Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të arrestuarit janë identifikuar si 36-vjeçari Shaban Tusha, 21-vjeçari Dario Sefa dhe 17-vjeçari me inicialet J. B.
DURRËS- Policia ka vënë në pranga 3 persona në lidhje me një operacion të zhvilluar së fundmi. Mësohet se nga operacioni “The Wrong Meeting” janë zbuluar dhe sekuestruar 6.2 kg kanabis në formë boçeje. Gjithashtu janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë së bashku me një sasi municioni luftarak, dy jelekë antiplumb, pajisje për përshtatjen e ambientit për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, dy automjete dhe 6 aparate celularë.
Të arrestuarit janë identifikuar si 36-vjeçari Shaban Tusha, 21-vjeçari Dario Sefa dhe 17-vjeçari me inicialet J. B. Në kërkim u shpall 39-vjeçari Gersi Sallufi dhe 33-vjeçari Mario Lluca. Po vijon puna për kapjen e tyre.
Njoftimi i plotë:
Durrës / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit të lëndëve narkotike me anë të llambave, të shitjes së saj, si dhe për goditjen e armëmbajtjes pa leje.
Finalizohet operacioni policor i koduar “The ërong Meeting”. Sekuestrohen gjithsej 6.2 kg kanabis në formë boçeje (dyshohet e prodhuar me llampa), një armë zjarri pistoletë së bashku me një sasi municioni luftarak, dy jelekë antiplumb, pajisje për përshtatjen e ambientit për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, dy automjete dhe 6 aparate celularë.
Janë vënë në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë. Dy prej të arrestuarve u kapën në flagrancë në zonën e Golemit gjatë shkëmbimit të një sasie kanabisi, ndërsa tjetri posedonte armën e zjarrit, një sasi tjetër të lëndës narkotike dhe pajisjet që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, finalizuan operacionin policor të koduar “The ërong Meeting”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe të armëmbajtjes pa leje.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: Shaban Tusha, 36 vjeç, banues në Vorë, Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”;
Dario Sefa, 21 vjeç, banues në Peqin, Elbasan dhe J. B., 17 vjeç, banues në Golem, Durrës, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Gersi Sallufi, 39 vjeç, dhe Mario Lluca, 33 vjeç, të dy banues në Peqin, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.
Shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në një parking në zonën e Golemit, Durrës, Sh. T. dhe D. S., në momentin e shkëmbimit të një sasie lënde narkotike kanabis në formë boçeje me peshë 4.5 kg.
Nga hetimet e kryera, në këtë aktivitet ishte i përfshirë edhe shtetasi J. B., i cili banonte përkohësisht në një ambient pranë parkingut, ku pas kontrollit të ambientit ku banonte, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe 1.1 kg lëndë narkotike kanabis.
Në vijim të operacionit, nga sherbimet e Komisariatit te Policise nr.7 Tirane, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Sh. T., u gjet dhe u sekuestrua 600 gram lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri e dyshuar pistoletë, së bashku me një sasi municionesh luftarake (fishekë), dy jelekë antiplumb, si dhe pajisje për përshtatjen e ambientit për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.
Nga hetimet ka rezultuar se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe shtetasit G. S. dhe M. Ll., të cilët janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve po vijon puna për identifikimin dhe dokumentimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Pamje nga dhuna KOSOVË- Një rast dhune mes disa vajzash është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në një karbu...
Foto POGRADEC- Policia ka vënë në pranga 52-vjeçarin Jetmir Muçllari në lidhje me përplasjen fizike të regjistr...
Foto KSAMIL- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e pronarit të "Euro Hotel Ksamil", Albert Pashaj. N&...
Foto SARANDË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Studenti” në qytetin br...
Foto TIRANË- Dy autorët e dyshuar të vrasjes së 23- vjeçarit Renis Dobra janë transferuar në paraburgimin e burgut 313...
Viktima SHËNGJIN- Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e djeshme në shëtitoren e Shëngjinit ku humbi jetë...
Foto TIRANË- Nga Gana në Tiranë, gjatë këtij sezoni turistik është shtuar ndjeshëm numri i punonjësve të ...
Foto SARANDË- Tregtarja, Bardha Nesturaj ditën e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes pas videos virale e cila u s...
Foto ilustruese TIRANË- Deri në vitin 2024 në vend kishte 11.2 mijë të huaj, të pajisur me leje pune dhe vërtetime pune,...
Foto TIRANË- Në vend do të vijojë i nxehti afrikan. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të lart...