LIVE UPDATES
Aktualitet

Zhdukja e Ulvi Skanës! E ëma për Dosja.al: S'e njihte Ervis Martinajn, shteti s’ka interes ta gjejë, thonë ‘s’është në territorin tonë’

Ajo shton se ka ndjekur e shqetësuar lajmet që Ulviun e lidhin me të shumërkuarin e zhdukur gjithashtu pa gjurmë, Ervis Martinaj. Fëllënza Skana shprehet se i biri nuk njihej me Martinajn.

15 Tetor 2022, 17:59 Nga F.M
Zhdukja e Ulvi Skanës! E ëma për Dosja.al: S'e njihte Ervis
Ulvi Skana

TIRANË- Fëllënza Skana, nëna e Ulvi Skanës, i riu që rezulton i zhdukur që prej datës 17 maj, ‘trokiti’ sot në Dosja.al. E alarmuar për faktin që prej pesë muajsh nuk ka marrë asnjë lajm për të birin, nëna e Ulviut thotë se shteti shqiptar i ‘përplas’ dyert në fytyrë kur ajo me të drejtë kërkon të dijë se deri në ç’pikë kanë arritur hetimet për zhdukjen e të birit.

“Nuk është në territorin tonë,”- janë fjalët me të cilat blutë e Kamzës ‘përcjellin’ Fëllënzën sa herë e shohin që u mbërrin në komisariat. Por, nëna e të zhdukurit nuk ndalet me kaq. Në një lidhje telefonike për Dosja.al, Fëllënza Skana thotë se shteti shqiptar nuk ka interes t’Ia gjejë të birin, por arsyen nuk po e kupton. Ajo shton se ka ndjekur e shqetësuar lajmet që Ulviun e lidhin me të shumërkuarin e zhdukur gjithashtu pa gjurmë, Ervis Martinaj. Fëllënza Skana shprehet se i biri nuk njihej me Martinajn.

“Ka kaluar më shumë se 5 muaj nga zhdukja e djalit tim, po çmendem, po luaj nga trutë e kokës, kemi shkuar në policinë e Kamzës, kemi pyetur, na thonë 'në territorin tonë nuk është'. Nuk dimë më se çfarë të bëjmë, dyshojnë se nuk është në Shqipëri, por nuk shoh se po e kërkojnë. Më duket se nuk kanë interes ta gjejnë. Unë shoh lajmet, ma kanë lidhur me grupin e Ervis Martinajt, më dalin trutë kur i dëgjoj këto gjëra, ai nuk njihej me të, kishte një shok aty, po me të s'njihej,”- thotë Fëllënza Skana për Dosja.al.

Ulvi Skana është 29-vjeçari nga Lura i cili prej 17 majit rezulton i hunbur. 29-vjeçari jetonte në Bathore dhe sipas familjarëve të tij ai nuk ka pasur kurrë probleme me drejtësinë. I riu ka qenë deportuar me ekspuls nga Gjermania, por e ka hequr pasi i ka mbaruar afati pasi qëllimi i tij ishte të ikte sërish jashtë Shqipërisë. Më konkretisht, sipas dëshmisë së babait të të riut Hasan Skana, Ulviu dëshironte të shkonte në Belgjikë.

Tre ditë pas zhdukjes, i ati shkoi në dyert e komisariatit të Policisë Kamëz dhe denoncoi ngjarjen. Ai zbuloi edhe se i biri ka qenë shok me Can Karriqin, i cili u vra më 23 dhjetor të vitit 2021 në Kamëz.

Ai u ekzekutua brenda një makine me targa gjermane, krim që ende nuk është zbardhur. Për këtë ngjarje, Ulvi Skana është marrë edhe në pyetje nga policia.

“Ka pasur dhe raste të tjera kur ka ikur nga shtëpia, deri në dy ditë. Por kthehej prapë. Ishte përdorues i lëndëve narkotike. Ishte shok me Can Karriqin që u vra kohë më parë në Institut. Ishin shokë, shoqëroheshin. Tre ditë pas vrasjes e shoqëruan dhe në Komisariat. E mbajtën 12 orë dhe u la i lirë. Nuk ka pasur raste të tjera për të cilat mund të jetë shoqëruar. Familja ime nuk ka pasur asnjë konflikt. Policia nuk më ka thënë gjë, as nuk më kanë kërkuar informacione për djalin,”- shprehej Hasan Skana.

Can Karriqi ishte në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ ditën që u ekzekutua. Ai kishte lidhje miqësore me Erigers Mihasin e Armando Dumanin, dy të rinjtë që u vranë më 13 nëntor të vitit 2021 në Astir që dyshohet se kishin lidhje me Ervis Martinajn. Mihasi ishte miku i ngushtë i Santiago Malkos, ish-policit të ekzekutuar në rrugën “Xhanfize Keko”, në zonën e Xhamllikut në më 28 gusht të vitit 2019. Kjo ka qenë dhe lidhja që ka ngritur aludimet se edhe i zhdukuri Ulvi Skana mund të ketë qenë pjesë e grupit të Martinajt, por deri më tani, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

ulvi skana fëllënza skana hasan skana can karriqi ervis martinaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj