LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet projektvendimi për vlerësimin e operatorëve që do kërkojnë licencim për kanabisin mjekësor

Deri tani nuk është miratuar asnjë kërkesë e operatorëve për licencim sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Miratimi i projektvendimit pritet t’i hapë rrugë licencimit të kërkesave të operatorëve, një procedurë që është parashikuar të nisë brenda këtij viti.

12 Maj 2025, 07:11 Nga M.B
Zbardhet projektvendimi për vlerësimin e operatorëve që do
Foto ilustruese

TIRANA- Nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është drejt fazës përfundimtare hartimi i projektvendimit për kriteret dhe procedurat e detajuara për vlerësimin e kërkesave për licencë për operatorët që do të kultivojnë dhe përpunojnë kanabisin për qëllime mjekësore.

Deri tani nuk është miratuar asnjë kërkesë e operatorëve për licencim sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Miratimi i projektvendimit pritet t’i hapë rrugë licencimit të kërkesave të operatorëve, një procedurë që është parashikuar të nisë brenda këtij viti.

Hartimi i projektvendimit është në kuadër të plotësimit të akteve ligjore të nevojshme për zbatimin e Ligjit Nr. 61/2023 “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”.

Drafti synon të garantojë një proces transparent, objektiv dhe të barabartë për të gjitha subjektet që kërkojnë të licencohen për këtë veprimtari. Sipas projektvendimit nëpërmjet tij synohet të përcaktohen qartë kriteret e përvojës së kërkuar në aktivitetet kryesore si prodhimi, kultivimi dhe qarkullimi. Kriteret për vlerësimin e përvojës profesionale dhe kapaciteteve administrative. Procedura e pikëzimit dhe renditjes së aplikantëve, si dhe mënyra e zgjidhjes së rasteve kur aplikantët rezultojnë me pikë të barabarta.

Drafti përfshin një skemë të pikëzimit me 100 pikë, ku do të vlerësohet:

-Eksperienca 3 vjeçare në të paktën 3 nga aktivitetet kryesore: Prodhim Kultivim Qarkulllim (import, eksport, tranzitim, furnizim, blerjen shitjen, shkëmbimin, ruajtjen dhe magazinimin.

-Përvoja ndërkombëtare, praktikat e mira të prodhimit, kapitali, performanca financiare dhe kapacitetet organizative të subjektit.

Këtu parashikohet të përfshijë plotësimin e kritereve, si: subjekti ose një aksionar i tij, i cili zotëron  aksione të shoqërisë të jetë ushtrues i veprimtarisë së prodhimit të  nënprodukteve të bimës së cannabis-it në një  nga vendet e Organizatës për Bashkëpunim  Ekonomik dhe Zhvillim për të paktën 5 vjet; të jetë zotërues i praktikave të mira të  prodhimit, të lëshuar nga Agjencia Evropiane  e Barnave ose Agjencia Amerikane për  Ushqimin dhe Barnat për të paktën 3 vjet; të ketë kapital të shoqërisë jo më të vogël se 100 000 000 (njëqind milionë) lekë;  të ketë treguar performancë financiare  pozitive në vitin e fundit financiar; të këtë kapacitete administrative,  organizative dhe besueshmërinë e duhur për  t’u angazhuar me sukses në aktivitetet  kryesore të kërkuara për licencim.

Në rastet e barazisë së pikëve, do të ndiqet një procedurë e detajuar për të përcaktuar fituesin, përfshirë kritere prioritare si përvoja ndërkombëtare apo rendi kronologjik i aplikimit.

Projektvendimi pritet të miratohet në ditët në vijim, për plotësimin e kuadrit ligjor për industrinë e kanabisit mjekësor në Shqipëri, me qëllim garantimin e standardeve ndërkombëtare dhe sigurinë në sektor.

Po ashtu në fillim të muajit maj hyri në fuqi vendimi për miratimin e zonave kadastrale ku do të lejohet kultivimi. Sipas vendimit vendndodhja e 17 zona kadastrale të lejuara do të jetë në veri të vendit. 11 prej tyre do të jenë në njësinë administrative të Gruemirës në Malësinë e Madhe, 3 prej tyre në Postribë dhe 3 në Rrethinë të Shkodrës.

Procesi i licensimit është shoqëruar me miratimin e mëparshëm të një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore, përfshirë udhëzimin e përbashkët i Ministrisë së shëndetësisë dhe Financave dhe ekonomisë “Për procedurën e pagimit të tarifës së licencës së prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe mënyrën e përdorimit të kësaj tarife”.

Tarifa e përcaktuar është në vlerën 100,000 lekë. Kjo tarifë është e pakthyeshme.Të ardhurat e përfituara nga kjo tarifë arkëtohen në llogarinë e të ardhurave të thesarit në favor të

Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Kanabisit dhe përdoren sipas përcaktimeve të vendimit të

Këshillit të Ministrave nr. 646, datë 16.10.2024, “Për procedurën dhe mënyrën e përdorimit të të ardhurave të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Kanabisit”.

Vendimi i Këshillit të Ministrave, ka përcaktuar se 70% e arkëtimeve nga tarifat e licencimit do t’i kalojnë buxhetit të shtetit dhe 30% buxhetit të Agjencisë Kombëtare të Kanabisit.

Ndërsa udhëzimi i ministrisë së Bujqësisë “Për metodat e kontrollit të cilësisë, lidhur me përmbajtjen e kanabinoideve, si dhe të kontrollit fiziko-kimik dhe mikrobiologjik, për mënyrën e paketimit, formën dhe sasinë” i botuar në Fletoren Zyrtare ka përcaktuar metodat e kontrollit të cilësisë, para paketimit të materialit si dhe mënyrën e paketimit, formën dhe sasinë./ Monitor

kanabiz mjeksor

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj