Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Protesta e radhës është caktuar të martën e 3 dhjetorit, ku aktivistët, prindërit dhe qytetarët njoftojnë marshimin nga shkolla "Fan Noli" drejt Ministrisë së Arsimit, në orën 18:00.
TIRANA- Aktivistë dhe qytetarë kanë parlajmëruar protestën e radhës për vrasjen e nxënësit të shkollës 9-vjeçare "Fan Noli", Martin Cani. Protesta e radhës është caktuar të martën e 3 dhjetorit, ku aktivistët, prindërit dhe qytetarët njoftojnë marshimin nga shkolla "Fan Noli" drejt Ministrisë së Arsimit, në orën 18:00.
Kjo do të jetë protesta e tretë që organizohet nga shoqëria civile që nga dita e vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, ku u plagos ky i fundit së bashku me shokun e të ndjerit.
Gjatë dy protestave të kaluara, prindërit dhe shoqëria civile kanë kërkuar siguri në shkolla për fëmijët dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Çfarë dihet deri tani për vrasjen e Martin Canit?
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli.
I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat. Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.
Bazuar në imazhe, autori ndodhej në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë (persona të tjerë) marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.
Protesta TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur ditën e sotme për të lënë masën "arrest në shtëpi" pë...
Droga VAU I DEJES- Autoritetet kanë zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimit të bimëve narkotike me an...
Pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dalë ditën e sotme me një njoftim përmes një postimi në "Fac...
Foto ilustruese SPANJË- Një shqiptar është plagosur në Castelldefels të Barcelonës. Shqiptari i plagosur mëso...
Nikolin Nika ITALI- Autori i vrasjes së shqiptarit, Nikolin Nika ka dalë para gjykatës në Itali. Albert Habipaj mësohet se &e...
Foto nga vendi i ngjarjes KURBIN- Një pjesë e territorit të vendit është përfshirë nga reshje shiu që në ...
Ndërtesa e Komunës së Zveçanit KOSOVA- Ndërtesa e Komunës së Zveçanit në veri të Kosovës ës...
Monumenti Nëna Shqipëri SHQIPËRI- Shqipëria përkujton sot 80-vjetorin e Çlirimit nga forcat fashiste italiane e gjerma...
Foto ilustruese KOSOVA- Kosova nisi së voni ndërtimin e disa nënstacioneve policore në veriun e banuar me shumicë serbe. Instituci...
Foto ilustruese TIRANË- Për ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferik...