22 Korrik 2023, 11:33
Nga A.B
Policia
VLORË- Katër persona janë vënë nën hetim nga policia, pasi kishin zënë hapësirën publike duke vënë çadra dhe shezlongë në mënyrë të paligjshme në plazhin e Gjipesë.
Gjatë kësaj faze janë sekuestruar 190 shezlongë dhe 95 çadra që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme në plazhin e Gjipesë, (zonë e mbrojtur).
NJOFTIMI I POLICISË:
Himarë/Vijon operacioni policor i koduar "Plazh i lirë", me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe. Finalizohet nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi dhe Komisariatit të Policisë Himarë në bashkëpunim dhe me Policinë Bashkiake Himarë, faza e katërt e këtij operacioni, në plazhin e Gjipesë.
Gjatë kësaj faze janë sekuestruar 190 shezlongë dhe 95 }adra që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme në plazhin e Gjipesë, (zonë e mbrojtur).
Procedohen penalisht 4 shtetas që kishin zënë hapësirën publike duke vënë çadra dhe shezlongë në mënyrë të paligjshme dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi dhe Komisariatit të Policisë Himarë në bashkëpunim dhe me Policinë Bashkiake Himarë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Plazh i lirë", i nisur dhe i finalizuar më herët, në Himarë, Borsh e Ksamil, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e katër të këtij operacioni duke ushtruar kontrolle në pazhin e Gjipesë, Himarë.
Gjatë fazës së katërt të këtij operacioni, në Gjipe, janë sekuestruar 95 çadra dhe 190 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
L. Z. banuese në Vlorë, Ll. Sh., banues në Himarë, B. Sh, banues në Himarë dhe G. S., banues ne Tiranë, pasi secili prej tyre në pjesën e plazhit të Gjipesë, që kishin në pëdorim kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e organeve kompetente dhe si rrjedhojë fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Operacioni “Plazh i lirë” vijon.
plazhi ne gjipe
Aktualitet
22 Korrik 2023, 11:00
A.B
Denis Çali dhe Brusild Gjyla
TIRANË- Personi në foto është Denis Çali, 33-vjeçari i cili humbi jetën në ...
Aktualitet
22 Korrik 2023, 10:19
A.B
Pashaporta
KORÇË-Tre persona janë vënë në pranga, pas një operacioni të organizuar nga policia e Korcës, me ...
Aktualitet
22 Korrik 2023, 10:12
A.B
Foto ilustruese
TEPELENË- Një aksident tjetër ka ndodhur në vendin tonë. Në aksin 'Levan-Tepelenë', mjeti tip Audi ka da...
Aktualitet
22 Korrik 2023, 09:43
A.B
Kastriot Periku
GREQI- Kastriot Periku është gjetur pa shenja jete në rajonin e policisë në Kalkidha, 70 km në veri-lind...
Aktualitet
22 Korrik 2023, 09:26
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Policia ka vënë në pranga një person, pasi ka ushtruar dhunë fizike. Sipas frocave blu, personi me in...
Aktualitet
22 Korrik 2023, 09:18
A.B
Spitali
TIRANË- Ka shkuar në 2 numri i viktimave nga aksidenti që ndodhi gjatë mbrëmjes në fshatin Fortuzaj. Raportohet se ed...
Aktualitet
22 Korrik 2023, 08:54
A.B
Policia
TIRANË- Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi premtonte kar...
Aktualitet
22 Korrik 2023, 08:30
A.B
TIRANË- Dita e djeshme (21 korrik) u mori jetën 11 personave në vendin tonë, për shkak të aksidenteve të punë, plazh a...
Aktualitet
22 Korrik 2023, 08:18
A.B
Digjet banesa
BERAT- Një banesë në Berat është shkrumbuar totalisht nga flakët për herë të dytë. Ngjarja ...
Aktualitet
22 Korrik 2023, 07:59
A.B
Shefi i zjarrefikeses
GRAMSH- Tragjike ishte fati i 4 anëtarëve të fisit Zogu, të cilët u mbytën në Liqenin e Hidro...