LIVE UPDATES
Aktualitet

Zhvillimi i pronave me privatin, KISH shtyn afatin për LIFT Tower aplikimet deri më 19 mars

LIFT Tower mbart pas vetes një sërë shpalljesh dhe dështimesh për shkak të mungesës së interesit diçka që duket se bindi Korporatën të ndryshonte kushtet disi më në favor të investitorëve potencialë sesa në shpalljet e kaluara.

24 Shkurt 2026, 08:23 Nga D.S

Zhvillimi i pronave me privatin, KISH shtyn afatin për LIFT Tower aplikimet

Korporata e Investimeve Shqiptare njoftoi se aplikimet për projektin LIFT Tower janë shtyrë deri më datën 19 mars. E shpallur për herë të fundit në 30 janar thirrje parashikonte që subjektet të dorëzonin aplikimet deri më 5 mars por kjo tashmë ka ndryshuar.

LIFT Tower mbart pas vetes një sërë shpalljesh dhe dështimesh për shkak të mungesës së interesit diçka që duket se bindi Korporatën të ndryshonte kushtet disi më në favor të investitorëve potencialë sesa në shpalljet e kaluara. Kështu ndërsa më parë privatit i vendosej një dysheme 45 për qind, pra që ai duhet t’i ofronte Korporatës një sipërfaqe mbi këtë përqindje nga projekti final, tashmë ajo është ulur në 40 për qind.

Lift Tower bën pjesë tek projektet e para që qeveria shpalli si një nismë për të zhvilluar pronën shtetërore në bashkëpunim me sipërmarrjen private. Lift Tower dhe VOID Toëer ishin dy projekte që parashikojnë shumëkatësh në disa nga zonat e preferuara të Tiranës dhe në këmbim shteti do të përfitonte zyra të reja ku zhvilluesi do të ndërtonte konkretisht zyrat e reja të Kadastrës në vendndodhjen aktuale dhe kompleksin Governativ pranë ish-parkut të Delegacioneve.

Në dokumentet e saj Korporata sqaron se ky është një ndër nënprojektet e para që lidhet dhe bazohet në një model biznesi ku janë në bashkëpunim edhe institucionet publike si: Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), Agjencia Shtetërore për Shpronësimin (ASHSH) dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP). Projekti synon të zhvillojë pronën në rrugën “Muhamet Gjollesha” (tek fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit), e të përmirësojë cilësinë e godinave dhe zyrave të të gjitha institucioneve publike të sipërpërmendura.

“Nëpërmjet këtij nënprojekti, sipas një analize paraprake, rezulton se institucionet publike përfitojnë sipërfaqe të konsiderueshme të shtuar ndërtimore të zhvilluar. Pas përfundimit të projektit, ato do të zhvendosen në pronën e zhvilluar, duke nxitur sinergjinë operacionale dhe duke optimizuar shfrytëzimin hapësinor.

Bazuar në këto nevoja, me vendimin VKM 328/2024, Këshilli i Ministrave me aktin e transferimit të disa pronave në pronësi të Korporatës dhe disa pronave të tjera me të drejta zhvillimi, vendosi si kusht për transferimin e pronës plotësimin e nevojave të institucioneve publike sipas termave të marrëveshjeve të bashkëpunimi, terma të cilat ishin baza e hapjes së konkursit të projektimit të projekt-idesë së projektimit pjesë e kësaj procedure konkurruese lidhur me ndërtimin e godinës së Kadastrës Shqiptare, në zonën e Zogut të Zi (në afërsi të shkollës “Harry T.Fultz”) në një truall rreth 7,500 m2, të vënë në dispozicion nga ASHK (ku ndodhet aktualisht Drejtoria Vendore e ASHK).

Për të mundësuar zhvillimin e godinës së Kadastrës Shqiptare (kushti publik i transferimit të pronës) dhe në mënyrë që institucionet publike të përfitojnë pa kosto 34,000 m2 ndërtim me parametra modernë dhe cilësorë, vihet në dispozicion nga ATP për zhvillim me sipërmarrjen të godinës LIFT Tower, prona e saj tek rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, rreth 2,357.55 m2.

Kjo pronë ka vlerë të lartë ekonomike për sipërmarrjen dhe si rrjedhim është me interes për t’u zhvilluar” nënvizon KISH./Monitor.al

korporata e investimeve shqiptare lift tower aksh

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj