LIVE UPDATES
Aktualitet

Zyrtarët nuk transferojnë vajzën në një tjetër gjimnaz, denoncuesja: Dua të largohem nga kjo shkollë, në klasë jemi 2 nxënëse

Këtë vit, ajo vendos të zhvendoset në gjimnazin e Belshit, pasi në klasën e saj nuk ka nxënës, shkolla është larg nga banesa e saj dhe nuk ofron kushte të mira.

13 Tetor 2023, 22:24 Nga I.A
Zyrtarët nuk transferojnë vajzën në një tjetër
Altea Allkja

BELSH- Altea Allkja, nxënësja në vitin 11 në shkollën e Dëshiranit të Belshit i është drejtuar emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan për të zgjidhur një problem. Këtë vit, ajo vendos të zhvendoset në gjimnazin e Belshit, pasi në klasën e saj nuk ka nxënës, shkolla është larg nga banesa e saj dhe nuk ofron kushte të mira.

Denoncuesja: Unë dua të largohem nga kjo shkollë. Dua të shkoj në një shkollë tjetër që ka kushte më të mira dhe ka mundësi më shumë për diçka më shumë për veten time dhe për arsimin tim. Gjithsej, në klasë jemi 2 nxënës, unë dhe një vajzë tjetër. Thjesht dua të largohem, të shoh një vend me më shumë mundësi. Dua të transferohem në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Belsh. Duhej të isha me vendbanim në Belsh, jam me vendbanim në Belsh, jam me qira. Pastaj duhej bërë transferimi tek e-albania. E bëra dhe transferimin në e-albania dhe çdo gjë ishte në rregull. U dërgua kërkesa dhe tani problemi qëndron vetëm tek Drejtoria Arsimore që nuk ma pranojnë, tek zyrat arsimore këtu në Belsh. Më thonë që nuk ka sistem. Shkon atje, ankohesh dhe thonë “nuk ka sistem, nuk kam si të të pranoj”.

Gazetari: Dhe shkolla pritëse “Sami Frashëri” duhet që të ju vijë nga e-albania për të bërë pranimin këtu apo jo?

Denoncuesja: Po, duhet t’i ketë ardhur, por drejtori nuk e lejon. Kam 1 javë e gjysmë pa shkollë dhe rri sa andej-këtej nëpër zyra.

Megjithëse veprimet për zhvendosje i ka bërë nëpërmjet e-albania, madje duke i paraqitur ZA-së edhe vërtetimin që banon në Belsh, zyrtarët e arsimit lokal i thonë se transferimi nuk mund të ndodhë sepse nuk e lejon sistemi.

Altea Allkja: Mirëmëngjes! Si jeni?

Durim Uruci, dr. ZA Belsh: Mirëmëngjes!

Altea Allkja: Kam ardhur përsëri për regjistrimin te shkolla.

Durim Uruci, dr. ZA Belsh: Është Alketa, mund ta pyesësh atë? Alketa është e SMIP-it (Sistemi i menaxhimit të informacionit parauniversitar). Është te dhoma tjetër. Kemi dy zyra.

Punonjësja: SMIP-i nuk më lë, që ta kaloj nga atje-këtu.

Altea Allkja: Po djali tjetër, që erdhi mbas meje?

Altea Allkja: Si është regjistruar?

Punonjësja: Enver Kumria? Sepse ka ardhur nga ministria. Atij ia solli, se ishte problemi më parë.

I afërm: Po tani, vajzës si i bëhet?

Punonjësja: Si i bëhet? Do qëndrojë në Dëshiran, derisa…Po s’e kam unë, ti e di shumë mirë, se ta kam shpjeguar. S’e kam unë në dorë. E ka Ministria e Arsimit.

Altea Allkja: Po kur solla unë kërkesën, pse nuk e pranuat?

Altea Allkja: Ta pranonit!

Punonjësja: Po s’e pranoj dot, moj gocë, se nuk më lë ta pranoj. E bëj për ta hedhur, më del kryq. E kam çuar problemin tënd te ministria, nuk më ka kthyer përgjigje.

Gazetari i emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan përballet me këta zyrtarë, të cilët kanë regjistruar të tjerë të rinj, por thonë se i ka çuar ministria.

Durim Uruci, dr. ZA Belsh: Jo, duhet të bësh shkresë, se kemi edhe ne punët tona!

Gazetari: Edhe unë kam punët e mia. Kemi një nxënëse, e keni lënë jashtë sistemit, zotëri!

Durim Uruci, dr. ZA Belsh: Do ta rregullojmë!

Gazetari: Mos e mbyll derën zotëri i nderuar! Ti po shmangesh. Pa i dhënë përgjigje, emisionit “Stop” ti nuk mundesh. Qenkeni shumë i ngarkuar me punë mesa po shikoj, por këtë nxënëse e keni lënë në mes të rrugës. Mos u shmang dhe si nuk ju vjen zor që lini një vajzë pa arsimim.

Punonjësja: SMIP-i nuk më lejon mua që ta kaloj gocën nga shkolla atje, tek shkolla këtu.

Durim Uruci, dr. ZA Belsh: Do ta regjistrojmë.

Gazetari: I nderuar, a e keni vënë ujin në zjarr?

Durim Uruci, dr. ZA Belsh: Patjetër, kemi lajmëruar institucionet.

Gazetari: A është sot në shkollë vajza?

Gazetari: Pse kemi një vajzë gjimnaziste pa arsim?

Denoncuesja: Kam 2 javë pa shkollë.

Punonjësja: Unë kam thënë që duhet të rrish në gjimnazin….

Denoncuesja: Dua të vij këtu.

Gazetari: Duhet të kishit punuar more zotëri…

Durim Uruci, dr. ZA Belsh: Vajza do të sistemohet shumë shpejt.

Gazetari: Po si pra ma argumento në mënyrë ligjore?

Durim Uruci, dr. ZA Belsh: Do të shkojë sot.

Gazetari: Po dje pse nuk ka shkuar?

Durim Uruci, dr. ZA Belsh: Presim njoftimin.

Gazetari: A e di se çfarë më bëri më shumë që ju jeni kaq të ftohtë këtu dhe jepni një përgjigje që “nuk kemi çfarë të bëjmë”, por ju nuk duhet të kishit lënë gur pa lëvizur.

Durim Uruci, dr. ZA Belsh: Vajza do të regjistrohet sot.

Gazetari: Po nëse nuk regjistrohet sot?

Durim Uruci, dr. ZA Belsh: Unë jap dorëheqjen.

Pas këmbënguljes së “Stop” drejtori i ZA Belsh, pranon të regjistrojë Altean në gjimnazin e Belshit, aty ku i takon.

Zydi Hysa, drejtori i shkollës: Unë vajzës i kam komunikuar që mjafton që të vijë, të miratohet në sistemin SMIP që e bëjnë organet kompetente që janë më lart se ne dhe ne e pranojmë vajzën me kënaqësi në shkollën tonë. Shkolla i ka kapacitetet për ta përballuar.

Gazetari: A ju është thënë diçka nga zyra arsimore?

Zydi Hysa, drejtori i shkollës: Nuk më është thënë asgjë, veçse i kam thënë vajzës që duhet të interesohet që pasi ka bërë kërkesën nëpërmjet e-albanias, duhet të kalojë instancat duke të miratuar zyra arsimore.

Zydi Hysa, dr. i shkollës: Tani më komunikoi drejtori ( i Zyrës Arsimore) dhe  më tha, që vajza të pranohet.

Altea Allkja: Shumë faleminderit emisionit “Stop” që më ka ndihmuar të vij në këtë shkollë.

Zydi Hysa, dr. i shkollës: Unë i uroj suksese në shkollë sepse në shkollën tonë ka pasur edhe nxënës që kanë marrë medalje të artë.

Marrë nga Tv Klan

altea allkja zydi hysa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj