LIVE UPDATES
Aktualitet

VËZHGIMI/ Shqipëria me 'patenta ari'! Sa paguajnë shoferët në vendet e Ballkanit Perëndimor për një leje drejtimi

Rritja e çmimeve të patentave u raportua fillimisht ne verë.  Për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, shumë autoshkolla rritën edhe çmimet, kështu që mesatarisht, të gjithë ata që nuk e kishin marrë patnetën deri në gushtin e vitit të kaluar, do paguanin 100 euro më shumë. Pas Shqipërisë, vendi që ka çmim mjaft të lartë të patentave është Maqedonia e Veriut.

21 Shkurt 2023, 23:53 Nga F.M
VËZHGIMI/ Shqipëria me 'patenta ari'! Sa paguajnë
Patenta

TIRANË- 850 mijë lekë të vjetra ose 85 mijë lekë të reja, do të paguajë çdo shqiptar që pas datës 10 mars do të dojë të pajiset me një leje drejtimi. Ky dyfishim i tarifës erdhi si ‘rrufe në qiell të hapur’, dhe bëri që të gjithë ata që kishin shtyrë marrjen e një patente, të aplikonin me urgjencë. Qëllimi ishte që të mos paguanin tarifën e kripur, ndaj të gjitha zyrat ku tërhiqen dokumentet që nevojiten për lejen e drejtimit, u gjendën para një radhe të gjatë njerëzish mëngjesin e 17 shkurtit.

Në fakt, zyrtarisht, nga ana e drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe, nuk ka asnjë rritje. Dyfishimin e tarifës, Gonxhe thotë se e kanë bërë në kuadër të një marrëveshjeje që synon eleminimin e evazionit fiskal dhe informalitetit në sektorin e Autoshkollave. Zërat për monopolin e një tregu nuk kanë munguar, por në këtë shkrim do të ndalemi në një tjetër pikë...

Sa paguajnë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për patentat? Ku qëndron ndryshim me Shqipërinë?

Rritja e çmimeve të patentave u raportua fillimisht ne verë. Për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, shumë autoshkolla rritën edhe çmimet, kështu që mesatarisht, të gjithë ata që nuk e kishin marrë patnetën deri në gushtin e vitit të kaluar, do paguanin 100 euro më shumë. Pas Shqipërisë, vendi që ka çmim mjaft të lartë të patentave është Maqedonia e Veriut.

Maqedoni e Veriut

Autoshkollat ​​në Maqedoninë e Veriut ofrojnë një paketë bazë me çmimin prej 400 eurosh që përfshin mësimin teorik dhe praktik për kategorinë B. Nëse kandidati nuk kalon herën e parë, atëherë çmimi rritet  me 100 deri në 200 euro. Mesatarisht, shoferët e ardhshëm në Maqedoninë e Veriut duhet të jenë të përgatitur të shpenzojnë deri në 700 euro për të marrë patentën.

Serbia

Në Serbi, ndryshojnë edhe rregullat. Në këtë vend, mund të pajisesh me leje drejtimi që në moshën 17-vjeçare. Kostoja e orëve për trajnimin e plotë të kandidatit është rreth 630 euro. Këtë çmim, sipas TRT, autoshkollat e ofrojnë për paketën që mbulon edhe provimin teorik e praktik. Disa nga autoshkollat mbulojnë edhe certifikatën mjekësore. Në Serbi, provimi i patentës jepet sipas shortit që të bie. Janë 15 detyra të ndryshme në terren dhe në mënyrë të rastësishme me përzgjedhje kompjuterike, kandidatit i jepet rruga të cilën duhet të ndjekë për dhënien e provimit në trafikun e qytetit.

Kosovë

Autoshkollat në Kosovës ofrojnë paketën bazë me 20 orë praktikë që kushtojnë deri në 200 euro. Paketa me 300 euro ofron trajnimin bazë teorik dhe praktik.

Bosnje e Hercegovina

Në Bosnje e Hercegovinë çmimi varion nga 500 deri në 600 euro për mësimin teorik, trajnimin praktik, testin teorik, ndihmën e parë dhe testin e drejtimit. Për shkak të dallimeve të mëdha në çmimet për trajnimin e shoferëve në pjesë të ndryshme të BeH, autoritetet kanë vendosur një çmim minimal mbrojtës për autoshkollat, të cilin nuk duhet ta ulin.

Mali i Zi

Mali i Zi ofron një paketë me një kosto që nga 230 deri në 290 euro në varësi të automjetit e llojit të patentës. Studiuesit zbuluan se malazezët e kanë të vështirë të marrin patentë shoferin, kryesisht për shkak të ekzaminimeve dhe miratimeve të nevojshme. Shumica e autoshkollave në Mal të Zi paguajnë veçmas shpenzimet e provimit praktik dhe teorik. Verifikimi i dokumenteve gjithashtu kërkon një kosto ekstra.

dyfishimi i cmimit te patentes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj