LIVE UPDATES
Aktualitet

Vuçiç mohon grumbullimin ushtarak në kufi me Kosovën

Të dielën e kaluar, një oficer i policisë së Kosovës u vra dhe dy tjerë u plagosën në një sulm të një grupi të armatosur rëndë. Grupi më pas u strehua në manastirin ortodoks të fshatit Banjskë. Gjatë përleshjeve që zgjatën pothuajse gjatë tërë ditës, tre nga sulmuesit mbetën të vrarë.

1 Tetor 2023, 17:27 Nga h.k
Vuçiç mohon grumbullimin ushtarak në kufi me Kosovën
Aleksander Vuçiç

SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mohoi të dielën njoftimet e Shteteve të Bashkuara për një grumbullim ushtarak përgjatë kufirit me Kosovën, duke u ankuar për siç tha një "fushatë gënjeshtrash" kundër vendit të tij, një javë pas sulmit ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të vendit.

Të dielën e kaluar, një oficer i policisë së Kosovës u vra dhe dy tjerë u plagosën në një sulm të një grupi të armatosur rëndë. Grupi më pas u strehua në manastirin ortodoks të fshatit Banjskë. Gjatë përleshjeve që zgjatën pothuajse gjatë tërë ditës, tre nga sulmuesit mbetën të vrarë.

Sulmi rriti tensionet edhe ashtu të larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shtoi shqetësimet perëndimore për mundësinë e ripërtëritjes së konflikteve në rajon.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian shprehën shqetësimin për atë që e cilësuan si “një grumbullim të shtuar ushtarak serb në kufi me Kosovën”, ndërsa i kërkuan Beogradit që urgjentisht të tërheqë trupat ushtarake.

Qeveria e Kosovës tha të shtunën se po përcjellë lëvizjet e ushtrisë serbe, duke i këkruar largimin e menjëherëshëm të trupave nga kufiri i saj.

“Fushatë e gjerë kundër vendit tonë Serbisë. Fushatë e gënjeshtrave - fushatë e të pavërtetave. Ata kanë gënjyer për praninë e forcave tona ushtarake. Në fakt, ata janë të shqetësuar që Serbia ka ato që i përshkruajnë si armë të sofistikuara”, tha presidenti serb të dielën në një postim në rrjetet sociale.

Agjencia e lajmeve Associated Press publikoi të dielën pamje ku shihen automjete transportuese të ushtrisë serbe duke u larguar drejt Serbisë qendrore, një shenjë se ushtria mund të zvogëlojë praninë e saj në rajon pas thirrjeve amerikane dhe evropiane.

Kosova akuzon Serbinë se qëndron prapa sulmit të së dielës së kaluar, ndërkaq Beogradi mohon çfarëdo lidhjeje me grupin e armatosur. Sulmi u mor përsipër nga Milan Radoiçiç nënkryeyar i deritashëm i Listës Seërbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që është themeluar dhe mbështetet nga Beogradi.

Presidenti serb Vuçiç, sot tha se brenda 24 orëve do t'ia paraqesë publikut provat dhe tregimet e dëshmitarëve lidhur me sulmin në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.

“Kemi deklarimet e dëshmitarëve, njerëzve që kanë qenë aty dhe kanë parë se në çfarë mënyre të paktën një serb është vrarë brutalisht. Serbia nuk do të qetësohet derisa të dihet e vërteta e plotë sepse jetët e serbëve nuk janë më pak të vlefshme se jetët e të tjerëve”, tha ai.

Diplomacia perëndimore e ka dënuar në shkallë të gjerë sulmin ndaj policisë së Kosovës, duke kërkuar vënien e autorëve para drejtësisë. Bashkimi Evropian ndër të tjera ka theksuar se sulmuesit kurrë nuk mund të barazohen me viktimat.

Sot ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, publikuan në një konferencë të përbashkët pamje nga dronët e sekuestruar në Banjskë, të cilat sipas tyre dëshmojnë përfshirjen e shtetit serb në organizimin e sulmit. Në pamjet e publikuara shihet grupi i armatosur i cili sipas tyre ishte duke u stërvitur pak ditë para 24 shtatorit në një nga poligonet më të mëdha të ushtrisë serbe.

“Ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim – aneksimin e veriut të Republikës së Kosovës. Në përpjekje të realizimit të këtij qëllimi institucionet e Serbisë kanë organizuar kapacitetet e saj ushtarake logjistike dhe financiare”, tha zoti Sveçla duke shtuar se “në deklarimet publike presidenti serb është munduar ta mohojë faktin se shteti ka qenë i përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit, mirëpo pamjet e publikuara janë dëshmi e angazhimit të strukturave ushtarake dhe shtetërore në këtë organizim”.

“Plani i tyre ka qenë plan total i aneksimit të veriut të Kosovës. Në dokumentet që ne e kemi të cilat nuk mund t’i ndajmë me ju tani, ka një plan për aneksimin e veriut të paraparë në fazën fillestare në 37 pocizione, nga ku do të sulmoheshin njësitë tona policore jo vetëm në Banjskë e Zveçan, por në të gjitha pjesët veriore, e pastaj krijimi i një korridori të lirë me Serbinë dhe furnizimet tjera me njerëz, materjale, ekspertë dhe furnizime të tjera të nevojshme për një rezistencë të armatosur dhe për krijimin e një realiteti të ri në atë pjesë”, th zoti Hoxha.

NATO-ja tha të premten se ka miratuar “forca shtesë për Kosovën” që do të mbështesin rreth 4 mijë e 500 trupa sa ndodhen në terren për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë.

Sulmi i një jave më parë është cilësuar nga ngjarjet më të rënda që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, e cila vazhdon të kundërshtohet nga Beogradi.

Të dyja palët ka mbi një dekadë që janë të përfshira në një proces bisedimesh të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, por tensionet ndërmjet tyre vazhdojnë të mbesin të larta. Më herët gjatë vitit Kosova dhe Serbia u pajtuan për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk janë shënuar ende hapa domethënës në zbatimin e saj./Marrë nga VOA

tensionet ne veri te kosoves vucic

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj