Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ndaj tyre rëndojnë akuzat "Vrasje me paramendim" e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi, blerja apo shitja e armëve të ftohta".
FIER- Ditën e sotme pritet të jepet masa e sigurisë për dy të rinjtë, Florian dhe Klajdi Muka të cilët akuzohen për vrasjen e Grei Bihucit. Ky i fundit gjeti vdekjen pasi u fut për t'i ndarë pas sherrit së dy të rinjve dhe shokun e tij, Olsi Serjani .
Ndërkohë Prokuroria e Fierit ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për dy të rinjtë. Ndaj tyre rëndojnë akuzat "Vrasje me paramendim" e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi, blerja apo shitja e armëve të ftohta".
NJOFTIMI:
Prokuroria e Fierit kërkon ‘Arrest në burg’ për shtetasit F.M dhe K.M për ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi, blerja apo shitja e armëve të ftohta’.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në bashkëpunim me policinë gjyqësore, bënë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 11.03.2024, në qendër të qytetit të Fierit, përballë Bar restorant “Piazza”, ku rreth orës 11.30, shtetasit F.M dhe K.M në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me një mjet të mprehtë (thikë) shtetasin G.B, ku si pasojë e plagëve humbi jetën.
Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier regjistroi në datën 11.03.2024 çështjen penale nr. 382, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi mbajtja blerja apo shitja pa leje e armëve te ftohta”, parashikuar nga nenet 78/1- 25 dhe 279/2 të K.Penal, në ngarkim të shtetasve F.M dhe K.M.
Po ashtu, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar në gjykatë caktimin e masave të sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, ndaj shtetasve F.M dhe K.M.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për një hetim të plotë dhe gjithanshëm të kësaj ngjarjeje, me qëllim hetimin e thelluar të motivit, shkaqeve apo përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje të rëndë.
foto ilustruese BOLONJË- Një rrjet i fuqishëm i trafikut të drogës është goditur në qendër të Bolonjë...
kalendari per diten e veres TIRANË- Ditën e sotme festohet Dita e Verës. Në kryeqytet janë organizuar një sërë...
foto ilustruese MAL I ZI- Një tërmet i fortë prej 5.3 ballësh të shkallës Rihter ka goditur Malin e Zi në orët e pa...
Foto ilustruese TIRANË- Shqetësimi për të punuarit së tepërmi, po sjell pasoja praktike. Duke filluar me direktivën e pu...
Foto ilustruese TIRANË- Ekonomia e Shqipërisë është e “uritur” për punonjës që kanë aftësi el...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik dhe e masave...
foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama vendosi të shpallë ditë pushimi edhe ditën e premte 15 mars, me rastin e Ditës ...
pamje nga zjarri BERAT- Traditat e Ditës së Verës me ndezjen e zjarrit, kanë shkaktuar problematika në aksin Berat-Dimal. Pë...
foto ilustruese SARANDË-Mbrëmjen e sotme në Sarandë po ekzekutohen 13 urdhër- arreste të lëshuara nga Prokuroria e ...
foto ilustruese SARANDË- Policia e Shtetit po ekzekuton disa urdhër-arreste të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës. Kryesisht m&eum...