LIVE UPDATES
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ Çela takim me Celibashin: Jemi në moment të fundit të hartimit të një sërë masash, do bashkëpunojmë edhe me Policinë e Shtetit

Celibashi tha se diskutimet mes tyre u fokusuan në rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional për të garantuar një proces zgjedhor të ndershëm, të lirë dhe të pacënuar nga paligjshmëria.

11 Shkurt 2025, 14:01 Nga r.ll
Zgjedhjet e 11 majit/ Çela takim me Celibashin: Jemi në moment
celibashi, cela

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar sot një takim me kreun e Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çelën lidhur me zgjedhjet e 11 majit.  Në në deklaratë për mediat, Çela tha se synohet bashkëpunim maksimal i KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa shtoi se janë në momentet e fundit të hartimit të masave për zgjedhjet e 11 majit.

"Maksimim i eficencës mes KQZ dhe Prokurorisë, synojmë thelbësisht transmetimin e informacionit dhe përgjigjja në kohë reale e Prokurorisë ndaj çdo sinjalizimi që ka të bëjë me shkelje. Çdo masë që do të merret do të jetë brenda kuadrit ligjor, jemi në moment të fundit të hartimit të një sërë masash, po bashkëveprojmë edhe me policinë e shtetit masa gjithpërfshirëse maksimizim i kapaciteteve njerëzore dhe fizike.", u shpreh kryeprokurori. 

Celibashi nga ana tjetër, ndau përmes një postimi në rrjetet sociale detaje nga takimi me kryeprokurorin Çela. Sipas tij, diskutimet mes tyre u fokusuan në rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional për të garantuar një proces zgjedhor të ndershëm, të lirë dhe të pacënuar nga paligjshmëria.

Në përfundim të takimit, është dakordësuar një qasje e re, për të hetuar dhe ndjekur penalisht shkeljet e ligjit zgjedhor, veçanërisht ato që lidhen me veprat penale të hetueshme nga Prokuroria në procesin elektoral. Ky angazhim synon parandalimin dhe ndëshkimin e çdo përpjekjeje që cënon integritetin e zgjedhjeve. Celibashi bën me dije se KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme do të shtrijnë bashkëpunimin edhe me Policinë e Shtetit, në të gjithë territorin e vendit.

REAGIMI I PLOTË: 

Sot zhvilluam një takim pune me Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, z. Olsian Çela. Diskutimet u fokusuan në rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional për të garantuar një proces zgjedhor të ndershëm, të lirë dhe të pacënuar nga paligjshmëria.

Në përfundim të takimit, u dakordësuam mbi një qasje të re, më proaktive, për të hetuar dhe ndjekur penalisht shkeljet e ligjit zgjedhor, veçanërisht ato që lidhen me veprat penale të hetueshme nga Prokuroria në procesin elektoral. Ky angazhim synon parandalimin dhe ndëshkimin e çdo përpjekjeje që cënon integritetin e zgjedhjeve.

Për të forcuar mbikëqyrjen dhe ndërhyrjen e shpejtë në rastet e parregullsive zgjedhore, KQZ Shqiperi dhe Prokuroria e Përgjithshme do të shtrijnë bashkëpunimin edhe me Policinë e Shtetit, në të gjithë territorin e vendit.

Gjithashtu, dy institucionet do të vendosin në funksionim një protokoll koordinimi institucional, i cili do të përfshijë caktimin e personave të kontaktit nga Prokuroria e Përgjithshme, të stacionuar pranë KQZ-së, me akses të plotë në kohë reale të informacionit që vjen nga çdo qendër zgjedhore.

Prokurori i Përgjithshëm më bëri me dije se janë duke u planifikuar një sërë masa në drejtim të organizimit të strukturave të prokurorisë që do të trajtojnë çështjet dhe detyrat zgjedhore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, duke adresuar në kohë çdo aktivitet të paligjshëm që mund të dëmtojë zgjedhjet.

Protokolli i koordinimit institucional për procesin zgjedhor do të garantojë shkëmbim të shpejtë dhe profesional të të dhënave, si dhe bashkëpunim të ngushtë për ndjekjen e rasteve të shkeljeve të ligjit zgjedhor. Së bashku me Prokurorin e Përgjithshëm riafirmuam angazhimin maksimal për të garantuar një proces zgjedhor të besueshëm dhe të mbrojtur nga çdo formë ndërhyrjeje apo abuzimi.

ilirjan celibashi olsian çela

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj