LIVE UPDATES
Aktualitet

Zonja nga Shkodra thyen kaviljen, mjeku e operon keq dhe e lë invalide, 65-vjeçarja: Më mori në qafë shoku i djalit

Shoku i djalit të saj, Saimir Suma, i dërgon nga Tirana ambulancën e Spitalit Gjerman, por zonja, kur mbërrin në kryeqytet, e gjen veten në një tjetër ambient, në Poliklinikën Mjekësore Gjermane.

13 Shkurt 2026, 21:58 Nga E. D

Zonja nga Shkodra thyen kaviljen, mjeku e operon keq dhe e lë invalide,

SHKODËR- Historia e zonjës nga Shkodra, Miriana Karini, e ka zanafillën në vitin 2019, kur ajo kishte dalë në qytet për të pirë një kafe me familjarët e saj. Në lokal rrëzohet dhe thyen kaviljen, por nuk kishte besim të plotë në spital shtetëror dhe kërkoi ndihmë që të operohej në një spital privat.

Shoku i djalit të saj, Saimir Suma, i dërgon nga Tirana ambulancën e Spitalit Gjerman, por zonja, kur mbërrin në kryeqytet, e gjen veten në një tjetër ambient, në Poliklinikën Mjekësore Gjermane.

E vetmja gjë e përbashkët mes tyre është fjala gjerman.

Administratori i Poliklinikës Mjekësore Gjermane ishte z. Ardian Kazaferi dhe mjeku serb Gordan Gavrillovic, i njëjti mjek që kreu edhe operacionin e zonjës Karini. Pasi mbaroi ndërhyrja, asaj iu tha se operacioni kishte dalë me sukses, por fatkeqësisht do të ishte krejt e kundërta. Dhimbjet në këmbën e saj ishin të tmerrshme dhe 24 orë e mbante me akull. Fizioterapia kryhej, por dhimbjet e saj ishin të padurueshme. U bënë disa grafi, disa kontrolle, por zonjës Karini iu tha se nuk kishte asgjë dhe se gjithçka do të kalonte.

59-vjeçarja asokohe pinte edhe ilaçe të rekomanduara nga mjekët për uljen e dhimbjeve, por asnjë përmirësim. Me këmbënguljen e familjes u bë një rezonancë, por përgjigjet e saj nuk u dhanë asnjëherë, prej frikës së stafit se do të zbulohej gjithçka e gabuar që ishte bërë gjatë operacionit.

“500 euro më bëri ambulanca, 5000 euro te Poliklinika, 5500 euro kemi paguar për këtë hata”, shprehet zonja Karini, pa e ditur që hataja e vërtetë do të vinte më pas.

Sërish me këmbënguljen e familjarëve, ajo shkoi në Spitalin e Shkodrës dhe bëri grafi, atje ku u vunë re 23 kocka të thyera në shpinën e këmbës së saj, të cilat kishin filluar të ngjiteshin vetë.

“Merre me mend se çfarë hataje ka qenë. Unë bëja fizioterapi me këmbë të thyer. Ma kapnin këmbën, ma shtrëngonin për të bërë lëvizje. Unë bërtisja. Fizioterapisti më thoshte: ‘Janë duke të shërbyer 2 burra këtu me gjithë këtë lezet dhe ti bërtet’! I thosha: ‘Po më dhemb, more, më del prej shpirti’!”

Pas këtij konstatimi, ata menjëherë u nisën për në Turqi. Atje mjeku u trondit nga ajo që pa.

“Çfarë paskan bërë, moj, i kanë vënë protezë më të madhe, prandaj ka këto siklete mami”, i ishte drejtuar ai vajzës së Mirianës.

Për ta sqaruar, mjeku serb që kishte bërë ndërhyrjen kishte përshtatur në këmbën e majtë të Mirianës një protezë më të madhe se ajo që duhej, më të gjatë dhe më të trashë, duke i shkaktuar asaj dëmtime të pariparueshme, siç ishte hollimi i kockës, zhvendosja e kupës së gjurit dhe këputja e nervit shiatik, duke e lënë 65-vjeçaren invalide për gjithë jetën.

Trajtimi i saj vijoi në Turqi dhe më pas në Shqipëri, duke u përmirësuar dita-ditës. Thuhet gjithmonë, shëndeti mbi të gjitha, por në rastin e Mirianës, dëmet shëndetësore kanë ecur paralel edhe me shpenzimet marramendëse.

“U krijua edhe një gropë e madhe financiare. Dëmtova komplet familjen. U mblodh një siklet i madh. Mbasi u ktheva nga Turqia deri tani unë nuk kam përfituar asgjë, vetëm humbje të njëpasnjëshme. Duke pasur parasysh gjithë këto gjëra, gjithë këtë dëm, mora vendimin me i hedh në gjyq për gjymtimin që më kanë bërë. Kjo është historia ime.”, shprehet ajo për gazetarin e emisionit investigativ “Piranjat”, Freard Rista./Piranjat.news

shkodra

Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Shkurt 2026, 21:57 E. D

Tenori në autobus

Një tenor, i detyruar të përdorë transportin publik, bën provat e shfaqjes në mes të autobusit. Qytetarët, përve&...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj