LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet dosja e tragjedisë në Himarë: Helikat e skafit të Tases masakruan për vdekje 7-vjeçaren

Ngjarja është konsideruar vrasje me dashje indirekte duke qenë se Tase ishte në dijeni të faktit që në atë zonë, shumë pranë bregut të detit nuk mund të kalonte me mjete lundurese e për më tepër me shpejtësi të lartë.

5 Gusht 2022, 17:00 Nga F.M
Zbardhet dosja e tragjedisë në Himarë: Helikat e skafit të
Arjan Tase

TIRANË- Zbardhet dosja e vrasjes së 7-vjeçares Jonida Avdia, ngjarje e ndodhur në Himarë më 2 gusht. Në dosje përshkruhet me detaje krimi i rëndë që për autor ka një ish-punonjës së Policisë së Shtetit, Arian Tase. Prokuroria përshkruan se në trupin e 7-vjeçares që gjeti vdekjen nga përplasja e skafit që drejtohej nga Tase janë konstatuar prerje të thella duke nisur që nga balli në anën e majtë e deri tek këmbët. Në pjesë ne supit të majtë ka pasur edhe dëmtim të kockave. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të babait të 7-vjeçares dhe të të afërmit të tyre. Ngjarja është konsideruar vrasje me dashje indirekte duke qenë se Tase ishte në dijeni të faktit që në atë zonë, shumë pranë bregut të detit nuk mund të kalonte me mjete lundurese e për më tepër me shpejtësi të lartë. Për këtë vepër penale, Tase rrezikon nga 10 deri në 20 vite burg. 

DOSJA E PLOTË:

REPUBLIKA E SHQIPERISE
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË VLORË
Prot.
KËRKESË
Date 04.08.2022.
PËR VLEFTËSIMIN E ARRESTIMIT NË FLAGRANCE DHE CAKTIMIN E MASËS SË SIGURIMIT PERSONAL
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Seksionit të të Miturve Vlorë

Ne datë 03.08.2020 pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlore janë referuar me shkresin Nr 95 prot datë 03.08.2022 nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore pranë Drejtorisë Rajonale Gjirokastër Vlorë materialet proceduriale që referohen arrestimit në flagrancë të shtetasit Arian Tase i biri i Minella dhe Donika i datëlindjes 10.12.1984 lindur në Përmet banues në Tiranë me arsim të lartë, me shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore të padënuar më parë që dyshohet tashmë për kryerjen e veprës penale te “Vrasjes, të kryer në formën e dashjes indirekte” të parashikuar nga neni 76 Kodit Penal. Nga studimi i të dhënave te dokumentuara nga Policia Gjyqesore dhe verifikimet e bëra rezulton se:

Në datë 02.08.2022 rreth orës 14.00 minuta, në plazhin Potans- Himare, I arrestuari Arian Tase, ndërsa drejtonte mjetin lundrues tip gomone, e emërtuar NNA 154 dhe MARGO”, te pajisur me dy motorre te jashtëm, me kapakë me ngjyrë të bardhë, me shënimet “Racing 300 ka goditur me helikat e motorreve respektive dhe i ka shkaktuar vdekjen, shtetases së mitur që ndodhej në afërsi të bregut të detit duke u lare. Jonida Avdia. Ngjarja ka ndodhur në një zonë bregdetare që është kategorikisht e ndaluar për kalimin e mjeteve lundruese. Nga deklarimet e shtetasit Bledar Avdia( prindi fëmijës) ka rezultuar se familja Avdia ashkë me të afërm të tyre, një ditë më parë janë akomoduar për pushime verore në një hotel qe ndodhet tek rrethi i Potamit. Mengjesin e datës 02.08.2022 ka dalë në plazh së bashku me familjarët e tij. Rreth orës 14.00 minuta Bledar Avdia shpjegon se ndersa ka qenë duke u larë bashkë me vajzën ne afersi e bregut, ka pare nje skaf me ngjyre te bardhë, me dy persona në bord, qe ka ardhur në bregun e plazhit tek hotel Tirana dhe ka parë se nga bordi i mjetit kanë zbritur dy burra, një grua dhe dy fëmijë që kanë hipur në skaf. Bledar Avdia shpjegon se shoferi i mjetit lundrues, pasi ka kaluar litarin me piketa, ka shkuar në drejtim të tyre dhe eshte futur me nje shpejtësi sketerre duke përcare atë dhe vajzën, për ta mare kthesën, ka goditur me motorrêt vajzën e tij, duke i shkaktuar prerje në gjithë trupin. Ka bërtitur dhe ka parë që drejtuesi është nisur të largohej, por është kthyer ka ndaluar skafin dhe ka ardhur në breg.

Nga deklarimet e shtetasit Emiliano Zeqirllarri (në lidhje familjare me viktimen) Rreth mesditës, shtetasi Bledar Avdia bashkë me vajzën Jonida po laheshin e breg te detit dhe në një moment Emiliano ka parë ardhjen e një mjeti lundrues të madh ne disa persona në bord. Në kohën që mjeti lundrues ka marrë njerëz në breg dhe është futur përsëri në det shtetasi Emiliano shpjegon se mjeti lundrues ka goditur të miturën me helikat e motorrëve. Bledari dhe njerëzit që ishin në breg të detit kanë filluar bertasin “ndalo se e vrave, mjeti lundrues ka vijuar të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Ne kete kohe Emiliano ka hyrë në det dhe e ka nxjerrë të miturën pa shenjë jete. Nga deklarimet shtetases Silvana Malaj (pushuese) ka rezultuar se rreth ores 14.00 ka qenë në det bashkë me bashkëshortin dhe po dilnin nga uji. Ka parë se pas tyre ndodhej nje skaf që po rrotullohej dhe gjendej në afërsi të bregut. Bashkeshorti i ka kërkuar që të lajmëronte policinë për të larguar skafin dhe nderkohe që do dilte nga uji, kjo shtetase shpjegon se ka dëgjuar njerëzit që po bërtisnin dhe pasi ka kthyer kokën ka parë skafin e ngritur në mënyrë vertikale dhe aty tregon se situata ka dalë nga kontrolli. Më pas ka parë goditjen që i ndodhi vajzës së vogël nga skafi dhe babi vajzës bërtiste që të ndahe Sipas të dhënave të procesverbalit te kqyrjes së vendit të ngjarjes rezulton se gjatë qyrjes së mjetit lundrues janë evidentuar njolla me ngjyrë të kuqe si ato të gjakut të apiks në pjesën e sipërme të kapakut te motorrit të krahut të djathtë, në anën e rendshme të tubolarit të krahut të djathtë etj.

Sipas të dhënave të procesverbalit të kqqyrjes së kufomës rezulton se në trupin e viktimës janë konstatuar plagë me buzë të rregullt, me gjatësi 22 cm, në anën e djathtë 8 ball që fillon nga mesi ballit, që përshkon syrin e djathtë e përfundon në pjesën e poshtme të veshit të djathte.Ne qafe është konstatuar një plagë prerëse horizontale me jatësi 12 x 9 cm, në supin e djathtë një plagë me ekspozim te indit kockor dhe thyerje e kockave të supit të djathte, në gjoks duke filluar nga ana e djathte dhe duke vazhduar në anën e majtë është konstatuar një plagë me përmasa 30×7 cm, brinjët e anës së majtë janë konstatuar të thyera, ne bark dhe gjoks është konstatuar plagë e madhe me dëmtim e organeve të brendshme dhe ekspozim të tyre, demtim të organit gjenital, thyerje të gjymtyrëve të poshtme.

Sa më sipër rezulton qartë jo vetëm nga nga deklarimet e dhëna, por dhe nga të dhënat qoftë të kqyrjes së mjetit lundrues, qoftë të kqyrjes së kufomës, se ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues shtetasi Arian Tase, ai që e ka goditur me mjetin lundrues helikat e notoneve) dhe ka i shkaktuar vdekjen të mitures Jonida Avdia. Demtimet e konstatuara në trupin e viktimës krijojnë dyshimin e arsyeshëm se i arrestuari ka qenë duke drejtuar mjetin lundrues me shpejtësi të larte. Sa me sipër është proceduar nga policia gjyqësore me kryerjen e arrestimit në flagrancë e dyshuar fillimisht për kryerjen e vepres penale të parashikuar nga neni 85 Kodit Penal.

Vepra penale e vrasjes nga pakujdesia është një vepër penale që kryhet me faj, në formën e pakujdesisë që shfaqet në formën e vetëbesimit të tepruar ose të neglizhencës. Personi e kryen veprën penale me pakujdesi kur ai parashikon mundësinë e ardhjes së pasojave, nuk i deshiron ato dhe me mendjelehtësi shpreson që ti shmangë pasojat ose kur nuk parashikon pasojat por nisur nga rrethanat duhet dhe kishte mundesi ti parashikonte. Ne situaten e ndodhur, vdekja e të miturës ka ndodhur në një zonë që është kategorikisht e ndaluar për lejimin kalimin e mjeteve lundruese sheta Arian Tase, me detyrë punonjës i policisë së shtetit, që ka objekt të punës të tij zbatimin e ligjit (dhe pse ditën e ngjarjes rezulton të ketë qenë me leje vjetore) ka vepruar në kundërshtim me ligjin. Ai e ka parashikuar që lundrimi me mjet lundrues pikërisht në jë zonë detare të ndaluar për të hyrë, në një zonë ku qanësisht evidentohen fëmijë, të rritur, & moshuar që janë duke pushuar dhe u argëtuar sjell pasojë në jetën dhe shendetin e tyre, duke qenë në dijeni se në një hark kohor relativisht të shkurtër kanë ndodhur të tilla raste tashmë të njohura dhe mediatikisht), dhe pse nuk e ka dëshiruar ardhjen e pasojë pra vdekjen e shtetases së mitur, me veprimet e kryera, ai me vetëdije e ka lejuar ardhjen e pasojës. Dashje indirekte ose e tërthortë si një nga format e fajësisë nënkupton që personi parashikon që nga veprimi tij mund të vijnë pasoja të kunderligishme, këto pasoja nuk dëshirohen prej tij, por me vetëdije dhe ndërgjegje lejohet ardhja e pasojave. Në këtë kuptim veprimet e të arrestuarit Arian Tase do te cilësohen sipas nenit 76 të Kodit Penal si vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte të tërthortë.

Pavarësisht ndryshimit të cilësimit ligjor të veprës penale për të cilën dyshohet tashme ky shtetas, duke qenë se plotësohen kriteret e parashikuara nga neni 251/1 dhe 252 te Kodit & Procedurës Penale në lidhje me arrestimin në flagrancë të shtetasit Arian Tase. Përveç kësaj në bazë të nenit 244 parag Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë nga gjykata që ndaj këtij shtetasi të caktojë si mase sigurimi personal atë të “arrest në burg pari shikuar nga neni 238 Kodit të Procedures Penale, sepse plotësohen kushtet dhe riteret e përgjithshme të parashikuara nga nenet 228 pika 1,2,3/229 parag. 1.2. të Kodit Procedures Penale.

Nga të dhënat e deritanishme, për kete shtetas ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer veprën penale të “Vrasjes, të kryer në formën e dashjes indirekte të parashikuar nga neni 16 Kodit Penal, dyshim ky që bazohet në të gjitha aktet shkresore bashkëlidhur. Shtetasi i mësipërm nuk paraqet shkaqe padënueshmërie ose të shuarjes së veprës penalet není 228.parag.2 1 K.Pr.P).I arrestuari ka mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe vepra penale për të cilën dyshohet të ketë kryer ky i fundit, parashikohet nga neni 76 i Kodit Penal. Kjo mase sigurimi personal është masa më e përshtatshme nëse mbajmë parasysh rethanat e faktit në ngarkim të këtij personi, sanksionin ligjor që parashikohet për këtë vepër penale denim me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet), gjendjen gjyqësore të padënuar më parë të tij. Po kështu kjo masë i përshtatet si nevojave të sigurimit që dalin në rastin konkret, ashtu dhe atyre të hetimit të plotë dhe të gjithanshëm të kësaj çështjeje. Perfundimisht mbështetur sa më sipër

KËRKOJ

1.Vlefesimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit Arian Tase që dyshohet per kyerjen e veprës penale të “Vrasjes, të kryer në formën e dashjes indirekte se parashikuar nga neni 76 Kodit Penal. 2.Caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal” arrest në burg të parashikuar nga neni 238 Kodit të Procedures Penale.

Për këtë ngjarje të rëndë është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.

arian tase jonida avdia vdes femija ne himare

Sondazh

Poll

"A ka gjë më të turpshme se kjo?" Berisha: Presidenti i kërkoi mikut turk t’i ndërtojë zyra për vete

"A ka gjë më të turpshme se kjo?" Berisha: Presidenti i kërkoi mikut turk t’i ndërtojë zyra për vete

Berisha: Thirrja ime për KMSh është të hidhni poshtë përpjekjen e Ramës për përçarjen tuaj

Berisha-Ramës: Nëse guxon dhe prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti

Berisha: Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia për të kapur për zverku Erion Veliajn

Berisha: Përshëndes guximtarët e 7 tetorit që po përballen me terrorin policor të Ramës

Xhamia e Namazgjasë , Rama: Kryemyftiu i Tiranës Bilal Teqja do të jetë kujdestari i këtij tempulli

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, pritet shiriti nga Erdogan dhe Rama

“Kemi përgjegjësi ndaj myslimanëve”, Erdogan thirrje ndërkombëtarëve nga Tirana: Të kemi një qëndrim

"Xhami ekziston në qendër të civilizimit", Erdogan: Kemi dhënë një shembull me ndërtimin e spitalit

Erdogan: E kemi projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia

Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, Erdogan: Jam me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, Rama: Erdhi dita e çeljes së këtij tempulli

"Unë kisha vërejtje"/ Rama për xhaminë e Namasgjasë: Erdogan do ta inagurojmë bashkë

Rama: Pas kësaj vizite Erdogan niset për në Serbi, por është miku i padiskutueshëm i Kosovës

"Shqipëria është për armëpushim"/ Rama: Hamasi duhet të ndalohet

Turqia i dhuron Shqipërisë dronë kamikazë, Rama: Fuqizojmë industrinë ushtarake

"Ejvallah Erdogan"/ Rama: Marrëveshjet tregtare me Turqinë duhet të arrijmë në 2 miliardë eurove

Lufta në Lindjen e Mesme, Erdogan:Gjenocidi në Gazë është turpi i njerëzimit,Izraeli duhet të ndalet

Erdogan: Xhamia e Namasgjasë është dhuratë e Turqisë për shqiptarët

Erdogan: Me Ramën diskutuam dhe luftën kundër organizatave terroriste FETO

Erdogan: Thelluam bashkëpunimet mes dy vendeve, do ofrojmë mbështetje për Forcat e Armatosura

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Presidencë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

Mbërrin në aeroportin e Rinasit presidenti turk, Erdogan

Erion Braçe futet në mbledhjen e Komisionit Hetimor,Vokshi i kthehet, deputeti socialist:Hec er dreq

Incident në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Xhelal Mziu shtyn Milva Ekonomin

Nesër Erdogan zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë

"Nëse doni të bëni rrugaçin…"/ Debate dhe përplasje në Komisionin për Shëndetësinë

Deputetet e opozitës-mazhorancës: Vendosët Gardën te dera mos të futemi brenda

"Te legalizimet duhet shumë fokus", Rama-kryebashkiakëve: Shijaku është bashkia model

"Ka bashki këtu që nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë çarë kokën", Rama: Po me ça merreni ju

Rama me kritika për kryebashkiakët: Situata me zjarret ka shfaqur dobësi

Pëmbytjet në Vlorë, Rama: Ka ndryshuar formacioni i reshjeve

Protesta e Opozitës, qytetari mbulohet nga flakët

U bllokua në trafik për shkak të protestës së PD, gruaja lind foshnjën në automjet

Njëri prej protestuesve nuk ndihet mirë, shoqërohet nga Bardhi dhe Nallbati

Qytetarët thyejnë stacionin e urbanit dhe mbajtëset e reklamave në Tiranë

Qytetarët në Parlament, Policia i kundërsulmon me gaz lotsjellës

Një fëmijë i lënduar nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia te bashkia e Tiranës

Policia u kundërpërgjigjet protestuesve, nis shpërndarjen me ujë

Rriten tensionet/ Pas Selisë së PS-së, protestuesit djegin edhe ministrinë e Brendshme

Protestuesit i hedhin molotov, merr flakë hyrja e selisë së Partisë Socialiste

Demokratët i vënë flakën selisë së PS-së/ Molotovët "djegin" edhe kryemisnitrin Rama

Duke kaluar mes automjeteve, protestuesit nisen drejt selisë së PS-së

Bardhi dhe Noka udhëheqin protestën, çfarë po ndodh në Bulevard, ku po shkojnë protestuesit

Sërish zjarr, protestuesit i vënë flakën stacionit të urbanit

Largohen nga kryeministria/ Deputetët e opozitës dhe qytetarët nisin marshimin

Shpërthimet e molotovëve, merr flakë pema pranë kryeministrisë