LIVE UPDATES
Aktualitet

Zëri i Amerikës/ Arrestimet për sterilizimin, gjykata kërkon të hetohen lidhjet e ish-ministrit Ilir Beqaj

Duket se është vetëm fillimi i pjesës së dukshme të aferës korruptive të koncensionit 100 milionë dollarë të nënshkruar në dhjetor 2015 nga ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

19 Gusht 2023, 22:34 Nga m.s
Zëri i Amerikës/ Arrestimet për sterilizimin, gjykata kërkon
Ilir Beqaj dhe Edi Rama

Në Tiranë, hetimet e Prokurorisë së Posaçme SPAK për koncensionin 10-vjeçar të sterilizimit mund të përfshijnë një numër më të madh zyrtarësh për shpërdorim detyre. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e orientoi Prokurorinë e Posaçme që të shtrijë hetimet edhe mbi përgjegjësitë e 6 personave të tjerë; për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish ministrin e Financave Shkëlqim Cani, si dhe për katër komisionerë të prokurimeve.

Në vendimin prej 348 fletëve mbi arrestet me burg për ish zëvendës ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, Gjykata thekson se provat e SPAK-ut evidentojnë shkelje ligjore edhe nga dy ish ministrat dhe 4 komisionerët.

Arrestimi i ish zëvendës ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit të sterilizimeve spitalore Ilir Rrapaj nën akuzat e mashtrim, falsifikim dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Por kjo duket se është vetëm fillimi i pjesës së dukshme të aferës korruptive të koncensionit 100 milionë dollarë të nënshkruar në dhjetor 2015 nga ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Dy prej protagonistëve të procesit, Rrapaj dhe Rrjepaj, janë tashmë në arrest me burg, dy të tjerë - drejtorët ekonomikë dhe juridikë janë në arrest shtëpie, katër komisionerë të koncensionit në detyrim paraqitje, ndërsa GJKKO e ka orientuar SPAK të zgjerojë hetimet edhe ndaj ish ministrit Ilir Beqaj dhe ish ministrit të financave Shkëlqim Cani.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar thekson në vendim se “pavarësisht qëndrimit të prokurorisë, nga analiza e provave të administruara dhe të para në unitetin e tyre, në to evidentohen shkelje të akteve ligjore e nënligjore, të cilat ngrihen në nivelin e përgjegjësive penale për ish ministrin e Shëndetësisë Beqaj dhe ish ministrin e Financave Cani, si dhe për katër komisionerë të prokurimit publik”.

GJKKO vëren se nga moria e të dhënave hetimore del se fituesi i këtij koncensioni ishte paracaktuar nga drejtuesit e ministrisë së shëndetësisë para se të nisnin procedurat formale, madje fituesit parapërgatitën dokumente dhe përshtatën kriteret ligjore në mënyrë që të siguronin fitoren.

Hetimet kanë vërejtur shkeljen e barazisë së konkurrentëve në garë, fryrje artificiale dhe shumëfishimin e kostove dhe çmimeve, falsifikimin e dokumenteve dhe shifrave statistikore, kalimin e qendrës së re të sterilizimeve të QSUT-së në përdorim të koncensionarit, llogaritje të pasakta ekonomike dhe shkelje ligjore, gjë që ka nxitur dyshimet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.

Në vendimin e GJKKO-së mbi masat e arrestit të tyre dhe 6 zyrtarëve të shëndetësisë thuhet se ish ministri Beqaj dhe zëvendësi i tij Rrjepaj kishin njohje dhe takime të vazhdueshme qysh nga dhjetori i vitit 2013 me biznesmenin Rrapaj, pra dy vjet para se ky të fitonte koncensionin e sterilizimeve spitalore.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vërejti gjatë hetimeve se, në emailet mes tyre ish zëvendësministri Rrjepaj merr udhëzime nga biznesmeni Rrapaj për veprimet, që duhet të kryejë në rajonin e Umbrias, pjesë nga studimi i fizibilitetit me logot dhe adresat e kompanisë Investital, në komunikime ku tregohet se ata të dy kanë njohje dhe marrëdhënie të afërt miqësore me njëri-tjetrin.

Ata kanë studiuar për mjekësi në të njëjtat vite, i kanë ndërprerë ato në të njëjtin vit dhe i kanë rinisur në të njëjtin vit.

Biznesmeni Rrapaj, ish ministri i Shëndetësisë Beqaj dhe zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj kanë udhëtuar së bashku me avion nga Italia në qershorin e 2014, periudhë që sipas hetimeve përkon me veprimet përgatitore të koncensionit.

Po ashtu biznesmeni Rrapaj dhe ish zëvendës ministri Rrjepaj udhëtuan së bashku me avion drejt Italisë në mars 2015, periudhë që përkon me shpalljen e njoftimit të tenderit brenda afatit të dorëzimit të ofertave, vërejnë hetuesit.

Kompanitë operatore fituese ishin informuar për detaje të koncensionit të patën 6 muaj para se të shpallej kontrata 10-vjeçare, madje ata e dinin më herët se kjo procedurë do të ishte koncension dhe jo prokurim i zakonshëm.

Rrapaj bëri një regjsitrim formal të kompanisë së tij në Prishtinë si subjekt tatimor, ku deklaroi si punëtor të vetëm të kompanisë veten e tij me pagë 200 euro, ndërsa ajo nuk ka si veprimtari dizinfektimin e sallave kirurgjikale.

SPAK vëren se operatorët fitues kanë patur dijeni të plotë për procedurat e koncensionit dhe kanë parapërgatitur dokumentacionin para se kontrata të shpallej më 13 shkurt 2015.

Ilir Rrapaj mbante kontakte të vazhdueshme me ministrinë e Shëndetësisë, dhe sipas hetimeve ai e regjistroi kompaninë e tij Investital LLC në Prishtinë një muaj pasi fluturoi në Itali me dy drejtuesit e ministrisë së shëndetësisë, Beqaj e Rrjepaj, dhe një muaj para se të dilte urdhëri i ministrit për ngritjen e komisionit mbi dhënien e koncensionit.

Rrapaj ka udhëtuar edhe me automjetet e zyrtarëve drejtues të ministrisë së shëndetësisë, mes të tjerave, edhe drejt Kosovës.

Pasi ish ministri Beqaj dhe biznesmeni Rrapaj nënshkruajnë kontratën e koncensionit 10 vjeçar për afro 100 milionë dollarë në dhjetor 2015, një varg fluturimesh ajrore të tjera drejt Italisë kanë kryer ata, si dhe ish zëvendësministri Klodian Rrjepaj së bashku me administratorë të kompanisë fituese në vitin 2016 dhe 2017.

Ndërsa koncensioni është duke u zbatuar në vitin e tetë të tij, dhe 8 persona janë në hetim, GJKKO-ja orientoi SPAK-un që krahas masave të deritanishme, të zgjerojë hetimet mbi përgjegjësitë penale të dy ish ministrave Beqaj dhe Cani si dhe 4 komisionerëve të prokurimeve. Burimi i lajmit VOA

spak sterilizimi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj