LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrau një polic në vitin ’97 me automatikun e shërbimit, Apeli lë në burg ish-punonjësin e SHIK-ut

Në njoftimin për shtyp thuhet se në datë 10.02.1997 punonjësi i SHIK-ut, ka qenë duke udhëtuar për arsye pune, në segmentin Tiranë-Fushë-Krujë, me kamion tip Benz si pasagjer dhe makina po drejtohej nga një tjetër punonjës i SHIK.

8 Mars 2024, 15:26 Nga M.B
Vrau një polic në vitin ’97 me automatikun e shërbimit,
Foto ilustruese

TIRANA- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, për dënimin me 12 vite burg të ish-punonjësit të Shërbimit Informativ Kombëtar me inicialet H. V., i cili në vitin 1997 ka vrarë me armën e shërbimit një efektiv policie. Në njoftimin për shtyp thuhet se në datë 10.02.1997 punonjësi i SHIK-ut, ka qenë duke udhëtuar për arsye pune, në segmentin Tiranë-Fushë-Krujë, me kamion tip Benz si pasagjer dhe makina po drejtohej nga një tjetër punonjës i SHIK. Mësohet se ky i fundit ka parakaluar në mënyrë të gabuar duke vënë në rrezik automjetin që drejtohej nga një punonjës policie pranë Komisariatit Nr. 4, në Tiranë.

Njoftimi shton se punonjësi i policisë, me iniciale A. C i ka ndjekur me makinë dhe i ka ndaluar ata pranë fshatit Tapizë. Ai ka dalë nga automjeti i tij dhe është afruar duke mbajtur në dorë armën e shërbimit tek kamioni ku ndodhej i pandehuri. Ky i fundit e ka qëlluar me automatikun e shërbimit duke e vrarë punonjësin e policisë.

Njoftimi: 

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në datë 10.02.1997, shtetasi me iniciale H. V, punonjës i SHIK, ka qenë duke udhëtuar për arsye pune, në segmentin Tiranë – Fushë-Krujë, me kamion tip Benz si pasagjer dhe makina po drejtohej nga shtetasi me iniciale B. Xh, punonjës i SHIK. Ky i fundit ka parakaluar në mënyrë të gabuar duke vënë në rrezik automjetin që drejtohej nga shtetasi A. C, punonjës policie pranë Komisariatit Nr. 4, në Tiranë. Punonjësi i policisë, shtetasi me iniciale A. C i ka ndjekur me makinë dhe i ka ndaluar ata pranë fshatit Tapizë. Ai ka dalë nga automjeti i tij dhe është afruar duke mbajtur në dorë armën e shërbimit tek kamioni ku ndodhej i pandehuri. Ky i fundit e ka qëlluar me automatikun e shërbimit duke e vrarë.

i. Po në datë 10.02.1997, i pandehuri H. V është arrestuar në flagrancë për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr. 546 Akti, datë 12.02.1997, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, duke u siguruar i pandehuri në repartin 313 Tiranë.
ii. Me vendimin e datës 24.02.1997 të pandehurit H. V i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, kryer në bashkëpunim me shtetasin B. Xh parashikuar nga neni 76-22 të Kodit Penal.
iii. Me vendimin datë 26.02.1997 është vendosur pushimi i akuzës ndaj shtetasit B. Xh. Më datë 13.03.1997 i pandehuri H. V i paraburgosur pranë Burgut të Tiranës është larguar nga ky institucion së bashku me të burgosurit e tjerë për shkak të shpërthimit të burgjeve në Shqipëri.
iv. Më datë 05.06.1997, është vendosur pushimi i çështjes penale nga Prokuroria e Rrethit Tiranë ndaj të pandehurit H. V, me arsyetimin se vepra ka ndodhur në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.
v. Me vendimin Nr. 34, datë 31.03.1998, Prokurori i Përgjithshëm ka vendosur anulimin e vendimit të pushimit të çështjes penale të vitit 1997 dhe rifillimin e hetimeve për këtë çështje penale, në ngarkim të të pandehurit H.V. Në vijim, kjo çështje ka kaluar për gjykim.

• Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin Nr. 35 Akti, datë 23.05.2000 ka vendosur:

-Të deklarojë fajtor të pandehurin H. V për veprën penale “Vrasjes me dashje”, për shkak të cilësive të veçanta të viktimës, parashikuar nga neni 79/1 germa “c” të Kodit Penal, të dënohet me burgim të përjetshëm.
-Vuajtja e dënimit t’i fillojë nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi.

Ndaj këtij vendimi ka ushtruar ankim i pandehuri me iniciale H. V, i cili ka kërkuar prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes, pasi nuk vërtetohet fajësia.

• Me vendimin Nr. 530, datë 06.12.2000, Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur:

-Mospranimin e ankimit kundër vendimit penal Nr. 35, datë 23.05.2000 të Gjykatës së Rrethit Krujë.

Në zbatim të vendimit Nr. 35, datë 23.05.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, është bërë arrestimi i të pandehurit me iniciale H. V dhe ekstradimi i tij nga shteti anglez.

• Mbi bazën e kërkesës për “Rivendosje në afat” të të dënuarit H. V, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin Nr. 91 Akti, datë 22.06.2015 ka vendosur:

-Rivendosjen në afat të palës kërkuese H. V, për të bërë ankim kundër vendimin Nr. 35, datë 23.05.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

I pandehuri H. V ka paraqitur ankim, kundër vendimit Nr. 35, datë 23.05.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, duke kërkuar ndryshimin e vendimit dhe deklarimin e pafajshëm të tij.

• Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë pasi shqyrtoi ankimin nga i pandehuri H. V, me vendimin nr. 152 , datë 10.02.2017 vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit Nr. 35, datë 23.05.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë me këtë plotësim:
Vuajtja e dënimit të bëhet në burg të sigurisë së lartë”.
Ndaj vendimit të lartpërmendur, ka paraqitur rekurs i pandehuri H. V, i cili ka kërkuar prishjen e vendimit Nr. 35, datë 23.05.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe vendimit Nr. 152, datë 10.02.2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë, si dhe kthimin e akteve për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë.
• Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin Nr. 317, datë 24.11.2022 ka vendosur:
-Prishjen e vendimit Nr. 152, datë 10.02.2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit Nr. 35, datë 23.05.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, me tjetër trup gjykues.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale H. V, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, për shkak të cilësive të veçanta të viktimës, parashikuar nga neni 79/1 germa “c” të Kodit Penal.

• Në përfundim të rigjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr. 2649, datë 08.11.2023 ka vendosur:
-Deklarimin fajtor të të pandehurit H. V, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhjetë) vite burgim.
-Dënimi i mbetur të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

– Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit Nr. 2649, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë, duke vendosur ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale të kryer nga i pandehuri me iniciale H. V nga “Vrasje me dashje” e parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal në “Vrasje me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, parashikuar nga neni 79 /1/c i K. Penal (ligji i kohës) dhe dënimin e të pandehurit sipas ligjit.

– Nga i pandehuri me iniciale H. V, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit Nr.2649, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë, duke vendosur:
• Pafajësinë e të pandehurit në lidhje me veprën penale të “Vrasjes me dashje” , parashikuar nga neni 76 i K. Penal apo të ndonjë vepre penale më të rëndë se kjo.
• Pafajësinë e të pandehurit për çdo vepër penale të kryer me dashje.
• Në alternativë deklarimin fajtor të të pandehurit për njërën nga veprat penale të kryera nga pakujdesia, respektivisht: Atë të parashikuar nga neni 83 i K. Penal dhe ajo e parashikuar nga neni 85 i K.penal;

duke aplikuar nenin 406/1 të K.Pr. Penale në lidhje me masën e dënimit.
Në përfundim të gjykimit, më datë 06.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fatri Islamaj dhe anëtarë Znj. Edlira Petri dhe Znj. Marsela Pepi, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit Nr. 2649, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, lidhur me cilësimin ligjor të veprës penale dhe dënimin e caktuar ndaj të pandehurit H. V.
– Aplikimin e nenit 406/1 të K.Pr. Penale duke i ulur me 1/3 (një të tretën) masën e dënimit dhe duke e dënuar përfundimisht të pandehurin H. V me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
– Ngarkohet Prokuroria për llogaritjen e dënimit të vuajtur nga i pandehuri H. V dhe ekzekutimin e këtij vendimi.

shik vrasje gjykata e apelit

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë