LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbulohet një laborator droge në Lezhë! Arrestohen 3 persona dhe sekuestrohen armë e municione

Në kuadër të këtij operacioni, policia ka sekuestruar 8.8 kg kanabis, 1064 bimë kanabis, 960 fidanë të mbjellë në kubikë, 850 fara të dyshuara narkotike kanabis dhe 106 llamba me transistor që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

27 Janar 2026, 14:57 Nga E.d
Zbulohet një laborator droge në Lezhë! Arrestohen 3 persona dhe
Foto ilustruse

LEZHË- Policia ka zbuluar ditën e sotme një laborator droge në Lezhë. Në lidhje me këtë janë arrestuar tre persona, mes tyre një punonjës i OSHEE-së, i dyshuar për shpërdorim detyre dhe si bashkëpunëtor për kultivimin e bimëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni, policia ka sekuestruar 8.8 kg kanabis, 1064 bimë kanabis, 960 fidanë të mbjellë në kubikë, 850 fara të dyshuara narkotike kanabis dhe 106 llamba me transistor që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu është sekuestruar 1 armë zjarri automatik me dy krehra me fishekë, 1 pistoletë sportive me fishekë, 1 automjet dhe 4 celularë.

Njoftimi i policisë

Armë zjarri e sportive, municion luftarak, kokainë, kanabis, ambiente të përshtatura për kultivimin të kanabisit, fara kanabisi dhe qindra bimë kanabisi të kultivuara. Finalizohet operacioni i koduar “Second floor”. Zbulohen në një objekt trekatësh në fshatin Rrilë, 4 ambiente të përshtatura për kultvimin e bimëve narkotike dhe tharjen e tyre, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Sekuestrohen 8.8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis (e tharë), 1064 bimë, 960 fidanë dhe 850 fara kanabisi, 106 llamba elektrike, 180 gramë Kokainë, 3 armë zjarri, 2 armë sportive, 1 automjet dhe 4 celularë. Nga hetimet dyshohet se kjo veprimtari kriminale kryhej prej disa muajsh. Kapen në flagrancë në këto ambiente dhe vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir). Vihet në pranga dhe 1 punonjës i OSHEE-së, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Vihen në hetim 4 punonjës të tjerë të OSHEE-së, për shpërdorim detyre.

Shërbimet e Komisariatit te Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionit e siguruara për një rast të kultvimit të bimëve narkotike, në një objekt në fshatin Rrilë, kanë organizuar operacionin e koduar “Second floor”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në objektin 3-katësh dhe kanë kontstatuar se në katin e dytë të këtij objekti, ishin pështatur 4 ambiente për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, dhe për tharjen e tyre, me qëllim përgatitjen për shitje. Nga verifikimet rezultoi se në këtë objekt kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në këtë ambient dhe kanë arrestuar shtetasit: A. Gj., 57 vjeç dhe A. GJ., 22 vjeç, babë e bir, të dyshuar si autorë të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të veprimeve për rastin:

-u arrestua shtetasi Gj. D., 59 vjeç, punonjës i OSHEE-së, i dyshuar për shpërdorim detyre dhe si bashkëpunëtor për kultivimin e bimëve narkotike;
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 punonjës të OSHEE-së, shtetasit M. P., A. Gj., E. R dhe O. T., të dyshuar për shpërdorim detyre.

Nga kontrolli i kryer në katin e dytë të objektit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: -8.8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis (e tharë), 1064 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 960 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të mbjellë në kubikë, 850 fara të dyshuara narkotike kanabis, 106 llamba me transistor që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike; -1 armë zjarri automatik me dy krehra me fishekë, 1 pistoletë sportive me fishekë, 1 automjet dhe 4 celularë.

Nga kontrolli i kryer në banesat e shtetasve të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 180 gramë lendë e dyshuar narkotike Kokainë, 1 pistoletë me mulli, 1 armë zjarri pushkë dhe 1 armë sportive.

Nga hetimet dyshohet se kjo veprimtari kriminale kryhej prej disa muajsh. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të saj dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet proceduralë do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

lezhë 3 persona municione

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj