LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrau me sëpatë qenin e tij dhe e hodhi në kanal, Piranjat takojnë 83-vjeçarin: E vrava se më hëngri pulat

Sipas mjekëve dhe asistentëve të spitalit, Xhina është e qetë dhe paqësore, pavarësisht traumës që ka kaluar.

7 Shkurt 2025, 22:37 Nga N.F
Vrau me sëpatë qenin e tij dhe e hodhi në kanal, Piranjat
Fatmir Hoxha

DIVAJKË- Një video shokuese, e një qeni të gjakosur dhe në gjendje dukshëm të rënduar, na erdhi pak ditë më parë në redaksi, pasi ishte shpërndarë në faqe dhe grupe animalistësh. Pamjet e rënda, fillimisht ishin publikuar nga një banore e fshatit Mizë në Divjakë, e cila pasi e kishte gjetur qenushen Xhina në një kanal, kishte njoftuar shoqatat e animalistëve të cilat u vunë menjëherë në lëvizje, duke kontakuar Spitalin Vet në Tiranë.

Nisur nga kjo gjendje e rëndë e qenushes, nga spitali u nis menjëherë një ambulancë, që e transportoi atë drejt Tiranës. Sipas mjekëve dhe asistentëve të spitalit, Xhina është e qetë dhe paqësore, pavarësisht traumës që ka kaluar. Por çfarë mizorie mund t’i ketë shkaktuar gjithë këto çarje në kokën e Xhinës? Një qenushe që në pamje të parë, duket goxha e shëndetshhme dhe e mbajtur mirë, si mundet të jetë gjendur në këtë situatë?

Shumë urrejtje ndaj një krijese të pambrojtur, e cila do të vdiste me siguri nëse nuk do të ndërhyhej në kohë... Xhina po qëndron sëbashku me miq të tjerë në këtë klinikë, e cila tashmë për të është kthyer në shtëpinë e saj.

Po kush mund të jetë personi që ka shfryrë gjithë urrejtjen e tij ndaj kësaj qenusheje kaq të qetë... Në fakt një ide na është krijuar kjo edhe falë ndihmës së komentuesve në rrjetet sociale. Sipas asaj që lexojmë, dhunuesi i Xhinës quhet Fatmir Hoxha... dhe ne udhëtojmë drejt Divjakës për ta gjetur.

Më në fund dikush e njeh autorin, shtëpia e të cilit është aty pranë. Sapo afrohemi përballemi menjëherë me dhunuesin, i cili për çudinë tonë na shfaqet tepër i qetë dhe paqësor. Ky 83 vjeçar e pranon pa iu dridhur qerpiku, madje me krenari krimin e kryer. Për të rëndësi ka që ka shpëtuar pulat duke vrarë qenin.

Mënyra se si ky i moshuar e tregon ngjarjen është vërtetë revoltuese. Duket se mosha e thyer e ka shpëtuar dhunuesin nga arresti me burg, por kjo nuk do të thotë se përballja e tij me ligjin do të mbyllet me kaq, përderisa ndaj tij është hapur një proçes për keqtrajtim të kafshëve.

Pra nëse nuk do ta masakronte me sopatë, mund ta helmonte. Gjithsesi mendje ndarë për ta vrarë qenin e tij. 83 vjeçari vijon të shfaqet i qetë dhe tepër i vendosur, madje me një farë krenarie për një akt prej burracaku që ka kryer.

Por në fakt edhe frikë duhet patur sepse sipas nenit 76 Veprime që bien ndesh me mirëqenien e kafshëve në ligjin Nr.10 465, datë 29.9.2011 PËR SHËRBIMIN VETERINAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË thuhet:

Për mbrojtjen e mirëqenies së kafshëve ndalohet kryerja e veprimeve të mëposhtme: a) shkaktimi i torturës, dhunës fizike dhe verbale, sjelljes çnjerëzore, frikës, dëmtimit, dhimbjes, vuajtjes, shqetësimit ose ankthit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ky person është duke mbajtur në shtëpi njërin nga këlyshet e Xhinës, një qenushe vetëm 2 muajshe. I moshuari refuzon të na japë të voglen e Xhinës të cilën e mban brënda oborrit të banesës, por ndoshta autoritetet duhet të ndërhyjnë, dhe ta largojnë sa më parë nga duart e këtij dhunuesi.

Ndërsa jemi në diskutim e sipër pranë nesh afrohet bashkëshortja e zotërisë e cila është në dijeni të këtij veprimi kriminal. Të dy bashkëshortët mundohen gjithë kohës ta minimizojnë atë çfarë ka ndodhur. Madje me një natyrshmëri që na lë pa fjalë.

Dhuna ndaj kafshëve, keqtrajtimi i tyre me metoda nga më barbaret, është një fenomen i vazhdueshëm në një shoqëri gjithnjë e më të agresive, siç është kjo e jona. Shpesh jemi hasur me denoncime të ndryshme ku individë në moshë relativisht të re, kanë masakruar kafshët e shoqërimit, qen e mace... Shpesh herë duke i publikuar në rrjetet sociale... madje me një farë krenarie.

Por për herë të parë u përballëm me një person në etapën e fundit të jetës, i cili nuk ka njohur aspak mëshirë ndaj një krijese të cilën e ka rritur me duart e tij. Tashmë Xhina është në fazë rikuperimi, larg duarve kriminale të padronit, por e vogla e saj, ndodhet ende atje, me rrezikun konstant, që sapo të bëjë ndonjë prapësi, të qëllohet me sopatë në kokë, njëlloj si nëna.

Masakra ndaj Xhinës duket se paska patur edhe një tjetër arsye. E vogla e saj ishte rritur mjaftueshëm sa për tu ushqyer vetë. Pra një nënë e panevojshme? Ndoshta këtu na i tha të gjitha... Por ndërsa njerëzit kanë zgjedhur vetë të jetojnë pranë këtij personi, kafshët ndoshta duhen shpëtuar një minutë e më parë nga ai. A do t’i gjejmë një shtëpi të re Xhinës tonë bukuroshe, ku të gjejë dashurinë dhe përkujdesjen e munguar? Na shkruani në rrjetet tona sociale./ Piranjat

fatmir hoxha

Sondazh

Poll

Rama i drejtohet Llatjas: Mos i bëj presion me sy, duhet ta kishe bërë atë

Rama i drejtohet Llatjas: Mos i bëj presion me sy, duhet ta kishe bërë atë

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne

Rama: Nuk kam ofenduar asnjë burrë dibran, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje

"Beteja politike është dyluftim me mjete paqësore",Rama:Politika bëhet me fjalë dhe me gjuhën shpatë

Rama: Fushata jonë e ka një çështje thelbësore, anëtarësimin në BE

"Nuk pyetën këta për fëmijët kur më nxorën mua lakuriq",Rama:Ilir Vrenozi,lideri i vërtetë i kënetës

Rama: Këta që thonë se fushata e PS është tallava janë përbuzës të kulturës shqiptare

"Flitet për gjuhën time", Rama: Ka vetëm një gjë që thashë gabim dhe kam kërkuar ndjesë!

Ezani i ndërpret fjalën/ Rama ndalon: Ta respektojmë!

"Vetëm me gratë po e mund Rama kënetën"/ Kryeministri nga Berati: Kaq sa jeni ju këtu

Rama nga Poliçani:Thonë "e ka gjysmën e qeverisë në qeli"! Ju kujtohet kur ju thoja ma jepni timonin

Rama: Do të krijohet një unazë që do të sjell më tepër investime dhe turizëm

Rama ironizon partitë e reja: Këta më kujtojnë Suden, Xhaferrin dhe Vehbiun!

"Ilir Vrenozi lideri i vërtet i PD-së"/ Rama: E ekzaltoi gjithë sallën kur përmendi erotizmin tim

Rama nga Skrapari: Dera e BE-së nuk hapet kollaj

"Altin Dumani nuk erdhi dje nga materniteti!" Rama në Skrapar: Ju këtu jeni specialistë për politikë

Rama nga Skrapari: Reformën në drejtësi e donim dhe e sollëm ne...

"Të thajmë kënetën që është bërë një pengesë!" Rama në Skrapar:Më 11 maj të shtyjmë Shqipërinë në BE

Rama në Skrapar: Shiu, oguri i bereqetit për mandatin e katërt

Berisha: Siguria në shkolla prioritet, orari në shkolla do të jetë 8 orë, që fëmijët të ushqehen

Berisha: Ne do e ndryshojmë atë dhe reformën territoriale

Berisha: Ju garantoj se situata që ekziston në Spitalin Onkologjik do të marrë fund me urgjencë

Berisha për studentët: Do hiqet mesatarja, do vendoset bursa 200 euro dhe do përgjysmohet

Berisha: Barra fiskale mbi çmimin e naftës do jetë njësoj si në Kosovë

Berisha premton reformë: Arben Rakipi është një mafioz që përdor Shkollën e Magjistraturës

Berisha: Sistemi i ri fiskal mbi ndërtimet do të reflektohet edhe në uljen e çmimeve të qirave

Berisha: Diaspora do përcaktojë ndryshimin e madh, po ndjekim me shqetësim, problemet e raportuara

Berisha: Amnistia ndaj gjobave absurde të gjobëvënësve do jetë një nga aktet më të para të qeverisë

Berisha: Kabineti ynë do jetë një kabinet me përfaqësim mbarëkombëtar të shqiptarëve në Shqipëri

Berisha: Do japim 30 mijë euro grant dhe do ulim të paktën 10 herë taksat mbi sipërfaqen e ndërtimit

Berisha: Fëmijët autik përjashtohen nga detyrimi për tu paraqitur çdo vit në KEMP

Berisha: Çdo punonjës i administratës do konsiderohet një shërbëtor i çmuar i shtetit

" Edi Rama refuzon të përballet në debat"/ Berisha: Në 11 maj censura merr përgjigjen përfundimtare

Berisha: Ta injorojmë narrativën e Edi Ramës, ai flet si Nuredin Dumani!

Dhurata Çupi: PD e vetmja forcë politike me një program për të gjitha moshat dhe target grupet!

Berisha: Do falim çdo gjobë dhe kamatë të vendosur që nga viti 1992 deri më 11 maj!

Berisha me gratë: Mediat po e censurojnë opozitën, katër TVSH-të janë njësoj!

Rama u tregon rekordet personale fermerëve në Berat: Jam piktori më i mirë mes kryeministrave

Rama replika me fermerin në Berat: Demokratët ndahen në dy kategori

Rama në Berat: Të bëhesh pjesë e BE, është si të vendosësh mushkëri të reja

Rama: Merrni kredi me 70 për qind kolateral të garantuar nga shteti

Benet Beci është i pandehur/Tom Doshi:Si mund të drejtojë fushatën një njeri që ka vjedhur qytetarët

Berisha thirrje nëpunësve të shtetit: Në takime shkoni se ju heqin nga puna, por votën mos ia jepni

Berisha: Një familje e fortë është themeli i të gjitha arritjeve tona, është kushti i mirëqenies

'Që ta çojmë tek 5-sa do votojmë 1-shin'/ Vrenozi: Më 11 maj Shqipëria përsëri do të buzëqesh!

Rama i përgjigjet biznesmenit në Përmet: Hajde bujrum, bëje ti! Unë po bëj sa mundem

Rama me bizneset e turizmit: Kush pranon paqen nuk ka kontrolle nga inspektorët!

“Thonë se kam mbaruar, s'kam çfarë them!" Rama: Pasaporta europiane është kapërcim historik

“Gjysma e burrave çyrykë!” Rama: Bëjnë moral dhe habiten pse po shkojmë në drejtimin e duhur!

Rama: Në hetim apo të dënuar kemi ato të mandatit të parë, nuk kemi asnjë të burgosur nga qeveria