LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet vendimi i Kushtetueses për marrëveshjen me emigrantë, i hapet rrugë Kuvendit për ratifikim

Në vendim theksohet se protokolli për Migracionin ofron mbrojtje juridiksionale, nuk sjell kufizim të të drejtave të njeriut, duke i hapur kështu rrugë miratimit të kësaj marrëveshje në Kuvend në seancën e së enjtes (22 shkurt).

19 Shkurt 2024, 16:31 Nga h.k
Zbardhet vendimi i Kushtetueses për marrëveshjen me emigrantë, i
Foto ilustruese

TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e marrë mbi marrëveshjen e firmosur me Italinë për ngritjen e kampit në Gjadër të Lezhës ku do të priten emigrantët afrikanë.

Në vendim theksohet se protokolli për Migracionin ofron mbrojtje juridiksionale, nuk sjell kufizim të të drejtave të njeriut, duke i hapur kështu rrugë miratimit të kësaj marrëveshje në Kuvend në seancën e së enjtes (22 shkurt).

VENDIMI I KUSHTETUESES:

“Migrantët që strehohen në qendrën e pritjes nuk konsiderohen subjekte të legjislacionit shqiptar për të huajt (ligji nr. 79/2021) dhe as të atij për azilin (ligji nr. 10/2021). Ata i nënshtrohen legjislacionit italian dhe në zonat që u jepen në përdorim autoriteteve italiane zbatohet juridiksioni italian. Qëllimi i migrantëve është strehimi në shtetin italian dhe kërkesën për mbrojtje e adresojnë pranë autoriteteve italiane, ndaj në rast refuzimi të kërkesës nga autoritetet italiane ata nuk pengohen nga dispozitat e Protokollit për Migracionin në shprehjen e vullnetit për të paraqitur kërkesë pranë autoriteteve shqiptare për mbrojtje dhe azil në Shqipëri. Në këtë rast të fundit gjen zbatim legjislacioni shqiptar. 11.2.2.

Pretendimi për cenimin e lirisë personale dhe të së drejtës për proces të rregullt ligjor nuk qëndron. Kufizimi i lirisë është vendosur bazuar në dispozitat ligjore dhe standardet ndërkombëtare, pra jo në mënyrë të padrejtë. Kufizimi i lirisë në qendrat e pritjes synon të sigurojë rendin dhe sigurinë, si dhe zgjat vetëm gjatë kohës së procedurave të vlerësimit të kërkesave për azil. Protokolli për Migracionin parashikon se të huajt kanë akses në kujdesin shëndetësor dhe mbrojtje juridike gjatë kohës së qëndrimit në qendrat e pritjes. Sipas Protokollit për Migracionin, migrantët kanë mundësinë e asistencës së shërbimeve juridike të specializuara, si dhe të aksesit në gjykatë. 11.2.3.

Pretendimi për cenimin e së drejtës për mbrojtje ndërkombëtare është i pabazuar, duke qenë se ligji shqiptar dhe Protokolli për Migracionin kanë fusha të ndryshme zbatimi dhe qëllime të ndryshme, për rrjedhojë nuk ka konflikt ndërmjet tyre. Ligji shqiptar vepron në fushat përkatëse të caktuara në të, ndërsa Protokolli për Migracionin zbatohet për çështje të veçanta të rregulluara në të, përfshirë përdorimin e zonave dhe menaxhimin e flukseve migratore. Refugjatët dhe azilkërkuesit mbrohen nga ligji ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe kjo fushë e ligjit zbatohet për të gjithë migrantët që rregullon Protokolli për Migracionin. 11.2.4.


Pretendimi për cenimin e parimit të barazisë përpara ligjit nuk qëndron, pasi nëse migrantëve u refuzohet kërkesa për azil nga autoritetet italiane, ata kanë të drejtë, njësoj si çdo individ tjetër, të paraqesin kërkesë për mbrojtje pranë autoriteteve shqiptare dhe në këtë rast ata trajtohen prej këtyre të fundit pa asnjë diskriminim. 11.2.5.

Pretendimi për mungesën e garancive në respektimin e parimit të moskthimit dhe mosnënshtrimit të dëbimit kolektiv mbetet i ngritur apriori, mbi paragjykime dhe pa bazë reference kushtetuese, ligjore ose faktike. Protokolli për Migracionin nuk parashikon dëbim kolektiv të migrantëve. Afati i qëndrimit të tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk mund të jetë më i gjatë sesa periudha maksimale e lejuar nga legjislacioni përkatës italian. Autoritetet italiane në përfundim të procedurave të kryera në përputhje me legjislacionin italian kryejnë largimin e migrantëve nga territori shqiptar. Në rast mosrespektimi të detyrimeve nga pala italiane, pala shqiptare ka të drejtën e denoncimit dhe zgjidhjes së Protokollit për Migracionin në mënyrë të njëanshme, sipas parashikimeve të tij”

gjykata kushtetuese marreveshja rama meloni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj