6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ndërsa avokati i tij ka kërkuar ndryshimin e veprës penale për autorin Mario Prelleshajn, nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psiqike”.
TIRANË- Gjykata e Tiranës do të shpallë vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit dhe plagosjes së bashkëmoshatarit të tij, javën e ardhshme më 9 dhjetor. Në seancën e kaluar, Prokuroria kërkoi 25 vite burg për autorin. Ndërsa avokati i tij ka kërkuar ndryshimin e veprës penale për autorin Mario Prelleshajn, nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psiqike”.
Ndonëse organi i akuzës ka kërkuar 25 vite burg, neni 97 i kodit penal për të miturit, parashikon se autorit nuk mund t'i jepet më shumë se gjysma e dënimit. Pra në rastin konkret, nëse pranohet kërkesa e Prokurorisë, autori nuk mund të dënohet me më shumë se 12 vite burg.
Vrasja e Martin Canit
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat.
Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart.
Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera./ Dosja.al
Foto ilustruse GJIROKASTËR- Policia ka nisur hetimin për një 54-vjeçar, banues në Elbasan. Ai u ndalua nga policia n&e...
pamje nga vendngjarja VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se nj&...
Xhemal Lici, Nuredin Dumani TIRANË- Xhemal Lici, kambisti që u grabit nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ndodhet ...
Ervis Berberi TIRANË- Seanca paraprake po mbahet për ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi dhe bashkëpunëtorëve te tij. Bëhet me d...
Mondi Mëhalla ELBASAN- Është caktuar data për dhënien e masës për të arrestuarit, si autor të dyshuar t&e...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një bombol ga...
pamje nga vendngjarja RINAS- Një 36-vjeçar është proceduar penalisht, pasi tentoi të hynte në Republikën e Shqip&...
Aurel Zarkaka TIRANË- Ish-kryeprokurori, Aurel Zarkaka ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Ky veprim vjen men...
foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me sherrin e ndodhur para ndeshjes Iliria – Sk&eum...
Prokuroria e Vlorës VLORË- Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 4 milionë euro pasuri, prona, apartamente, troje e biznese t&e...