 07:26
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës, pas ...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 07:21
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Sektori i eksporteve të tekstileve dhe veshjeve te këmbës vijon të jetë në vështirësi ...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 07:15
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të thata kryesisht në ditët e Hën&...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 07:19
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pasiguria e pronësisë për tokën dhe strehimin është në rritje globalisht, duke përfshi...
Aktualitet
1 Dhjetor 2024, 22:47
E. D
nëna e Klajdi Mukës
TIRANË- Dy kusherinjtë Flori dhe Klajdi Muka, akuzohen për vrasjen e 19-vjeçarit Grei Bihuci. Ndër...
Aktualitet
1 Dhjetor 2024, 22:46
N.F
Aurelio dhe Azbi Dervishi
TIRANË- Babai i 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e 31 marsit pasi...
Aktualitet
1 Dhjetor 2024, 22:32
E. D
foto ilustruese
ITALI- Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën duke shitur drogë. ...
Aktualitet
1 Dhjetor 2024, 22:29
N.F
Julian Gjoshi dhe Alfred Dedja
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e regjistruar pasditen e sotme në Ndroq k...