Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Automjeti tip "Land Rover Defender" ka targa zvicerane, por nuk janë të lexueshme nga kamerat e sigurisë, ndërsa brenda mendohet se është futur motori me të cilin vrasësi u largua nga vendi i ngjarjes.
LEZHË- Dosja.al ka siguruar foton e e mjetit me të cilin dyshohet se është larguar nga Lezha autori që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulajt në Shëngjin. Automjeti tip "Land Rover Defender" ka targa zvicerane, por nuk janë të lexueshme nga kamerat e sigurisë, ndërsa brenda mendohet se është futur motori me të cilin vrasësi u largua nga vendi i ngjarjes. Më pas, janë larguar në drejtim të Shkodrës.
Sot, Policia ka shoqëruar disa emra të njohur të krimit në Shkodër për të dhënë dëshminë e tyre. Por pas dëshmisë i ka lënë të lirë, pasi nuk kanë arritur që të gjejnë prova. Po ashtu Prokuroria Lezhë me ndihmën e policisë po ashtu po kalojnë në sitë të gjithë konfliktet dhe mosmarrëveshjet e mëparshme të biznesmenit Nikulaj, me shpresën se do të gjejnë diçka për të zhbllokuar hetimet për vrasjen e tij.
Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e së mërkurës kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit.
Autori, siç u pa nga pamjet, mban një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën.
Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori./Dosja.al
Foto ilustruese KAVAJË- Kur na ndajnë më pak se tre javë nga zgjedhjet lokale të 14 majit, një incident është regji...
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Aksident në Gjirokastërnë vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”. Në aksident janë p...
Vrasësi i Ardian Nikulajt LEZHË- Lëvizjet e autorit para dhe pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin treguan se...
Pamje nga kontrollet SARANDË- Ndërpriten kërkimet sot për të nisur sërish nesër në fshatin Vrinë për dy t...
Foto ilustruese SARANDË- Zhdukja e dy 46-vjeçarëve në Sarandë ka ngritur "në këmbë" Policinë e Shtetit. P&eu...
Preng Gjini MIRDITË- Tre vjet pas atentatit me tritol ndaj Preng Gjinit, Prokuroria ka pezuluar hetimet lidhur me ngjarjen dhe dosja i është...
Pamje nga aksidenti SHKODËR- Një aksident ka ndodhur mesditën e së dielës në aksin Shkodër-Velipojë, ku një au...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Tiranës i ka dhënë urdhër mbrojtje 28-vjeçares që u mbajt peng një javë dh...
Foto ilustruese SKRAPAR- Një konflikt i çastit, për motive të dobëta, për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi te...
Foto ilustruese TIRANË- Një vajzë...apo sherri me djalin e një "të forti"? Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i vrasjes s&e...