LIVE UPDATES
Aktualitet

Zjarr në landfillin e mbetjeve në Elbasan, shkak temperaturat dhe tejmbushja

Leli Kaja, administratori i EcoElb, kompanisë publike që menaxhon landfillin, tha se zjarri ishte pasojë e temperaturave të larta dhe tejmbushjes.

1 Korrik 2025, 21:09 Nga Bardha Nergjoni
Zjarr në landfillin e mbetjeve në Elbasan, shkak temperaturat dhe
foto ilustruese

ELBASAN- Fusha e mbetjeve në Elbasan u përfshi nga zjarri rreth orës 15:00 të së hënës, në një kohë kur një makineri e kompanisë publike që menaxhon landfillin ishte duke punuar brenda tij. Flakët, të një zjarri të përsëritur në tre vitet e fundit, u përhapën me shpejtësi.

Leli Kaja, administratori i EcoElb, kompanisë publike që menaxhon landfillin, tha se zjarri ishte pasojë e temperaturave të larta dhe tejmbushjes.

“Zjarri ka ardhur për shkak të temperaturave të larta. Unë nuk merrem me hamendësime. Është e drejta e secilit të thotë çfarë mendon. Unë jam në këtë mal me mbetje dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet për ta fikur,” tha Kaja. I pyetur nëse kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri, Kaja tha se do ta menaxhonin vetë situatën.

Ndërkohë, i kontaktuar nëpërmjet WhatsApp-it, kryebashkiaku Gledian Llatja nuk komentoi për situatën e krijuar deri në publikimin e këtij shkrimi.

Temperaturat e larta, deri në 40 gradë, duket se kanë favorizuar zjarrin, të cilin janë angazhuar ta fikin mjetet e bashkisë. Kjo e fundit, në një njoftim në Facebook, tha se po përballej me 4 vatra aktive zjarri.

“Prej disa orësh po përballemi me një situatë të rënduar nga zjarret. Në pak orë, disa vatra zjarri kanë përfshirë ullishten në pjesën veriperëndimore, pyllin me pisha në verilindje, një vatër pranë fshatit Samurr dhe së fundmi po përballemi me një situatë të rëndë zjarri në landfill,” thuhet në njoftim.

Përfaqësues të opozitës iu rikthyen akuzave mbi aferën e inceneratorëve. Blendi Himçi, deputet i zgjedhur, e cilësoi zjarrin si një akuzë publike ndaj kryeministrit Rama.

“Tymi që mbulon sot Elbasanin është akuza më e madhe publike ndaj Edi Ramës dhe vasalit të tij në Elbasan,” tha ai. Ai kërkoi hetime të thelluara për çështjen.

Situata në landfillin e Elbasanit është prej kohësh e rënduar. Në një mbledhje të Këshillit Bashkiak në mars të këtij viti, ku u diskutua kontrata e re me kompaninë EcoElb, nënkryetari i këshillit Zamir Muzhaqi tha se qyteti kishte nevojë për një landfill të ri.

“Ne do të depozitojmë një memo për të marrë masa që të kemi një vendgrumbullim të ri,” tha Muzhaqi gjatë kësaj mbledhjeje.

Inceneratori i Elbasanit është i vetmi impiant i përfunduar nga tre kontratat e kushtueshme të partneritetit publik-privat të qeverisë shqiptare, të hetuara për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Zyrtarë të lartë, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit, janë gjetur fajtorë për abuzime me këto kontrata. Pavarësisht se është i përfunduar, ai ka pasur vazhdimisht defekte dhe ka punuar vetëm për pak kohë. BIRN gjeti se problemet e inceneratorit krijuan një mal me mbetje që do duhej të ishin djegur./BIRN

zjarr në landfillin e mbetjeve në elbasan

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi