7 Dhjetor 2024, 20:25
Nga N.F
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala duke folur lidhur me Matrix, që është çkoduar së fundmi nga autoritetet ndërkombëtare, tha se ky aplikacion është shumë më kompleks se aplikacionet Encrochat dhe Sky ECC. Lala në emisionin “Kjo Javë” në News24 tha se janë dashur plot 3 vjet për për ta zbërthyer ‘Matrix” dhe nga përgjimi i 3 muajve të fundit janë evidentuar 2.3 mln mesazhe.
Gazetarja u shpreh se jo të gjithë ata që kanë përdorur aplikacionin Matrix do të thotë se kanë kryer veprimtari kriminale. Ajo shtoi se ka pyetur Europol dhe i kanë konfirmuar që shqipja është një nga 33 gjuhët e përdorura.
“Kam pyetur Europol dhe më kanë konfirmuar që shqipja është një nga 33 gjuhët e përdorura. Së pari do të ndahen mesazhet sipas gjuhëve, më pas do të shihet përmbajtja e tyre. Faza e tretë është dërgimi me letër porosi, pra Shqipëria kërkon të dhëna, për komunikimet.
I dyshuari për një seri krimesh Nuredin Dumani, i cili është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, ka përmendur për herë të parë këtë aplikacionin Matrix dhe ka pasur komunikime me Suel Çelën. Besoj se personi i parë që do të kërkohen të dhëna janë ato të Dumanit, çfarë përmbajnë komunikimet, a përputhen me Matrix, a i ka rrëfyer të gjitha krimet?”, tha Lala.
Ajo theksoi se momentalisht nuk jemi në gjendje të kuptojmë se si është përdorur ky aplikacion, apo si janë regjistruar personat që e kanë përdorur, me emrin e tyre apo me emra të tjerë.
klodiana lala matrix
Aktualitet
7 Dhjetor 2024, 20:21
N.F
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala duke folur për veprimet hetimore të fundit nga SPAK, bazuar në urdhërat e GJKKO-s&eu...
Aktualitet
7 Dhjetor 2024, 18:42
ZH.LL
Kozma Papa
LONDËR- Kozma Papa, 22-vjeçari që jetonte jashtë Londrës, vrau me thikë bashkatdhetarin e tij Bledi Petraj, 37 v...
Aktualitet
7 Dhjetor 2024, 17:38
N.F
Ledjona Xheladinaj
DIBËR- Një aksident është regjistruar ditën e djeshme në fshatin Melan të Dibrës. Mëso...
Aktualitet
7 Dhjetor 2024, 17:09
N.F
Viktima
ITALI- Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së 6 dhjetorit në I...
Aktualitet
7 Dhjetor 2024, 16:53
N.F
Arma
TIRANË- Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar ditën e sotme në Tiranë. Në lidhje me ngjarjen &eum...
Aktualitet
7 Dhjetor 2024, 16:41
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 42-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i tij ka ...
Aktualitet
7 Dhjetor 2024, 16:27
N.F
Foto
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar në Greqi. Mësohet se n&eum...
Aktualitet
7 Dhjetor 2024, 16:01
N.F
Hetimet
ITALI- Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet italiane në Torinë. Mësohet se arrestimi i tyr...
Aktualitet
7 Dhjetor 2024, 15:56
ZH.LL
policia
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një polic dhe tre persona të tjerë. Në pranga ka rënë punjonësi...
Aktualitet
7 Dhjetor 2024, 15:37
ZH.LL
GJKKO
TIRANË- GJKKO ka vendosur në seancën e sotme vazhdimin e masës së sigurimit personal "Arrest me burg" ndaj Murat Gjunikut, i...