LIVE UPDATES
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe elektorati “gri”! Analiza e DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi

Si komportohet elektorati i ashtuquajtur 'gri' dhe sa peshë ka vota e këtij grupi në zgjedhje?

10 Maj 2025, 08:44 Nga M.L
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe elektorati “gri”!
Foto ilustruese

TIRANË- Rreth 3.7 milionë shtetas, për herë të parë edhe diaspora, janë thirrur të votojnë për parlamentin e ri më 11 maj në Shqipëri. Si komportohet elektorati i ashtuquajtur 'gri' dhe sa peshë ka vota e këtij grupi në zgjedhje?

Klodeta I., inxhiniere në profesion, e ka vendosur tashmë se kujt do t’ia japë votën e saj. Që kur arriti moshën madhore, ajo e ka ushtruar të drejtën e votës, edhe pse në shumë raste ka qenë e lëkundur për të vendosur se cilit kandidat apo subjekt politik do t’i shtonte një votë në numërim. Ajo e konsideron veten elektorat gri, si pjesa më e madhe e miqve të saj.

“Mendoj se elektorati gri është elektorati me arsyen më të shëndoshë në një shoqëri si Shqipëria. Mund ta përkufizoj si mendimi opozitar më i qenësishëm në vendin tonë. Por, për fat të keq ky elektorat po zvogëlohet gjithnjë e më shumë në numra, pasi në mendimin tim, është elektorati që po braktis vendin”, thotë ajo për DW.

Prej rreth 5 vitesh Klodeta jeton larg Shqipërisë dhe punon në një vend të Bashkimit Europian dhe këtë vit votën e dërgon përmes postës, pasi diaspora lejohet të votojë për të parën herë.

Tipologjia e elektoratit gri në Shqipëri

Në teori, shkencat politike e përkufizojnë elektoratin gri si atë pjesë të elektoratit që nuk zgjedh dot mes mundësive që i ofrohen, ose që është indiferent. Po në Shqipëri, cila është tipologjia e elektoratit gri? Politologu Ermal Hasimja thotë për DW, se Shqipëria nuk ka studime të sakta rreth kësaj tipologjie, “por mund të mendohet me njëfarë sigurie se elektorati gri është kryesisht urban dhe me nivel shkollimi dhe ekonomik më të mirë se mesatarja”.

“Pavarësia ekonomike e këtij elektorati e bën më pak të varur nga politika”, thotë Hasimja.

Për Afrim Krasniqin, drejtor i Institutit për Studime Politike, “elektorati gri, sipas studimeve, përbëhet nga 15- 23% dhe ka marrë pjesë aktive në zgjedhje vetëm kur ka pasur rrotacione politike”. Sipas tij, ky elektorat përbëhet nga njerëz të informuar dhe ndërgjegjësuar për politikën, prandaj në shumë raste ky elektorat është refuzues.

“Mendoj që një pjesë e këtij elektorati në këto zgjedhje, do të shtyhet drejt partive të reja. Por fushata aktuale është deri diku negativiste. Nuk krijon një klimë që ngjall besim tek procesi zgjedhor dhe t’i nxisë njerëzit të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Pra, një pjesë e elektoratit gri do të bojkotojë, kurse pjesa tjetër, nëse merr pjesë në votim, do të votojë për partitë e reja politike”, analizon Krasniqi për DW.

Për Klodetën, kjo kategori në Shqipëri është rritur në mënyrë progresive. Arsyet sipas saj, janë të njëjtat me ato për të cilat të rinjtë po largohen nga vendi.

“Programet e partive politike që kanë potencialin të hyjnë në parlament, nuk janë aspak bindëse. Ka një mungesë perspektive afatgjatë për vendin. Gjithashtu vota e ka humbur rëndësinë e saj, për sa kohë blihet lirisht në treg”, thotë ajo.

Ndërsa Krasniqi mendon se elektorati gri penalizohet nga kategoria krejt e kundërt prej tij: Sa më shumë militantë të kemi, siç kemi aktualisht, liderët politikë janë të detyruar të ushqejnë turmat e militantëve dhe të ofrojnë çfarë duan militantët. Nuk ofrojnë një strategji për t’i edukuar militantët, dhe për aq kohë sa përdorin një ligjërim të tillë, elektorati gri ndihet i penalizuar.

(Pa)Fuqia e të (pa)vendosurve

Në Shqipërinë e tranzicionit, politika ka pasur të njëjtët aktorë politikë, thuajse pa figura të reja apo mundësi të larmishme zgjedhjeje. Në këto zgjedhje parlamentare, pas 35 vitesh, përveç partive tradicionale, shqiptarët kanë mundësi të votojnë edhe për partitë e reja që kanë hyrë në skenë.

“Nëse analizojmë kurbën që ka njohur ky elektorat ndër vite, duke përjashtuar periudhat kur ka pasur vota masive si në vitet ’91, 92, ’97, e cila ka qenë votë masive pro apo kundër, në periudha të tjera elektorati gri ka qenë tradicionalist ose refuzues, ose votues i kandidatëve deri diku të moderuar”, thotë Krasniqi.

Sipas tij, elektorati gri në Shqipëri nuk përbën një fuqi vendimmarrëse politike, nuk është aq shumë aktiv dhe është privuar pothuajse gjatë shumicës së proceseve zgjedhore për të ndikuar në politikëbërje: Një elektorat gri ka vlerë kur spektri politik është i hapur, kur ka prurje të reja dhe kur ka më shumë pluralizëm dhe ka dhe më shumë mundësi zgjedhjeje, që deri tani nuk e kemi pasur. Në këto zgjedhje partitë e reja po luftojnë të sigurojnë një minimum të mundshëm në parlament, që do të thotë jo për të qenë aktorë të tretë vendimmarrës politikë.

Për Klodetën, pikëpyetjet për votën e këtyre zgjedhjeve morën fund në çastin kur vulosi “zarfin e diasporës” dhe e dërgoi për Shqipëri.

“Vota është zëri im dhe njëkohësisht shpresa që një ditë dikush të ketë veshë për ta dëgjuar”, përfundon Klodeta.

“Sa më shumë të zerohet elektorati gri në Shqipëri, aq më shumë do të bjerë dominanca e militantëve të partive politike dhe aq më shumë do të kemi hapësirë për demokraci funksionale, për debat politik, për alternativa, për dialog, për konkurrencë, për meritokraci, për transparencë dhe llogaridhënie”, thotë Krasniqi./DW

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj