LIVE UPDATES
Aktualitet

ZINXHIR/ Kanabisi në Vaun e Dejës 'mbërriti' në duart e Ramës, por zuri pluhur në sirtar

Denoncimi i parë është bërë nga gazetari, i cili pak javë më parë deklaroi se vetë kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e ish-Drejtori i Ppërgjithshëm i Policisë, Gledis Nano kanë marrë informacione në rrugë zyrtare për parcelat të shumta me kanabis. I ftuar në 'ABC', Hoxha thoshte se gjithçka është raportuar nga një zyrtar, i cili ka raportuar gjithçka me emra policësh që kishin marrë para për të 'mbuluar' trafikun e drogës.

14 Tetor 2022, 15:52 Nga Florida Mingla
ZINXHIR/ Kanabisi në Vaun e Dejës 'mbërriti' në
Edi Rama, Mark Zhuri dhe Bardhyl Saliu

SHKODËR- Parcelat e kanabisit që në Shkodër kanë sjellë vrasje të njëpasnjëshme, këtë herë po godasin zyrtarët e këtij qarku. ‘Lufta’ është hapur mes Mark Zhurit, sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë së Vaut të Dejës që drejtohet nga socialisti Mark Babani dhe shefit të Komisariatit Bardhyl Saliu.

Zhuri i nisi denoncimet e tij në Facebook dhe i zyrtarizoi kur u paraqit në Prokurori për të depozituar një padi ndaj Saliut. Në postimin e mëhershëm, Zhuri shkruante se Saliu është bashkëpunëtor me trafikantët dhe personi përgjegjës për mbushjen e Vaut të Dejës me kanabis. Zhuri shprehet se Saliu në këmbim të milionave euro është vënë në shërbim të trafikantëve e ndërtuesve që ngrenë pallate pa leje, por që ai i favorizon.

Zhuri shkon më tej kur thotë se ka pasur një komunikim me drejtorin e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Ardi Veliu, por që ky i fundit e ka nxjerrë ‘të pastër’ pas dy kontrolleve. Ndaj sekretari i Përgjithshëm shton se nuk ka pasur zgjidhjet tjetër veçse ta denoncojë në profilin e tij në Facebook.

“Ky është Bardhyl Saliu, i cili vazhdon i qetë detyrën e tij, i mbështetur nga lart. Kërkoj që ose të penalizohet ose të ngrihet në detyrë. Këta janë të tanë bashkë dhe nuk kemi çfarë të bëjmë, vetëm me media, sepse korrupsioni shkon zinxhir, inspektor policie, shef komisariati, Drejtor Policie, Drejtor i Agjencisë Mbikqyrjes Policore. Për këtë arsye i nxora në statusin tim,”- shkruan Zhuri.

Sot, Zhuri shkoi më tej. Në një deklaratë për mediat, ai tha se Saliu, për ta bërë të 'besueshëm' një operacion, ka djegur 3200 hektarë pyje, duke shkaktuar një masakër mjedisore në emër të ‘eliminimit të kanabisit’. Zhuri thotë se Saliu e ka kërcënuar pas denoncimeve të herëpashershme që ai ka bërë.

"Uli xhamin e makinës dhe më kërcënoi mua. Pasi na ofendoi na akuzoi edhe për një tender. Unë nuk kisha asnjë njohuri për këtë rrëfim. Me thënë të drejtën ishte shumë i irrituar dhe shkëmbyem ofendime me njëri tjetrin. Unë e kam denoncuar në prokurorinë e Shkodrës edhe si rrjedhojë e kësaj, denoncimi i saj është bërë për aferat e tij korruptive,”- tha Zhuri.

Por, çështja e kanabisit në Vaun e Dejës daton shumë herët dhe madje ka prekur duart e vetë kryeministrit Edi Rama.

Denoncimi i parë është bërë nga gazetari, i cili pak javë më parë deklaroi se vetë kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e ish-Drejtori i Ppërgjithshëm i Policisë, Gledis Nano kanë marrë informacione në rrugë zyrtare për parcelat të shumta me kanabis. I ftuar në 'ABC', Hoxha thoshte se gjithçka është raportuar nga një zyrtar, i cili ka raportuar gjithçka me emra policësh që kishin marrë para për të 'mbuluar' trafikun e drogës.

"Ka qenë një detyrë e ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nanos që e kanabisin të mos tolerohej askush. Shkodra ka qenë më problematikja. Kemi denoncuar dhe vrasjet e ndodhura më herët. Ndodhën 4 ngjarje më pas që kishin si synim efektivët e policisë kriminale. Policia goditet kur ajo vepron. Të katërta rastet në Shkodër nuk janë zbuluar as sot e kësaj dite. U goditën mjetet e këtyre policëve me eksploziv. Në Velipojë e Vaun e Dejës, në muajin qershor ishin 200 mijë rrënjë kanabis. për rastin e Velipojës u arrestuan policët, por më pas u liruan sepse ata kishin informuar që kishteë kultivim kanabisi në zonën e tyre, në fushën e kombinuar me misër. Në Shqipëri arrestojnë dhe kryeplakun që nuk ka lidhje, po i fusin ata. Plotësojnë statistikën. Ata kishin raportuar për çdo detaj që dinin në lidhje me parcelat e mbjella dhe me të gjitha. Kanë njoftuar edhe kryeministrin. Dhe, jo vetëm që nuk janë marrë masa, por janë shitur emrat e personave që kanë raportuar ku ishin parcelat. Ishte njoftuar edhe ministria e Brendshme e çdo njeri. Kam kopje vendimi dhe ky informacion është nisur në njësinë Temal në Vaun e Dejës. I është nisur Ramës me numër protokolli 128, mban datën 2 gusht 2022. Informacioni ju nis Ramës, Çuçit dhe Nanos. Personi që e shkruan thotë, informoj se ka persona që kultivojnë kanabis dhe mbrohen me njerëz të armatosur. Personi në fjalë referon dhe punonjës policie që ka ndihmuar grupet kriminale që paguajnë nga 3-4 mijë euro për parcelë. Në letër thuhet dhe është djegur një sipërfaqe pylli dhe është raportuar se është djegur kanabisi. Nuk ka ndodhur kjo gjë,"- tha Hoxha ndër të tjera. 

ZINXHIR/ Kanabisi në Vaun e Dejës 'mbërriti' në

Çfarë ndodhi me letrën me numër protokolli 128 që mbërriti deri në zyrat e Kryeministrisë? Fakti që Saliu vijon të qëndrojë në detyrë, tregon që letra, të cilën e shikoni dhe më poshtë, është ‘pluhurosur’ sirtareve.

ZINXHIR/ Kanabisi në Vaun e Dejës 'mbërriti' në

shkoder mark zhuri edi rama artan hoxha vau i dejes bardhyl saliu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj