5 Korrik 2025, 12:16
Nga M.B
Foto ilustruese
KAVAJA- Dy kineze janë arrestuar në Qerret të Kavajës pasi ushtronin prostitucion në një apartament që ato kishin marrë me qira. Ndërkohë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale 6 shqiptarë, klientë që dyshohet se kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës.
Nga hetimet rezultoi se dy kinezet kishin hyrë në Shqipëri si turiste dhe përmes komunikimeve në rrjetet sociale, siguronin klientë, duke ofruar shërbime seksuale kundrejt vlerave monetare nga 80 deri në 200 euro. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në euro dhe dollarë dhe 2 telefona celularë, të përdorur për komunikime me klientët.
Njoftimi:
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të prostitucionit. Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi dyjavor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Baza”. Goditet një bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas një hetimi intensiv dhe të mirëorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Baza”, në kuadër të të cilit u dokumentua dhe u godit një rast i ushtrimit të prostitucionit. Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetaseve kineze:
C. Y., 42 vjeçe dhe Y. Sh., 41 vjeçe, të dyja të dyshuara për veprën penale “Prostitucioni”. Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale 6 shtetas shqiptarë, klientë që dyshohet se kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës. Nga hetimet rezultoi se dy shtetaset e huaja kishin marrë me qira një apartament në Qerret dhe, përmes komunikimeve në rrjetet sociale, siguruan klientë, duke ofruar shërbime seksuale kundrejt vlerave monetare nga 80 deri në 200 euro.
Dy shtetaset kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë si turiste, ndërsa në realitet ushtronin aktivitet të paligjshëm me qëllim përfitimi financiar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në euro dhe dollarë dhe 2 telefona celularë, të përdorur për komunikime me klientët. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.
eva kavaja
Aktualitet
5 Korrik 2025, 11:47
E. D
Skerdi Sina
TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Skerdi Sinën, ...
Aktualitet
5 Korrik 2025, 11:37
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KOSOVA- Pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejt të Policisë së Kosov&eu...
Aktualitet
5 Korrik 2025, 11:07
M.B
Alban Dervishi
SHBA- Ambasada e Amerikane në Tiranë ka përgëzuar shqiptarin Alban Dervishi për marrjen e komandës së ani...
Aktualitet
5 Korrik 2025, 10:34
foto ilustruese
KOSOVË- Komuna e Drenasit ka njoftuar se zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin në malin e Goleshit, dh...
Aktualitet
5 Korrik 2025, 10:33
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Ylli Brahimaj, 65-vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dh&eum...
Aktualitet
5 Korrik 2025, 10:23
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Në kryeqytetin e Kosovës, dhjetëra mijëra banesa janë të banuara, por pa dokumentin më të r...
Aktualitet
5 Korrik 2025, 10:21
E. D
pamje nga aksidenti
VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë. Konkretisht ...
Aktualitet
5 Korrik 2025, 09:56
E. D
Ilir Proda
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka deklaruar se operacioni i fundit i finalizuar nga...
Aktualitet
5 Korrik 2025, 09:54
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar sërish në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Bëhet me dije...
Aktualitet
5 Korrik 2025, 09:40
M.B
Radha
QAFË BOTË- Vijojnë edhe sot radhët kilometrike në pikën doganore të Qafë Botës pas arrestimit të 1...