LIVE UPDATES
Aktualitet

“Zysha është privat”, në Qendrën Kulturore të bashkisë kurset bëhen me lekë

Këtë pagesë e konfirmoi edhe drejtoresha e QKF, duke thënë se mësuesit janë privat.

18 Mars 2025, 21:24 Nga N.F
“Zysha është privat”, në Qendrën Kulturore
Lezhë

LEZHË- Një prind solli shqetësimin e tij për Qendrën Kulturore të fëmijëve në Lezhë, që është në varësi të bashkisë. Për kurset jashtëshkollore të kantos apo veglave muzikore prindërit paguajnë deri në 30 mijë Lekë ora.

“Unë jam një prind nga qyteti i Lezhës, kam një vajzë të cilën doja që ta regjistroja tek Qendra Kulturore e fëmijëve për kanto dhe kur shkoj atje për të regjistruar ora e kantos ishte me pagesë. Drejtoresha më thotë që është privatisht dhe se duhet që të flasësh me zyshën, sepse është privatisht. Ndërkohë që unë e dija se janë pa pagesë, që i ofron bashkia.

E pyeta për veglat muzikore që janë pa pagesë dhe më tha që nuk ka asnjë vegël muzikore që është pa pagesë. E pyeta se përse dhe më tha që e ka hequr ministria këtë ligj, ndërkohë që kurset e tjera për t’u zënë kohën fëmijëve le të themi, ishte vetëm piktura dhe anglishtja pa pagesë. Sigurisht që e çova, sepse nuk kisha se ku ta lija fëmijën, por kam paguar 3 mijë lekë të reja orën. Zysha vjen pasdite dhe mesa informacione më dhanë aty zysha vinte nga Tirana për të dhënë mësim për kanto”, tha denoncuesja.

Këtë pagesë e konfirmoi edhe drejtoresha e QKF, duke thënë se mësuesit janë privat.

Qytetarja: Doja të pyesja pak për regjistrimin e djalit!

QKF Lezhë: Për?

Qytetarja: Për kanto! Këtu te qendra juaj, se ne tani jemi transferuar këtu.

QKF Lezhë: Duhet me fol me zyshën!

Qytetarja: Pak a shumë, ta dija si procedurë. Si është? Ç’a letrash kërkohen? Ç’a duhet të sjellë?

QKF Lezhë: Jo aty zysha është privatisht në atë, se e paguan vetë edhe flet vetë direkt me atë, nuk besoj se ka…

Qytetarja: Ah, e bën privatisht zysha.

QKF Lezhë: Po!

Qytetarja: E kuptova!

QKF Lezhë: Vjen pasdite ajo, nuk është tani. Ne thjesht i angazhojmë nëpër të gjitha aktivitetet, që organizojmë i nxjerrim në skenë. Detyra jonë është t’i promovojmë, t’i nxjerrim kudo, si këtu si edhe jashtë Lezhës.

Qytetarja: Domethënë ta sjellë këtu djalin te qendra këtu?

QKF Lezhë: Po, po këtu vjen ajo, zënë zyrën time këtu, se ka muzikën, ka kompjuterin, se vetëm këtu ka internet edhe punon me kompjuterin këtu.

Qytetarja: E kuptova!

QKF Lezhë: Unë dal jashtë, futet ajo.

Qytetarja: Tani ç’a kursesh të tjera ofrohen falas këtu, që t’ia…?

QKF Lezhë: Pikturë dhe anglisht!

Qytetarja: Që ofrohen pa pagesë?

QKF Lezhë: Po e ka pa pagesë pikturën dhe anglishten. Anglishten e ka ditë të enjte, pikturën ditë të premte.

Qytetarja: Kurse për veglat muzikore, gjërat e tjera…

QKF Lezhë: Jo! S’ka! Është vetëm shkolla “Besëlidhja”.

Qytetarja: Qendra këtu nuk ofron..?

QKF Lezhë: Jo, them se jo. Është shkëputur nga Ministria e Arsimit tani edhe nuk është se…

Po si funksionon në Tiranë? Të gjitha kurset janë pa pagesë dhe paguhet vetëm një tarifë regjistrimi 15 mijë lekë të vjetra në vit.

“Stop” u interesua në Bashkinë e Tiranës dhe bashki të tjera, ku thuhet se nuk ka asnjë pagesë për asnjë kurs, pasi të gjitha mbulohen nga bashkia. Kushti i vetëm është, të kesh prirje dhe të jesh nxënës i sistemit parauniveristar.

Qytetarja: Dua të pyes pak për kurset, që ofrohen këtu, se kam dy fëmijë dhe dua, që ti aktivizoj pasditeve.

QKF Tiranë: Problemi është. se kurset mbyllen në orën 3.

Qytetarja: Në orën 3?

QKF Tiranë: Se nuk kemi fëmijë, që kërkojnë kurse pasdite.

Qytetarja: E kuptoj. Janë nga mëngjesi deri…

QKF Tiranë: Nga mëngjesi deri në 3, që është orari.

Qytetarja: Po deri në orën 3 dhe çfarë kursesh ofrohen pak a shumë?

QKF Tiranë: Kurse ka pikturë, balet, skenografi, kostumografi, piano, violinë, aktrim, këngë.

Qytetarja: Kanto, këto?

QKF Tiranë: Po!

Qytetarja: Këto janë me pagesë, pa pagesë?

QKF Tiranë: Këto janë me 15 mijë lekë të vjetra, quhet jo pagesë, por quhet tarifë regjistrimi për vitin. Nuk ka pagesë.

Qytetarja: Paguaj njëherë këtë!

QKF Tiranë: Po!


Qytetarja: Një herë në fillim të vitit edhe kaq?

QKF Tiranë: Po, edhe s’ka më./ TvKlan

lezhe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj