Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vrasja e Erald Xhejos në Maliq/ Gjykata lë në burg autorin e mitur së bashku me të atin dhe xhaxhain
Bëhet me dije se gjykata ka dhënë masën arrest me burg për autorin e mitur Enedio Guri, babanë dhe xhaxhanë e tij. Ndërkohë për katër të miturit e tjerë që kanë qenë të pranishëm gjatë krimit është dhënë masa detyrim paraqitje nën mbikëqyrjen e prindërve.
17 Gusht 2025, 17:29Nga E. D
Erald Xhejo
KORÇË- Gjykata e Korçës ka dhënë masën për të arrestuarit për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo në Pirg të Maliqit. Bëhet me dije se gjykata ka dhënë masën arrest me burg për autorin e mitur Enedio Guri, babanë Edison Guri dhe xhaxhanë e tij Roland Guri.
Ndërkohë për katër të miturit e tjerë që kanë qenë të pranishëm gjatë krimit është dhënë masa detyrim paraqitje nën mbikëqyrjen e prindërve. Sakaq, gjykata la në arrest shtëpie mikun e babait të autorit që tentoi të largohej pas krimit me makinë.
Si ndodhi ngjarja
Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e 14 gushtit në ambientet e jashtme të lokalit në fshatin Pirg të Maliqit. Erald Xhejo 14 vjeç është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në një lokal. I mituri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në spital. Dy të miturit, autori Enedio Guri dhe viktima Erald Xhejo kanë qenë duke folur fillimisht e më pas kanë nisur të debatojnë, duke vijuar më tej me përdorimin e armëve të ftohta, përkatësisht thikë. Lidhur me ngjarjen janë arrestuar tetë persona mes tyre autori i ngjarjes, babai dhe xhaxhai i autorit si dhe katër të mitur dëshmitar të ngjarjes.