LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Eduart Reçit në Tiranë! Komshiu bën RRËFIMIN: Viktima ishte njeri konfliktual, në 5 veta në lagje me 2 kishte debate! Ka qenë njeriu më i zi në botë

Për këtë ngjarje të rëndë tashmë janë marë të pandehur dy vëllezërit Florjan dhe Shkëlqim Dukaj, (ky i fundit ish-oficer policie pranë Komisariatit Nr.2 në Tiranë), të cilët mbahen në burg si të dyshuar për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim.

7 Dhjetor 2025, 16:00 Nga Elton Qyno
Vrasja e Eduart Reçit në Tiranë! Komshiu bën
Eduart Reçi

Vrasja e Eduart Reçit në 13 nëntor 2024 në Tiranë, për policinë dhe prokurorinë e Tiranës lidhet me konfliktet që viktima ka pasur me komshinjtë e tij në lagjen ku banonte, pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Për këtë ngjarje të rëndë tashmë janë marë të pandehur dy vëllezërit Florjan dhe Shkëlqim Dukaj, (ky i fundit ish-oficer policie pranë Komisariatit Nr.2 në Tiranë), të cilët mbahen në burg si të dyshuar për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Të dy vëllezërit asnjëherë nuk e kanë pranuar akuzën e ngritur, duke pretenduar se me Eduart Reçin kanë pasur diskutime normale për një pjesë toke, por asnjëherë konflikt.

Thuajse të gjithë komshinjtë e Eduart Reçit janë marë në pyetje, mes tyre dhe polici i zonës Haziz Niçaj, të cilët kanë deklaruar se Eduart Reçi, ishte një banor lagjeje konfliktual.

Në dosjen hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno, pasqyrohen dëshmitë e komshinjve të viktimës, ku njëri prej tyre I.E, i ka pohuar policisë se:

”…në datën 13 nëntor 2024 kam qënë në lokal “NOA”, që ndodhet rreth 50 metra larg shtëpisë dhe kam qënë në shoqërinë e disa miqve të tij. Eduart Reçin, e njoh shumë mirë pasi e kam pasur komshi. Eduarti, ka qënë njeriu më i zi në botë, më konfliktual dhe më i papërshtatshëm për të jetuar në komunitet. Në çdo 5 veta në lagje, me 2 ka pasur konflikt. Me të kam debatuar shumë herë verbalisht para shumë viteve, për shkak se më vidhte tek faturat e ujit dhe e dritave të një ambienti që kam marrë me qëra për disa kohë…”.

Konfliktet e Eduart Reçit, i ka radhitur dhe bashkëshortja e tij Lindita Reçi, si dhe dy djemtë e viktimës, të cilët kanë treguar një seri konfliktesh që kryefamiljare kishte me banorët e zonës, për çështje prone, çështje qiraje dhe çështje ndërtimi.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është marrë në pyetje dhe efektivi i policisë SPZ-ja i zonës Haziz Nicaj, i cili ka deklaruar se në fillim të muajit Shtator 2024 ka marrë një mesazh nga Eduart Reçi, i cili e informonte për një takim me dy vëllezërit Florjan dhe Shkëlqim Dukaj.

SPZ-ja i zonës Haziz Nicaj ka treguar në polici se këtë informacion as nuk ja ka kërkuar Eduart Reçit dhe as e ka kuptuar pse biznesmeni ja ka çuar atij.

Përmbajtja e mesazhit të dërguar në 2 Shtator 2024, dy muaj e gjysmë para vrasjes së Eduart Reçit është e tillë si më poshtë vijon:

”…miku im për info. Me djemtë komshinj, me Shkëlqimin dhe Florjanin e kam lënë një takim nga ora 19. Te lokali i tyre, ja thashë ta lëmë diku tjetër po nuk pranuan.....Jua konfirmova se do vijë në orën dhe vendin ku doni. Ta thashë për informacion. Ti ruhemi ndonjë kurthi të pabesë, nëse do të jetë nga ata…."

Në dëshminë e tij polici Haziz Nicaj, është shprehur se, në të njëjtën ditë kur viktima i ka dërguar mesazhin, Nicaj është takuar me Eduart Reçin dhe janë sqaruar midis tyre në lidhje me mesazhin.

Vetë Eduart Reçi, i ishte shprehur në lidhje me takimin midis tij dhe vëllezërve Dukaj duke theksuar se, ai i kishte takuar vëllezërit Dukaj, kishin pirë kafe së bashku në lokalin e tyre qetësisht dhe çdo gjë kishte shkuar shumë mirë.

Ata ishin ndarë midis tyre miqësisht dhe në parim kishin rënë dakord për kufijtë e pronësisë, me qëllim bashkimin e dy parcelave tokë për ndërtimin e një pallati.

Sipas policit Haziz Nicaj, ai e kishte pyetur Eduart Reçi në lidhje me atë mesazh alarmues dhe biznesmeni i është përgjigjur se: "…mu duk e çuditshme arsyeja përse duhej të takoheshim në lokalin e tyre dhe për këtë arsye ai e kishte vënë në dijeni…".

Por, veç këtij mesazhi të dërguar Specialistit të Policisë së Zonës Haziz Nicaj, Eduart Reçi, ka dhe shumë mesazhe komunikimi me dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florjan Dukaj, të cilëve u kërkon krejt normalisht takim për diskutim të një sipërfaqe toke.

Fiks 1 muaj e gjysmë, para se Eduart Reçi të vritej në oborrin para biznesit të tij, biznesmeni në datën 2 Tetor 2024, i shkruan Shkëlqim dhe Florjan Dukaj, duke i thënë se:

”… Mirmëngjesi Shkëlqim dhe Flori! Ditë të mbarë. Kemi dakortësuar verbalisht për të koordinuar së bashku për rrugën ligjore të pronës suaj për ta përfituar ligjërisht e më pas për bashkëpunim me mua. Por deri më tani skeni platformë të saktë. E lamë para dy javësh se do të takoheshim të flasim, por nga ana juaj vë re jo impenjim, por zvarritje me justifikimin jemi në punë. (të gjithë punojmë dhe pas pune bëjmë takime për familjen). Të dashur komshinj e miq, me respektin më të madh për ju personalisht dhe për familjen. Të nderuar veprimet e juaja më pengojnë mua për kapjen e afateve ligjore, në përgatitjen përfundimtare të dosjes në institucionin përkatës për të marrë lejen e ndërtimit. Ju lutem gjeni kohën të takohemi të tre së bashku për ti diskutuar e për të ecur para. Ju pres për takim, mua më keni gati në çdo çast nga ky moment. Sinqerisht Eduarti. Nëse mund të takohemi sot ose nesër të tre meqë e lamë për një përgjigje nga ju…."/ Syri.net

vrasja e eduart reçit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj