Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një lidhje që i çoi të dy në ndarje dhe që më pas në një luftë xhelozie nga njëra anë, por edhe mërish nga ana e familjarëve të vrasësit, të cilët një vit më parë shkëputën lidhjet me të, si një shenjë refuzimi për bashkëjetesën e dy të rinjve.
ELBASAN- Ramiz Mici ka treguar për herë të parë se çfarë ka ndodhur ditën që vendosi të vriste bashkëjetuesen e tij, Jetlirën, nënë e dy fëmijëve. I dyshuari, bëhet me dije për burime të sigurta të Gazetasi.al ka rrëfyer se lidhja intime nisi me viktimën kur të dy ata ishin të martuar dhe bëhet fjalë për një histori 8-vjeçare. Një lidhje që i çoi të dy në ndarje dhe që më pas në një luftë xhelozie nga njëra anë, por edhe mërish nga ana e familjarëve të vrasësit, të cilët një vit më parë shkëputën lidhjet me të, si një shenjë refuzimi për bashkëjetesën e dy të rinjve.
““Me Jetlirën njihemi prej 8 vitesh. Jemi dashuruar dhe ndaj kemi hyrë në divorc për të jetuar bashkë. Fillimisht gjërat shkuan mirë, por më pas ajo nisi të bëhej xheloze për mua. Unë nuk i mora fëmijët e mi dhe pas një viti që u ndava me gruan, familja ime më përzuri, ndërsa ne dolëm duke kërkuar shtëpi me qira për të jetuar. Të martën e datës 26.07.2022, ne debatuam me njëri-tjetrin dhe atë ditë Jetlira me ka goditur me shpullë. Më pas, të nesërmen ka shkuar në polici për t’u ankuar ndaj meje dhe punonjësit e policisë më kanë shoqëruar. Nga ajo ditë ne nuk qëndruam më bashkë, unë qëndrova në katin e dytë dhe ajo në të parin të të njëjtës ndërtesë. Në datën 29 korrik isha në shtëpi dhe pa punë dhe në mëngjes mora vesh nga postieri se Jetlira kishte kërkuar urdhër- mbrojtjeje ndaj meje dhe më pas më njoftoi një punonjës policie për datën e gjyqit. Më vonë, orën nuk e mbaj mend, pa asnjë lloj arsyeje kam marrë një thikë në dorë nga shtëpia dhe kam shkuar në katin e parë, ku banonte Jetlira dhe pasi kam hapur derën e katit të parë, hyra brenda. Jetlira ka dëgjuar zhurmat dhe ka ndezur dritën. Në atë moment, pa thënë asnjë fjalë, e kam goditur Jetlirën me thikë 2-3 herë, nuk e mbaj mend mirë, më pas jam larguar,”-tregoi ai.
Pasi qëndroi i fshehur dy ditët e fundit në një ullishte, derisa vendosi të afrohet pranë urës së Zaranikës, ku dhe e konstatoi policia. Në dosje përshkruhet për Gazetasi.al, se gruaja mbante veshur një bluzë pa mëngë me ngjyrë të zezë dhe me mbishkrimin “LOVE” dhe pantallona të shkurtra me ngjyrë si të bardhë. Ndërsa pranë trupit të saj u gjet një kuletë dhe 2 copë fletë-thirrje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Nëna e dy fëmijëve, të moshës 37 vjeç, u qëllua në gjoks dhe në kokë me armë të ftohtë nga Ramiz Mici, i cili sapo kreu krimin, u largua, duke lënë gjithçka në vend, përfshi edhe kuletën “Hugo Boss” dhe paratë që gjendeshin në të, si dhe telefonin. Sipas dosjes që disponon Gazetasi.al, babai i Jetlirës kujton për policinë se e bija ishte ndarë dy vite më parë nga bashkëshorti i parë dhe vendosi të bashkëjetojë me Ramizin.
Në këto debate, sipas policisë, gruaja nga martesa e parë ka marrë dy fëmijët e Ramizit, për këtë arsye dhe Ramizi ka shkuar ne Greqi. Policia thotë se kur bashkëjetuesi u kthye nga Greqia, ata u pajtuan sërish dhe nisën bashkëjetesën deri ditën kur u grindën sërish dhe gruaja kërkoi ndihmën e policisë. Derisa i mori jetën mëngjesit të të shtunës.
Foto ilustruese TIRANË- Një 37-vjeçar që jeton në zonën e Kamzës bëhet me dije se theu arrestin shtëpia...
Magazina DURRËS- Një magazinë e një karburanti është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Durrë...
Matteo Costacurta dhe Elvis Demçes ITALI- Pesë persona janë arrestuar në Romë, përfshirë dhe Matteo Costacurta, t&eum...
Momenti i arrestimit TIRANË- Forcat 'Shqiponja' kanë arrestuar një 33-vjeçar në kryeqytet pasi lëvizte me armë në...
Ramis Mici TIRANË- Ramis Mici, i cili u arrestua një ditë më parë pasi qëlloi për vdekje me thikë ba...
Policia TIRANË-Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte në kërkim për veprën penale 'ngacmim sek...
Alban Meneri TIRANË- Alban Meneri, vrau fqinjin e tij për shkak të debatit që ai po kryente me një grua poshtë pallatit p&eum...
Policia Tirane TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Policia informon se në pranga ka përfunduar nj&e...
Vladimir Beqiraj GREQI- Detaje tronditëse nga krimi brutal në Zakynthos ku viktimë mbeti 56-vjeçarja nga Shqipëria, e cila u the...
Remal Rada TIRANË- Gjykata e Lezhës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të marrë kampionet e ADN-së së ...