Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas informacioneve të BILD , të dy personat, vrasësi Ferhat K. dhe shqiptari Ardit B., bashkëpunonin së bashku në pazare droge.
GJERMANI- Drejtësia gjermane ka nisur një gjyq ndaj një shqiptari dhe një turku, të cilët akuzohen për krime të ndryshme, por dyshohet se kanë lidhje me njëri-tjetrin vrasjen e shqiptarit, Reols Hysneli.
Shqiptari i identifikuar si Ardit B, ka bashkëpunuar me turkun Ferhat K, i dyshuar për vrasjen e një tjetër shqiptari, krim i ndodhur në nëntor 2023 pas mosmarrëveshjeve në trafikun e drogës. Më konkretisht turku Ferhat K dyshohet si i përfshirë në vrasjen e 27-vjeçarit nga Burreli, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli.
Sipas medias gjermane, BILD, tre persona, të gjithë shqiptarë, më 25 prill 2023 janë takuar mes tyre në një rosticeri në Reeperbahn të Hamburgut. Tre burrat ishin Albano H. (33 vjeç), Ardit B. (30 vjeç) dhe Klenton S. (32 vjeç), që dyshohet se krahas punës në kantiere të ndryshme janë të përfshirë edhe me trafik droge.
Pikërisht në rostiçerinë ku janë takuar, ka pasur një debat mes Klenton S. dhe Ardit B. Situata përshkallëzohet kur Ardit. B nxjerr një armë dhe qëllon dy herë kundërshtarin e tij pa paralajmërim. Ai godet 32-vjeçarin në stomak dhe në pjesën e këmbës. Por kjo nuk mjaftoi, pasi në sherr përfshihet edhe Albano H, i cili godet viktimën me shkelma, teksa ai ndodhej i shtrirë në tokë, me dy plagë me armë zjarri.
Shërbimet e urgjencës dërguan në spital 32-vjeçarin me lëndime të rrezikshme për jetën. Në këtë pikë, Ardit B. ishte zhdukur prej kohësh në Belgjikë me një Audi të errët nëpërmjet Büdelsdorf ( Schlesëig-Holstein ).
Sipas dosjeve të hetuesve të vrasjes në Itzehoe, ai ka një ndihmës arratisjeje –dhe ai nuk është i panjohur. Ai është Ferhat K. (30 vjeç), i cili me të paktën një bashkëpunëtor qëlloi një burrë në një mosmarrëveshje për pazaret e drogës në nëntor 2023 dhe e hodhi trupin e tij pranë “Holsten Therme” në Kaltenkirchen (Schlesëig-Holstein). Që atëherë, ka pasur një kërkim ndërkombëtar për turkun. Sipas informacioneve të BILD , të dy personat, vrasësi Ferhat K. dhe shqiptari Ardit B., bashkëpunonin së bashku në pazare droge.
Ndërsa Ferhat K. është ende në arrati, në Belgjikë u kap miku i tij Ardit B.. Kur hetuesit zbuluan vendndodhjen e tij, ka pasur një shkëmbim zjarri mes policisë dhe 32-vjeçarit. Por efektivët arrijnë të arrestojnë shqiptarin dhe ta ekstradojnë në Gjermani. Ardit B. akuzohet për tentativë vrasjeje. Në gjykatë, i pandehuri i cili tashmë është deportuar tre herë në Shqipëri ka mohuar krimin.
zjarri SHKODËR- Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e djeshme një treg rrobash të përdorura në Shkodër...
VLORË - Një aksident është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rrethrrotullimin q&eum...
foto ilustruese TIRANË- Efikasiteti dhe efektiviteti i autoriteteve vendore është i kufizuar, me pasoja negative tek ofrimi i shërbimev...
foto ilustruese TIRANË- Kompetencat dhe territoret e bashkive janë zgjeruar dukshëm pas reformës territorialë të vitit 2015 d...
foto ilustruese TIRANË- Pushteti vendor, duke qenë më afër komunitetit, është ofruesi më i madh i shërbimeve social...
foto ilustruese TIRANË- Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atm...
Foto ilustruese DURRË- Një ngjarje ka ndodhur në Durrës, ku një 35 -vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë n&eu...
pamje SHKODËR- Vijojnë ende aktive flakët në tregun e rrobave të përdorura. Forcat zjarfikëse po punojnë për ...
pamje nga vendngjarja SHKODË- Një zjarri masiv përfshiu tregun e rrobave të përdorura gjatë pasdites së sotme në la...
zjarri SHKODËR- Forcat e shumta të zjarrfikësve po punojnë të vënë nën kontroll zjarrin në tregun e rrobave n&...