12 Janar 2024, 10:08
Nga N.F
Ornela Morgan dhe familja e saj
SHBA- Nëna shqiptare, Ornela Morgan dhe dy djemtë e saj do të përcillen për në banesën e fundit ditën e sotme në Massachusetts. Ata u vranë nga rreshteri amerikan, Watson Morgani i cili ishte babai dhe bashkëshorti i viktimave. Pas ngjarjes së rëndë reshteti i dha fund edhe jetës së tij.
43-vjeçarja shqiptare dhe djemtë Gabriel, 12 vjeç, dhe Liam, 10 vjeç u gjetën të qëlluar me armë në fillim të 30 dhjetorit në shtëpinë e tyre në New City. Rreshteri më pas u gjet i vdekur pasi kishte qëlluar veten me armë në kokë.
Policia e Clarkstown kishte shkuar në shtëpine e viktimave për një kontroll pasi Watson Morgan nuk u paraqit në punë dhe nuk përgjigjej në celular. Policia ka thënë se ata besojnë se Watson Morgan vrau familjen e tij dhe pastaj veten.
Ndërkohë sot do të mbahet ceremonia përkujtimore për nënën dhe djemtë në Worcester, Mass, në Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Marisë, 535 Salisbury St.
Ornela Rora kishte lindur në Korçë dhe në moshën 17-vjeçare udhëtoi për në SHBA dhe jetoi me tezen në Massachusetts, ndërsa ndoqi shkollën e mesme. Ajo vazhdoi të studionte dhe mori një diplomë bachelor nga Kolegji Shtetëror i Salem dhe më pas një master shkencash në arsimin me nevoja të veçanta nga Kolegji Shtetëror i Salem dhe një diplomë e dytë master nga Instituti i Teknologjisë në Nju Jork. Pas studimeve dhe gjetjes së punës si mësuesë ajo u lidh dhe u martua me reshterin ndërsa deri nëmomentin e ngjarjes dukeshin nje familje e lumtur.
ornela morgan shqiptare vrasje shba
Aktualitet
12 Janar 2024, 10:12
I.A
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet pwr Rezart Taçin dhe grupin e tij, tw cilwt akuzohen pwr pastrim parash. ...
Aktualitet
12 Janar 2024, 10:08
I.A
Policia
FIER- Një 44-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Fier, për arëmbajtje pa leje. Mësohet se n...
Aktualitet
12 Janar 2024, 10:04
N.F
Malësia e Kurbinit
KURBIN- Banorët e 7 fshatrave të Malësisë së Kurbinit janë ngritur në protestë pasi pr...
Aktualitet
12 Janar 2024, 09:18
N.F
Policia spanjolle
SPANJË- Pas arrestimit të dy shqiptarëve dhe tre britanikëve në Benicassim dhe Denia autoritet spanjol...
Aktualitet
12 Janar 2024, 09:18
N.F
Droga e fshehur
ITALI- Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e autoriteteve italiane pas kontrolleve të kryera në banes...
Aktualitet
12 Janar 2024, 09:03
I.A
Gezim Sinomati
VLORË- Policia e Vlorës ka lënë të lirë 15 personat që ndaluan ditën e djeshme pasi dyshimeve ...
Aktualitet
12 Janar 2024, 08:44
I.A
Kulla me Kube
TIRANË- Arkitektja Alda Hoxhallari ka komentuar projektin e ri për kullën me kube që pritet të ndërtohet n...
Aktualitet
12 Janar 2024, 07:29
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervale...
Aktualitet
11 Janar 2024, 22:58
h.k
Foto ilustruese
KORÇË-Në 5 Prill 2022 emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ishte në Korçë në is...
Aktualitet
11 Janar 2024, 22:41
h.k
Foto ilustruese
SARANDË-Emisioni “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Sarandës, ku ka investiguar sesi familja e drejtoresh...