Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministria e Punëve të Brendshme tha se nuk kishte shkelje të mëdha gjatë procesit zgjedhor. Punëtorët e ministrisë dhe personeli ushtarak “zbatuan masat për të ofruar siguri publike gjatë zgjedhjeve”, tha kjo ministri përmes një postimi në Telegram.
BJELLORUSI- Udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, ka siguruar mandatin e shtatë, pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale që udhëheqësit e Bashkimit Evropian i kanë cilësuar si “të rreme”.
Me të gjitha votat e numëruara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bjellorusi tha se sipas rezultateve preliminare, Lukashenko ka fituar 86.8 për qind të votave në zgjedhjet e 26 janarit. Kundërshtari i tij, Sergei Syrankov fitoi 3.2 për qind të votave.
Ministria e Punëve të Brendshme tha se nuk kishte shkelje të mëdha gjatë procesit zgjedhor. Punëtorët e ministrisë dhe personeli ushtarak “zbatuan masat për të ofruar siguri publike gjatë zgjedhjeve”, tha kjo ministri përmes një postimi në Telegram. Lukashenko, aleat i Rusisë i cili është në pushtet që tri dekada, pasi votoi deklaroi për mediat se Bjellorusia është një “demokraci e fortë”.
Por, opozita, grupet për të drejtat e njeriut dhe Perëndimi deklaruan të kundërtën. Grupi avokues, Freedom House, me seli në Uashington, në raportin e tij të fundit e ka përshkruar Bjellorusinë si një “shtet autoritar në të cilin zgjedhjet haptazi vidhen dhe liritë civile janë thellësisht të kufizuara”.
Udhëheqësja opozitare, Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila jeton në Lituani, shkroi në X më 26 janar se tubimet kundër zgjedhjeve po mbaheshin në disa qytete në mbarë Evropën, duke shtuar se “Bjellorusia kërkon liri”.
Para zgjedhjeve, zyrtarë të lartë të BE-së vunë në pikëpyetje legjitimitetin e votimeve dhe fitores së pritur të Lukashenkës. Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, tha se zgjedhjet ishin “të rreme”. Ajo shkroi në X se “mesazhi im për popullin e Bjellorusisë është: mbahuni të fortë, keni mbështetjen tonë, diktaturës do t’i vjen fundi”.
Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Kaja Kallas, kritikoi Lukashenkon, duke thënë se ai ka “kapur pushtetin që 30 vjet” dhe po e “rizgjedh veten edhe përmes një votimi të rremë”.
“Kjo është një fyerje flagrante për demokracinë”, shkroi ajo në X.
Megjithatë, Lukashenko hodhi poshtë kritikat e udhëheqësve perëndimor.
“I pranoni ose jo këto zgjedhje: është çështje shijesh. Nuk më bëhet vonë. Kryesorja për mua është se bjellorusët i njohin këto zgjedhje”, tha ai gjatë konferencës për media në Minsk më 26 janar./ REL
Dizajni i ri BELIZE- Belize ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm duke zëvendësuar imazhin e mbret&eum...
Zjarri PARIS- Një zjarr i madh shpërtheu herët të hënën në bashkinë e lagjes së 12-të të Parisi...
pamje nga rruget e gazes GAZA- Mijëra palestinezë të zhvendosur për shkak të luftës po kthehen në veri të Gazë...
Towana Looney SHBA- Një grua amerikane i ka mbijetuar transplantit të organeve të derrit për 61 ditë. Towana Looney, 53, mori vesh...
Foto ilustruese GJERMANI- Kushdo që nuk ka dokumente të vlefshme nuk do të lejohet më të hyjë në Gjermani dhe kontrolle ...
Hyrja në Muzeun e Aushvicit GJERMANI- Anastasiya Huley është 99-vjeçare dhe i kujtohet gjithçka që përjetoi në ...
Foto ilustruese LIBAN- Qeveria libaneze njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se kishte rë...
donald trump UASHINGTON- SHBA nuk do të procedojë më tej me tarifat ndaj Kolumbisë, pasi Kolumbia refuzoi të pranonte emigrant&eum...
Aksident BOLIVI- Nëntëmbëdhjetë persona humbën jetën pasi një autobus doli nga rruga dhe u përmbys në jug...
Yoon Suk Yeol KOREA E JUGUT- Prokuroria ngriti zyrtarisht akuza të dielën ndaj Presidentit të shkarkuar të Koresë së Jugut, Y...