Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas kallëzimit të depozituar nga Kaçaj, një prej personave ka zbritur nga mjeti dhe është afruar në drejtim të tij me armë zjarri në dorë.
MILOT- Është zbardhur kallëzimi dhe njoftimi i Policisë së Lezhës i ish-kreut të Komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Kaçaj, 56 vjeç, i cili në këto zgjedhje lokale mbështet koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, ka qenë duke udhëtuar së bashku me djalin e shoferin e tij në aksin rrugor Lezhë-Milot, dhe konkretisht sapo kalon vendin e quajtur M+, dy automjete i kanë dalë përpara dhe i kanë bllokuar rrugën.
Sipas kallëzimit të depozituar nga Kaçaj, një prej personave ka zbritur nga mjeti dhe është afruar në drejtim të tij me armë zjarri në dorë. Kaçaj shton se ka manovruar duke kthyer mjetin me shpejtësi dhe duke u larguar në drejtim të Lezhës ku dhe ka depozituar kallëzimin. Policia njofton se kanë nisur hetimet, por ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij kërcënimi dhe nëse ka prapavijë elektorale.
Njoftimi:
Rreth orës 18:00, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi Salvador Kaçaj 56 vjeç, banues në Lezhë, dhe ka bërë kallzim se ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij së bashku me djalin e shoferin, në aksin rrugor Lezhë-Milot, dhe konkretisht sapo kalon vendin e quajtur M+, dy automjete i kanë dalë përpara duke i bllokuar rrugën. Nga automjetet kanë zbritur dy persona të panjohur prej tij, ku njëri prej tyre është afruar me vrap në drejtim të mjetit të tij dhe dyshohet se në dorë mbante një pistoletë. Drejtuesi i mjetit ku udhëtonte shtetasi S.K., ka manovruar duke e kthyer mjetin në drejtim të Lezhës dhe kanë ardhur menjëherë në polici ku kanë bërë edhe kallzimin," njoftoi policia. Në lidhje me kallzimin e shtetasit S.K., shërbimet e Policisë kanë njoftuar menjëherë Prokurorin si dhe nën drejtimin e tij, po kryejnë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale me qëllimin zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Foto ilustruese DIVJAKË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë, me pasojë vdekjen e një 40-vj...
Salvador Kaçaj SHËNGJIN- Ish-kreu i Komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj është kërcënuar këtë pasdit...
Foto ilustruese FIER- Një 31-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Fierit se disa persona kanë zbritur nga dy automjete dhe e kan&eum...
Foto ilustruese KORÇË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe kandidatja e koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Kor&c...
Bujan, Tropojë TROPOJË- “Vota jonë plumb për armikun e për katund të fikun,”- kështu shkruan një qyteta...
foto ilustruese TIRANE- KQZ ka përditësuar të dhënat në lidhje me pjesëmarrjen e qytetarëve në kutitë e votim...
Erton Isufaj MALLAKASTËR- Kryetari i KZAZ 62 Mallakastër, Erton Isufaj, ka pohuar se procesi ka ecur normalisht dhe është një mosk...
Qëndresa Qytetare TIRANË- Qëndresa Qytetare, një OJQ monitoruese dhe avokature, ka denoncuar problematikat gjatë procesit zgjedhor...
Kujtim Hoxha KORCE- Nënkryetari i KZAZ-së nr 70 në Maliq, Kujtim Hoxha, ka denoncuar në polici deputetin e PS Ilir Pendavinji, duke e c...
komisioner KAMËZ- Dita e sotme është shoqëruar me tensione të vazhdueshme, ndërsa nga radhët e opozitës ka patur d...