Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
Vrasja e rumunes në Kretë, ky është shqiptari që ekzekutoi gruan nën efektin e alkoolit (FOTO)
Vrasja u regjistrua në Kaminias në Heraklion të Kretës. Ndërkohë është ndarë edhe fotoja e autorit të vrasjes.
16 Shkurt 2024, 09:58Nga N.F
Gentian Mino
All - Paragraf - 1
GREQI- 39-vjeçari shqiptar, Gentian Mino është vënë në pranga nga autoritet greke pasi ka vrarë ditën e sotme gruan e tij, Jana Bajan. Vrasja u regjistrua në Kaminias në Heraklion të Kretës. Ndërkohë është ndarë edhe fotoja e autorit të vrasjes.
Mino dyshohet se ka qenë i dehur kur ka qëlluar dhe vrarë partneren e tij rumune. Sipas mediave greke ai rezulton i njohur për autoritetet pasi merrej me drogë. Pas aktit të tij ka qenë ai që ka telefonuar policinë ku më pas është bërë ëdhe arrestimin dhe ka pranuar krimin.
Sipas informacioneve të cretapost, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 7 të mëngjesit kur 39-vjeçari pasi kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli ka nisur të debatojë fort me 28-vjeçaren. Sherri ka shpërthyer me 38-vjeçaren që nuk ka ngurruar të marrë armën që kishte dhe ta qëllojë në kokë, duke e vrarë.
Sapo ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në shtëpi kanë konstatuar se gruaja fatkeqe tashmë kishte dhënë frymën e fundit. Policia e mbërritur në shtëpi ka parë 28-vjeçaren e shtrirë të pajetë në tokë dhe mbi të 39-vjeçarin. Ai nuk ka bërë asnjë rezistencë por është dorëzuar.