12 Qershor 2026, 11:06
Nga I.A
Eglant Koçi
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për zhdukjen e Eglant Koçit, ngjarje për të cilën autoritetet dyshojnë se është përfshirë Armand Shakaj, i shpallur tashmë në kërkim. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Shakaj dyshohet të ketë organizuar transportimin e automjetit të tij me një karrotrec drejt zonës së Ibës. Hetuesit po verifikojnë pistën se në automjet mund të ketë qenë edhe trupi i 34-vjeçarit të zhdukur. Sipas dyshimeve, zgjedhja e kësaj mënyre transporti mund të ketë pasur si qëllim shmangien e kontrolleve policore dhe fshehjen e lëvizjeve të mjetit.
Nga këqyrja e pamjeve filmike të siguruara gjatë hetimit rezulton se Koçi ka humbur kontaktet me familjarët që më 4 qershor, ndërsa dyshohet se automjeti është lëvizur dy ditë më pas. Kjo ka ngritur dyshime se trupi i të riut mund të jetë mbajtur për një periudhë kohe brenda makinës.
Policia ka marrë deklarimet e personit që drejtonte karrotrecin, i cili ka pohuar se u kontaktua për të transportuar një automjet që kishte pësuar probleme. Mjeti është dërguar pranë një servisi në Ibë dhe më pas ai është larguar, duke deklaruar se nuk kishte dijeni për rrethana të tjera që lidhen me çështjen.
Në vendin ku dyshohet se Koçi mund të jetë mbajtur kundër vullnetit të tij, ekspertët kriminalistikë kanë evidentuar gjurmë që dyshohet se lidhen me përdorimin e armëve të zjarrit. Ndërkohë, kërkimet vijojnë në disa zona të vendit, kryesisht në qarqet e Tiranës dhe Elbasanit, ku autoritetet po përqendrohen si në gjetjen e 34-vjeçarit, ashtu edhe në kapjen e Armand Shakajt. Sipas informacioneve të siguruara nga hetimi, i dyshuari ka ndryshuar vazhdimisht numrat e telefonit gjatë ditëve të fundit, një veprim që besohet se synon vështirësimin e gjurmimit të tij nga autoritetet policore.
Si u zhduk Eglant Koçi?
Eglant Koçi është zhdukur më 4 qershor, dhe për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “Willson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me motorin e tij me targa “CT969”. Policia ka arritur gjithashtu të gjejë nga kamerat e sigurisë edhe disa episode të lëvizjes së tij me motor nëpër Tiranë. Koçi rezultonte i punësuar në një mobileri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat hetimore mbi të cilat është fokusuar policia. Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimeve, fati i 34-vjeçarit mbetet i paqartë, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e tij dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor, Armand Shakaj./Dosja.al
eglant koçi armand shakaj
Aktualitet
12 Qershor 2026, 10:58
E. D
Redi Struga
TIRANË- 138 milionë euro janë sekuestruar nga llogaritë e kompanisë “Albanian Land Development”, n&eu...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 10:37
E. D
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon këtë të premte nj&eu...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 10:33
E. D
TIRANË- Deteja të reja vijojnë të dalin nga megaoperacioni i SPAK-ut, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ku u godit...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 10:19
E. D
TIRANË- Biznesmeni Orges Sota, i cili ka përfunduar në pranga, është pyetur më herët edhe për skandalin e AKSHI.&...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 10:11
E. D
TIRANË- Detaje të rrja janë zbardhur lidhur me aksionin e SPAK dhe policisë, ku janë firmosur 20 masa sigurie për një ...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 09:54
E. D
TIRANË- Një tentativë për vjedhje ka ndodhur këtë të premte në zonën e Shkozës në Tiranë. B&e...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 09:37
E. D
SPAK
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i Prokurorisë së Posaçme në bashkëpunim me Policin&...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 09:25
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar lidhur protestën masive që po zhvillohet prej 12 dit...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 08:38
E. D
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë këtë të premt...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 08:11
E. D
pamjet
TIRANË- Protestuesit vijuan qëndrimin e tyre mbrëmë në protestë deri në orët e vona të natës...