LIVE UPDATES
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Shefi i ODIHR: Garë e pabarabartë, pati presione mbi votuesit

I pyetur se çfarë e shqetësoi më shumë kreun e misionit ndërkombëtar të monitorimi, Zannier deklaroi se në disa raste, gara elektorale nuk u zhvillua në kushte të barabarta duke nënvizuar se partia në pushtet ishte më e avantazhuar edhe për shkak se kontrollon pjesën dërrmuese të bashkive në vend.

12 Maj 2025, 20:31 Nga r.ll
Zgjedhjet parlamentare/ Shefi i ODIHR: Garë e pabarabartë, pati
lamberto zannier

TIRANË- Kreu i misionit të monitorimit të ODIHR në Shqipëri, Ambasadori Lamberto Zannier ka analizuar gjetjet e raportit paraprak të monitorimit. Diplomati u shpreh në intervistën për A2CNN se çdo shkelje që është artikuluar në raport, si intimidimi i votuesve apo presionet mbi administratën publike janë konstatuar nga vëzhguesit në terren.

I pyetur se çfarë e shqetësoi më shumë kreun e misionit ndërkombëtar të monitorimi, Zannier deklaroi se në disa raste, gara elektorale nuk u zhvillua në kushte të barabarta duke nënvizuar se partia në pushtet ishte më e avantazhuar edhe për shkak se kontrollon pjesën dërrmuese të bashkive në vend.

INTERVISTA:

Siç mund të kuptoni edhe nga fytyra apo sytë e mi, ndjekja e një fushate elektorale dhe gjithë procesit zgjedhor kërkon shumë energji. Si ka qenë misioni juaj në Shqipëri? Do ta cilësonit si intensiv?

Sigurisht, edhe unë ndihem siç ndiheni edhe ju sot. ishte shumë intesive dhe shumë i lodhshëm. Sigurisht mësova shumë rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve. U ndjeva shumë mirë gjatë misionit të monitorimit. Kam udhëtuar, takuar përfaqësues institucionesh, përfaqësues të partive politike, shoqërinë civile. Kam udhëtuar nga veri unë ju, që nga Himara ku kam parë çështjet që lidhen me minoritetet në zgjedhje, deri në Shkodër, nga Elbasani në Durrës. Kësisoj, krahas punës kam zbuluar edhe bukuritë e vendit si në Gjirokastër dhe Berat.

Gjithashtu pata mundësinë të takoja njerëz, të kuptoja më mirë shqetësimet e tyre. kësisoj, kjo kërkonte shumë energji, por besoj se ia vlente të investoheshin që të kuptoje më mirë dinamikat, problemet, si njerëzit ndihen dhe si njerëzit përfshihen në këtë proces të rëndësishëm elektoral në Shqipëri.

Tashmë keni disa javë që ndodheni në Shqipëri dhe keni pasur mundësinë të njiheni më nga afër me kulturën politike të vendit. Siç mund ta keni vënë re, është e zakonshme që partia që humb zgjedhjet të mos i njohë rezultatet – e madje, ndonjëherë, të shkojë edhe më tej duke i kontestuar fort ato. Bazuar në atë që keni parë dhe dëgjuar deri tani, a mendoni se këto deklarata politike pasqyrojnë realitetin në terren?

Nuk dua të flas për progresin apo për hapat mbrapa. nuk jemi këtu për të kuantifuar mënyrën se si Shqipëria po ecën. ne jemi të fokusuar te problemet në vetë vete. Ne i konstatuam ata, i pamë ata, vëzhguesit afatgjatë ishin ata që kaluan më shumë kohë në pika shumë larg Tiranës, ata morën informacione nga interlekutorët lokal, nga njerëzit dhe krijuan një panoramë më të qartë se çfarë po ndodhte dhe ku problemet ishin.

Sigurisht ne patëm monitorime, pamë raportimet medatike për ngjarjet në territori dhe më dhanë idenë se cilat mesazhe po i jepet qytetarëve që votojnë. dhe duke kombinuar të gjithë këto element, mund të pikturojmë panoramën e cila nuk është e gjitha e bardhë e zi, por përmbajnë një sasi ngjyrë grije dhe në disa zona ne ndiejmë se duhet të jemi edhe më të shqetësuar, ndërsa në disa zona të tjera, kemi shprehur edhe më shumë mbështetje në lidhje me organizimin e zgjedhjeve, si KQZ që gjetëm një bashkëpunim shumë pozitiv.

Në panoramën e përgjithshme besoj se është sintetizuar në titullin e konferencës së sotme që zgjedhjet ishin organizuar në mënyrën e duhur, por si pasojë e presioneve dhe problemeve, rezulton se nuk ka qenë një garë e barabartë midis partive politike ku disa parti patën avantazhe në krahasim me të tjerët.

Në disa raste të tjera pamë qeverinë që pati një avantazh në garën elektorale duke përdorur resurset shtetërore pasi partia në pushtet drejton një numër të lartë bashkishë në vend dhe është më e lehtë ta kontrollosh një vend ku qeverisë një numë të lartë bashkishë ku nga përdorimi aklon në abuzimin e resurseve.

Ambasador, një pyetje që mund të tingëllojë disi personale: nëse zgjedhjet në vendin tuaj do të zhvilloheshin në të njëjtën mënyrë si këtu në Shqipëri, do të ndiheshit i qetë apo i shqetësuar?

Unë të bëja të njëjtën pyetje për ju, mendo je janë në sërë çështjesh që do të duhet të adresohen dhe do të përpiqesha ti identifikoja dhe të flisja për to. do të mirëprisja, pasi kjo është diçka që nuk e pash këtu, debatet ndërmjet forcave politike dhe përpara zgjedhjeve, jo vetëm pas zgjedhjeve por edhe para zgjedhjeve, për të identifikuar problematikat që zgjedhësit të jenë të informuar për ta dhe për tu siguruar që kur njerëzit votojnë, ato gjithashtu gjykojnë mbi këto probleme që kanë konstatuar.

Ju shpjeguar shqetësimet me ngjyra, gri dhe të zeza. cilat janë shqetësimet kryesore të ODIHR sa i takon  zgjedhjeve?

Ato janë të listuar në raport, si presioni apo intimidimi i njerëzve sigurisht është diçka që nuk na pëlqen të shohim dhe që njerëzit të vijnë të na thonë që ndihen të frikësuar apo të intimiduar as i takon situatës në përgjithësi. Ata duhet të jenë të lirë të për të marrë pjesë në evente politike dhe jo të detyrohen. Kjo i dekurajon ata që të marrin pjesë në evente të caktuara. Asgjë kërcënuese, por sigurisht diçka detyruese që diçka duhet bërë e diçka jo.

A pati mundësi ODIHR që të shoh shkelje të tilla?

Po! Të jesh në terren arrin të shohësh shumë evente. Kur sheh autobusë arrin të pyesësh njerëz si erdhët këtu dhe disa na thanë që ishim të detyruar të vijim në këtë aktivitet. Sigurisht ne nuk shohim vetëm një çështje por disa element të tjerë. sigurisht që burimet e informacionit janë disa, si partitë politike të cilët shprehin shqetësimit e tyre. dhe sigurisht ato nuk raportohen direkte, por verifikohen, bëjmë një kontroll të fakteve nëse ato janë të bazuara dhe në raste të caktuara bëhen pjesë e çështjeve të cilat duhet të kihet më shumë vëmendje.

Cilat janë, sipas jush, përmirësimet më urgjente që i duhen bërë procesit zgjedhor në Shqipëri?

Një nga funksionet kryesore të këtij misioni është që të dalë me rekomandime konkrete përpara se sa të mbarojë. Ky mision nuk ka mbaruar pasi do të qëndrojmë në Shqipëri edhe për një javë për të parë fundin e numërimit të votave dhe për të parë procesin e ankimimeve që mund të ketë. Më pas ne do të publikojmë raportin përfundimtarë, pasi çfarë është diskutuar sot është raporti paraprak, ku do të ketë edhe rekomandime në të cilat do të reflektohet se çfarë ne kemi parë dhe ne do të bazohemi në prioritizimin e tyre në bazë të konkluzioneve se cilat janë zonat që duhen përmirësuar. Gjëra të cilat ju i shihni që tani në raport si nevoja e një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe të plotë. Ndaj kjo është që tani pjesë e rekomandimeve, së bashku me çështje të ngjashme ndaj ju mund ta merrni vetë me mend se cilat mund të jenë rekomandimet. Por listën finale  të rekomandimeve do ta publikojmë me raportin final./ A2CNN

lamberto zannier zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj