LIVE UPDATES
Aktualitet

Zëri i Amerikës: Ish-të burgosurit e Spaçit kërkojnë distancimin e politikës nga diktatura

Të burgosurit politikë të Spaçit dhe burgjeve të të tjera të regjimit komunist u kërkuan autoriteteve të japin një fond për rehabilitimin e Muzeut të Spaçit, ndërsa në kryeqytet kërkuan të nderohen protagonistët e revoltës antikomuniste në njërin nga burgjet më të egra të diktaturës Pal Zefi, Hajri Pashaj, Dervish Bejko dhe Skënder Daja me shokë.

16 Janar 2023, 21:07 Nga k.m.
Zëri i Amerikës: Ish-të burgosurit e Spaçit
Burgu i Spaçit

Në Tiranë, pjesëmarrës të revoltës antikomuniste në burgun e Spaçit si dhe Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë i kërkuan autoriteteve më të larta të shtetit dhe politikës, që të punojnë për kujtesën kombëtare, duke dënuar diktaturën komuniste. Këtë vit mbushen 50 vjet nga Revolta e Spaçit, ku të burgosurit politikë protestuan me flamurin kombëtar pa yllin komunist.

Por pjesëmarrës të asaj proteste, pohuan se ende sot nuk është kryer distancimi nga diktatura, ndërsa politika dhe administrata nuk kanë parandaluar përfshirjen në to të personave, që i shërbyen regjimit komunist. Të burgosurit politikë të Spaçit dhe burgjeve të të tjera të regjimit komunist u kërkuan autoriteteve të japin një fond për rehabilitimin e Muzeut të Spaçit, ndërsa në kryeqytet kërkuan të nderohen protagonistët e revoltës antikomuniste në njërin nga burgjet më të egra të diktaturës Pal Zefi, Hajri Pashaj, Dervish Bejko dhe Skënder Daja me shokë.

Pjesëmarrësit e mbetur ende në jetë nga revolta e antikomuniste në burgun e Spaçit u mblodhën sot në Muzeun Kombëtar për të kujtuar vuajtjet e tyre të padrejta për dënimet e motivuara politikisht si kundërshtarë të regjimit. Ata theksuan se në këto 32 vite pluralizëm politik asnjë herë nuk u bë mjaftueshëm për rehabilitimin e të dënuarve politikë, dënimin dhe distancimin nga ai regjim kriminal, ndërsa njerëz të tij ende janë të pushtetshëm dhe pengojnë de-komunistizimin e shoqërisë.

“Shqiptarët janë të pakët për t’u ndarë në palë të kundërta. Kundrejt nesh është ushtruar genocid dhe veprat tona për ta kundërshtuar këtë genocid disa grupime janë munduar ta shuajnë duke u dhënë legjitimitet banditëve. Edhe thonë se janë shqiptarë, por ata nuk kanë asnjë pikë gjak shqiptar. Ata përçudnuan kufomat. Ata torturuan njerëzit e lidhur. Pala e munduar dhe e sfilitur prej diktaturës komuniste ka dhënë burra të mëdhenj, që kanë ngritur lart flamurin kombëtar. Sa herë që pushteti merret majtas, ata jo vetëm që nuk nderohen, por shpesh herë duan edhe t’i poshtërojnë”, thotë Demir Pojani, ish i burgosur politik.

Organizator i tubimit ishte Unioni Mbarëkombëtar për Integrimin e ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve politikë të Shqipërisë.

Drejtuesi i Unonit, Besim Ndregjoni, theksoi se ende pas 50 vjetësh nga ajo revoltë dhe 32 vjet pas rrëzimit të regjimit komunist, ish të dënuarit politikë të atij regjimi kanë mungesa të mëdha në jetën, shëndetin dhe ekonominë e tyre, dhe se atyre ende u nxirren pengesa me afate dokumentash, me nene bllokuese, ende nuk nderohen dhe nuk u flitet të rinjve për sakrificat e tyre, për burgun e padrejtë dhe punën e detyruar gjysmë shekulli në miniera dhe ndërtime të infrastrukturës.

“Demokracinë e prunë këta burra, që nuk patën frikë nga plumbat dhe hekurat. Këta janë heronjtë e lirisë. Këta janë e vërteta e historisë së krimit komunist. Politika gjatë 32 viteve po përpiqet të shkombëtarizojë kujtesën e krimit komunist dhe të paraqesë si autorë të ndryshimit të sistemit politik xhelatët dhe bijtë e xhelatëve”, tha Ndregjoni.

Spaçi ishte një nga burgjet më të egra të diktaturës, ku të burgosurit politikë, detyroheshin për shumë vite të punonin në minierë për të nxjerrë mineral në kushte çnjerëzore. Në vitin 1973 atje shpërtheu një revoltë me thirrjet “Poshtë Komunizmi”, “Rroftë Shqipëria e Lirë”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Protuestuesit, edhe pse të burgosur, ngritën flamurin kombëtar pa yllin komunist mbi shqiponjë, të cilën e pikturuan vet ata. Revolta u shtyp me dhunë të pashembullt nga diktatura, duke pushkatuar 4 prej protestuesve, duke ridënuar 80 të tjerë, pas torturash të rënda gjatë hetuesisë./VOA

burgu i spaçit

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Janar 2023, 20:10 k.m.

Kostituohet KED për vitin 2023

Mbledhje e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Dre...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj