LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Martin Markut, polici zbulon se motori i makinës “Jeep” erdhi nga Kosova: E ka sjellë një laçjan, por më pas e shiti

Futjen e tij e ka bërë një person nga qyteti i Laçit, i cili më pas ka treguar se këtë motor e ka shitur tek persona të tjerë, të cilët nuk është në gjëndje ti kujtojë.

20 Tetor 2023, 17:28 Nga Elton Qyno
Vrasja e Martin Markut, polici zbulon se motori i makinës
Martin Bardhi

RRËSHEN- Hetimet për vrasja e 60-vjeçarit Martin Marku alias Bardhi në Rrëshen, kanë sjellë zbulimin e detajeve të reja, po ende policia është larg identifikimit të autorëve që kanë marë pjesë në këtë vrasje të ndodhur në 26 shtator 2023. Krimi i rëndë që i mori jetën 1 personi dhe plagosi tre të tjerë, ndodhi para komisariatit të Rrëshenit.

“Ora News” ka mësuar se hetimi i kësaj çështje ka zbuluar numrin serial të motorit, në makinën tip “Jeep” që u gjend e djegur në fshatin Gëziq. Përmes këtij numri, policia ka zbuluar motori i makinës ka hyrë në Shqipëri nga Kosova.

Futjen e tij e ka bërë një person nga qyteti i Laçit, i cili më pas ka treguar se këtë motor e ka shitur tek persona të tjerë, të cilët nuk është në gjëndje ti kujtojë. Sipas burimeve të policisë, makina e përdorur në vrasje është vënë në lëvizje duke bashkuar disa pjesë mekanike.

Një ndër këto pjesë ka qënë dhe motori, i futur në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës. Identifikimi i personit që ka sjellë motorin, nuk ka ndihmuar në zbulimin e autorëve të krimit.

Kjo pasi gjatë marjes në pyetje, personi nga Laçi ka pranuar se ishte ai që e ka sjellë motorin në Laç, por më pas këtë motor e kishte shitur tek persona që nuk i kujtonte. Sipas policisë motori më tej është montuar tek makina tip “Jeep”, duke e kthyer atë në një mjet pune. Aktualisht hetimet ndaj këtij rasti vijojnë të jenë mjaft aktive, ndërsa shumë persona janë marë në pyetje.

Përmes pamjeve filmike policia ka zbuluar siluetën e lëvizjes së makinës “Jeep”, e cila lëviz në zonën e Rrëshenit dhe pasi kryejnë vrasjen largohen me shpejtësi. Deri në këtë fazë, policia beson se vrasja lidhet me konfliktin që familja e Bardhit ka me anëtarë të fisit Reçi në Rrëshen.

Gjashtë muaj para se të vritej, 58-vjeçari Martin Marku alias Bardhi, u arrestua nga policia si person i dyshuar që ka qëlluar më armë ndaj Saimir Reçit. Ndërsa për këtë krim vijon të jetë në kërkim, djali i Martinit, shtetasi Enrik Bardhi.

58-vjeçari ka pretenduar se nuk kishte lidhje me sulmin me armë ndaj Saimir Reçit, ndodhur në 26 mars 2023, duke paraqitur në gjykatë pamje filmike se mdodhej në një vend tjetër.

Nisur nga ko situatë në muajin Korrik 2023 gjykata e Lezhës, ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”. Bardhi kishte vetëm 2 muaj që gëzonte lirinë, ndërsa në muajin shtator kishte filluar të dilte lirshëm në qytetin e Rrëshenit. Prezenca e tij në qytet kishte vënë në lëvizje anëtarët e fisit Reçi në Rrëshen, të cilët ditën e djeshme organizuan vrasjen e Bardhit në mes të qytetit dhe plagosjen e tre prrsonave të tjerë.

Marrë nga Ora News

elton qyno martin marku martin bardhi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje