Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në seancën e sotme, është pranuar kërkesa e të pandehurit për kryerjen e një ekspertimi kriminalistik të vendngjarjes nga ekspertë të fushës.
TIRANË-Gjykata e Apelit ka vendosur rihapjen pjesërisht të procesit gjyqësor ndaj Arbër Paplekajt i cili është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill të vitit 2021.
Në seancën e sotme, është pranuar kërkesa e të pandehurit për kryerjen e një ekspertimi kriminalistik të vendngjarjes nga ekspertë të fushës.
Gjithashtu gjykata e Apelit ka vendosur që para se të dalë me një përfundim lidhur me ankimimin e bërë nga Paplekaj kundër dënimit me 22 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, të marrë informacion lidhur me 2 persona të cilët akuzohen për dëshmi të rreme në seancën gjyqësore të zhvilluar ndaj të akuzuarit.
Po ashtu, pjesë e rihapjes së procesit gjyqësor është edhe marrja e informacionit për pezullimin e hetimeve ndaj personave që kanë qëlluar me armë zjarri në vendngjarje.
“Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Marsela Pepi, anëtarë z. Fatri Islamaj dhe znj. Edlira Petri, pasi dëgjoi ankuesit mbi shkaqet e ankimeve të paraqitura, si dhe prokurorin e apelit Z. Genti Xholi, me vendimin e ndërmjetëm, vendosi:
Të përsërisë pjesërisht shqyrtimin gjyqësor me qëllim marrjen e provave si më poshtë:
-Kryerjen e një ekspertimi kriminalistik nga ekspertë të fushës, duke pranuar kështu kërkesën e të pandehurit A.P.
-Të marrë informacion në lidhje me dy shtetasit, të cilët akuzohen për “Dëshmi të rreme”, kryer në gjykimin e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
-Të merret informacion mbi vijimin e procedimit penal të pezulluar për personat, që kanë qëlluar me armë zjarri në vendngjarje”, thuhet në njoftim.
Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 18.03.2024, ora 13.30.
Grafiku SHQIPËRI- Denoncimet për ngacmimet seksuale në vendin e punës në Shqipëri janë të ulëta, edhe pse feno...
Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë KUÇOVË- Hapja e bazës ajrore të NATO-s ditën e sotme në Kuçovë ...
Balazs Revesz Të enjten, datë 29 shkurt, gjatë Asamblesë Vjetore, Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA...
Burgu i Drenovës KORÇË- Një i burgosur ka tentuar që ti vërë flakën qelisë së tij në burgun e Dren...
Pamje nga vendngjarja LUSHNJË- Një dëshmi tjetër ka dalë në dritë nga përgjegjësi i sektorit të Inspektor...
Pamje nga vendngjarja LUSHNJË- Një person i cili ishte dëshmitar në vendin ku ndodhi shpërthjimi në Lushnjë, ka thë...
Pamje nga vendngjarja LUSHNJË- Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Lushnj...
Foto ilustruese BERAT-Një zjarr ka rënë në një banesë në Berat. Në banesën në pronësi të shtet...
Irena Gjoka TIRANË- Ky është formulari i vetëdeklarimit të gjyqtares Irena Gjoka e cila ditën e sotme është sulmuar...
TIRANË-"Sulme të përsëritura për të ulur besimin ndaj gjyqtarëve"/ KLGJ reagon për Irenga Gjokën: Cënim i r&...