LIVE UPDATES
Aktualitet

VD/ Xhaxhai i Ervis Martinajt "thyen" heshtjen: Rama, ideatori i zhdukjes me 6 banda kriminale, shkak, pronat në bregdet! Të nxjerrë xhenazen ti bëjmë një varr

Faik Martinaj hodhi dyshime se i nipi ishte vrarë dhe se kufoma e tij ishte zhdukur nga armiqtë e tij, ndërkohë që nuk i kursyer termat fyes për kryeministrin Edi Rama dhe të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani. 

29 Nëntor 2022, 16:43 Nga k.m.
VD/ Xhaxhai i Ervis Martinajt "thyen" heshtjen: Rama, ideatori i
Ervis Martinaj

TIRANË- Kur kanë kaluar më shumë se 5 muaj nga zhdukja e Ervis Martinajt, më në fund familjarët e tij kanë thyer heshtjen. Sot, me akuza dhe tone të larta ka folur xhaxhai i tij, Faik Martinaj, xhaxhai i bossit të lojrave të fatit, nga i cili nuk ka asnjë shenjë. Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Pa Gjurmë’, Faik Martinaj hodhi dyshime se i nipi ishte vrarë dhe se kufoma e tij ishte zhdukur nga armiqtë e tij, ndërkohë që nuk i kursyer termat fyes për kryeministrin Edi Rama dhe të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani. 

"Dyshoj që nipi im është vrarë dhe kufoma është zhdukur. Edi Rama megakriminel. E gjitha ndodhi pas Dumanit. Dumani, Dumani, Dumani. Hyr edhe dil Dumani. Ça mendoni se nuk kanë lidhje ato? Ai është vrarë dhe është zhdukur kufoma. Kundërshtarët e kanë eleminuar. Hasmi nuk të zhduk xhenazen. Edi Rama është megakriminel,"-u shpreh ai. 

Xhaxhai ka zbuluar edhe mesazhin e fundit që ka marrë nga Ervis Martinaj, pak orë para se të denonconte në Polici zhdukjen e nipit të tij.

“Rreth orës 07:23 minuta të pasdites më ka shkruar në What'sApp, më ka thënë “kujdesni nga shtëpia”.

Xhaxhai i Martinajt gjatë intervistës ka theksuar se Rama është ideatori dhe organizatori i vrasjes së nipit të tij dje sipas tij arsyeja ka qenë për pronat në bregdet. Po ashtu ai i ka bërë thirrje Ramës, që të paktën të nxjerr xhenazen e tij, pasi ka mbetur pa varr.  

Intervista e Plotë:

Gazetarja: Po diskutojmë për Ulvi Skanën që ka humbur dhe dyshohet se ka lidhje zhdukja e tij me nipin tuaj, Ervis Martinaj. Ju keni deklaruar në polici, keni thënë se mesazhin e fundit jua dërgoi rreth orës 7 të pasdites në 9 Gusht.

Faik Martinaj: Rreth orës 7 e 23 minuta të pasdites, të darkës.

Gazetarja: Çfarë ju shkruante në atë mesazh?

Faik Martinaj: Asgjë. Kurrgjë. Kujdesni nga shtëpia, kaq.

Gazetarja: Thjesht ju përshëndeti?

Faik Martinaj: Ne e dinim, se ne na e ka dhanë mesazhin ky kryeministri i Shqipërisë, fatkeqësi kombëtare, kryekrimineli i kombit shqiptar, Edi Rama na e ka dhënë mesazhin që në fushatën e vitit të kaluar, që i ka thënë se “i them atij drejtorit të basteve” dmth që atëherë na ka kërcënu, se “ia dimë targën e makinës” e kështu dmth. Unë e di zhdukjen e nipit tim, është kryeministri, organizatori është kryeministri Edi Rama me bandat e tij edhe me gjithë oligarkët që i kanë interesat nga bregdeti i jugut. Kryesori, kryekrimineli i zhdukjes së nipit tim. Se hasmi të vret, nuk të zhduk kufomën.

Ndërhyn gazetarja: Zoti Faik! Zoti Faik! Unë kam dëgjuar edhe deklaratat e kryeministrit tonë Edi Rama që shkaktoi drejtorin e policisë se pret nga policia një version zyrtar.

Faik Martinaj: Po se nuk i intereson me e zbulu. Se ishin veglat e tij. Ky ishte iniciatori. Ky ishte organizatori i zhdukjes. Shiko, hasmi të vret, nuk e zhduk kufomën. Këtë, vetëm shteti, një SpiroKolekë i dytë dmth i zhduk kufomat.

Gazetarja: Pra ju besoni se nipi juaj është vrarë?

Faik Martinaj: 100% 100%, e di kryeministri këtë punë

Gazetarja: Për zhdukjen e nipit tuaj ka pasur deklarata nga kryeministri aktual që e ka komentuar, por edhe nga ish-kryeministri Berisha.

Faik Martinaj: Nuk i kam dëgjuar deklarimet e ish-kryeministrit Berisha, por (ndërhyn gazetarja: Dëshironi t’ua them edhe unë) por kam dëgjuar që në zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar kam dëgjuar kryekriminelin, kryeministrin aktual, kryekriminelin (ndërhyn prap gazetarja: Zoti Faik!) edhe që ka deklaruar para mijëra mijëra mijëra qyetarëve në mitingje që “unë I them atij drejtorit se ne ia dimë targën e makinës”, pra ne na e ka kallzu që do t’jua zhduk.

Gazetarja: Po të lutëm Zoti Faik! Ju më deklaruar se janë gjashtë banda, ju e dini që nipi juaj…

Faik Martinaj: Bandat e Edi Ramës, ata që kanë zaptu bregdetin e jugut, bandat e Edi Ramës, i din Edi Rama, e din, krimineli e din, kryekrimineli është Edi Rama.

Gazetarja: Nipi juaj është zhdukur që në datën 9 gusht zoti Faik dhe një pjesë e mirë e miqve të tyre, janë vrarë dhe ekzekutuar dhe vetëm para disa kohëve është ekzekutuar edhe familjari juaj Brilant Martinaj. U eleminuan edhe miqtë dhe në fund ai u zhduk.

Faik Martinaj: Të gjitha, të gjitha janë…

Gazetarja: Mendoni se kemi të bëjmë me bandat e tjera që mund të jenë hakmarrë?

Faik Martinaj: Jo, jo, bandat janë të Edi Ramës. Të gjitha këto. Është iniciatori, është ideatori i të gjithave. Skenari është i Edvin Kristaq Rama, krimineli i kombit.

Gazetarja: Por hetuesit po punojnë dhe të marrin në pyetje kundërshtarët e Ervis Martinajt dhe Brilant Martinajt. Ata rezultojnë jashtë fatkeqësisht. Mendoni se shteti i ka eleminuar këto të gjithë ndër vite? Saga e vrasjeve ka nisur në 2018.

Faik Martinaj: Moj motër, Edi Rama i ka qit prej burgut të përjetshëm. Leji ça rrenash fliten. Ky është mjeshtër. Shiko, kundërshtari, hasmi të vret, nuk ka me të zhduk xhenazen.

Gazetarja: Mendoni se është vrarë dhe kufoma është fshehur.

Faik Martinaj: Me porosi të Edi Ramës.

Gazetarja: Me pak fjalë kështu është shprehur edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Faik Martinaj: Kryeministri me gjithë oligarkët e bregdetit.

Gazetarja: Zoti Faik, por çështja është kthyer në politike, kanë folur edhe kryeministri aktual edh eish-kryeministri. Z.Berisha thotë se është vrarë nipi juaj dhe kufoma mbahet peng. Nga ai e keni mësuar këtë?

Faik Martinaj: Jo, jo, jo, jo!

Gazetarja: Po nga e keni mësuar?

Faik Martinaj: Po e di unë se në fushatën e prillit të vitit të kaluar, na ka thënë. Ka dalë në miting dhe e deklaroi: “Unë i them atij drejtorit të basteve…” Po deshe e kam këtu videon ta çoj në ëhatsapp, por deshe ta çoj. “Unë i them atij drejtorit të basteve, betohet, unë ia di targën e makinës, edhe në brimë të miut po u fut, ne do të të gjejmë”. Edhe e gjeti. Ashtu siç deklaroi edhe e bani, e gjeti. Dëgjo motër, hasmi nuk ka interes me të zhduk xhenazen dhe kufomën, mua baba nuk më ka lënë hasmëri me askënd. Kurse ky qafiri i kombit, Edvini (ndërhyn gazetarja: Të jemi pak korrektë se jemi në transmetim direkt) Edi Rama…

Gazetarja ndërhyn sërish: Nuk e mendoni pistën se miqtë e tij u eleminuan dhe ai mund të jetë zhdukur vetë?

Faik Martinaj: Jo moj, ca është zhduk, e ka thënë Edi Rama që në zgjedhjet e kaluara…na ka thënë do t’ju eleminoj…

Ndërhyrn gazetarja: E mendoni këtë pistë? Duhet të presim, se ende nuk është zbardhu, të presim nga policia e shtetit.

Faik Martinaj: Dëgjo! Me gjithë konsoderatën për policinë se unë kam punu ca vite në polici të shtetit, nja dhjetë vite. Me gjithë konsideratën që kam për drejtorin e policisë së shtetit, por nuk e len kush. A e kupton? Nuk e len kush. Se janë të gjithë të kapur nga Edi. Nuk i len ai. E kupton? Ai kundërshtarët politikë…

Ndërhyn gazetari Sokol Dema: Policia ju ka dhënë një verdikt, një provë përderisa jeni kaq i bindur? Dispononi ndonjë provë?

Faik Martinaj: Prova është Edi Rama, që na ka dhënë deklaratën në fushatën e kaluar. Na ka thënë “edhe në brimë të miut, ne jua dimë targën e makinës”. Ky është ideatori, ky është iniciatori, ky është me bandat e tij, ky është me oligarkët që ka zaptu bregdetin e jugut, janë interesa. Këtë edhe budallai e kupton… por ai ka të drejtë me fol, ne s’kemi të drejtë me fol. Ai të prangos, ai të vret, ai ta zhduk kufomën, ai t’i bën të gjitha. Unë do t’i bëj thirrje nëpërmjet emisionit tuaj: Të paktën xhenazen nxirre, të ketë një varr!

Ndërhyn gazetarja: Vrasjet para se zhdukej Ervisi, vrasjen e Brilant Martinajt dhe të miqve të tyre, me çfarë i lidhni?

Faik Martinaj: Deklarata e Dumanit, erdhi, qitën të gjitha këto pasoja. Dumani prokuror, Dumani i penduar. Dumani burg të përjetshëm, Edvin Rama e nxjerr prej burgut. Si kujtoni ju se nuk kanë lidhje këto punë? Me dosjet e me këto, kush i ka qit prej burgut të përjetshëm? Deklaratat e Dumanit, janë të gjitha këto, por krejt iniciatori është Edi Rama kryeministri kriminel i kombit.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version, pasi edhe Rama u tërhoq. Ai tha se përderisa nuk ka prova, Policia e Shtetit nuk do të shprehet zyrtarisht për këtë dosje.

ervis martinaj zhduket ervis martinaj faik martinaj

Sondazh

Poll

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga 16-vjeçari, në kërkim shoku i tij

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga 16-vjeçari, në kërkim shoku i tij

ME VIDEO- Zbulohen 47 kamera sigurie në Durrës, Shijak dhe Krujë

Nxirrnin inerte pa asnjë dokument, arrestohet administratori i një guroreje në Krujë

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Aksident tragjik në Fushë Kuqe, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, ndërron jetë në vend 2-vjeçari

Kanabis i kultivuar në vazo, pamje nga vila në Shijak që ishte kthyer në 'shtëpi bari'

Aksident i frikshëm në Lezhë, 3 automjete përplasen kokë më kokë, një person në gjendje të rëndë

Hoxha në Drejtori: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve, Garda ekzekutoi të pafajshëm

Artan Hoxha batuta nga dera e Drejtorisë së Policisë: Jam me pallto leshi se do rri gjatë

Me pistoletë në brez e 7 fishekë, 'Shqiponjat' kapin 26-vjeçarin në Tiranë

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Rama largohet nga Presidenca

Banesa në rrezik nga rrëshqitja masive e dherave në Durrës

Operacioni 'Mjedisi' në Krujë, vihen në hetim 5 persona, administratorë të 5 guroreve

Rruga e Arbrit ishte e bllokuar, Policia: Kemi shtuar masat, duam të parandalojmë aksidentet

Qindra makina të bllokuara në të ftohtë, ç’po ndodh në Rrugën e Arbrit

Meta s'pritet si kryetar i 'Partisë së Lirisë' në Elbasan, demokratja: Ftojmë Presidentin e vendit

Magazina me dhjetëra bidona plastikë ne Kukes, mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe kimike

Rrëmbyen dhe plagosën 39-vjeçarin, arrestohen 4 famijarët në Sarandë

Veshur me tuta, si u kap 'Kili' në vilën e Ramazan Rrajës, oficerët kërkojnë me detektorë në Nikël

Drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h, vihet në pranga 18-vjeçari

Shi dhe erë e fortë, çfarë po ndodh në Fier, 'stuhia' mbërthen qytetin

Moti i keq përmbyt Lezhën, uji mbulon rrugët, qarkullimi i makinave thuajse i pamundur

Me çantën 'Gucci' në dorë, Elvis Roshi 'lufton' me erën e gazetarët...për pak i bie pemës

Arrestohen 3 hajdutët e bizneseve në Shijak, një tjetër shpallet në kërkim

Lezha e përmbytur, uji futet në hyrje pallatesh dhe oborret e shkollave

Rama nga Davos: Ju prezantoj me shqipet që mbrojnë Zvicrën

Operacioni “Wanted”/ Policia arreston 4 persona në Vlorë

Përroi bllokon makinën, banorët e zonës shpëtojnë familjen me 5 anëtarë në Lezhë

Braçe: Nëse dikush do të ndërtojë projekt në tokë të tjetër kujt, s’ka pse bëhet shteti pjesë fare

‘Shpërthen’ Shehi: Kamionët me drogë kalojnë nga Rapiskani, turp për qeverinë e para vitit 2013

"Zemërohet" Vjosa! Pamjet e rrjedhës pas reshjeve të dendura, apel për të monitoruar situatën

Terren i VËSHTIRË- Momenti kur shpëtohet 43-vjeçari që po kërkonte thesarin në Gramsh

Proteste per Luiz Ejllin

Protesta per Luiz Ejllin te Top Channel

Momenti kur peshkarexha “Geni” kapet duke u furnizuar me naftë nga anija libiane

Shpërthimi me tritol në banesën e Shefit të Krimeve, babai: Ishte i fuqishëm

Ministri Çuçi: Në 2022 kemi pasur 49 viktima

Rruga e Krastës, zyrtari i PS: Do të bojkotojmë zgjedhjet lokale

Banorët e Mamurrasit në protestë: Mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë orar pa orar na shqetësojnë