Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Akuza për ryshfet e shpërdorim detyre/ Arrestohen policë në Morinë, ç’po ndodh (NJOFTIMI)
8 Prill 2022, 10:09Nga DOSJA
PRISHTINË- Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin që po zhvillohet sot në pikën kufitare të Morinës, ku pritet prangosja e më shumë se 60 efektivëve të Policisë. Sipas njoftimit zyrtar, operacionit të sotshëm me emrin “Pika 2” i ka paraprirë një hetim rreth njëvjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë në Vërmicë. Por deri më tani nuk bëhen me dije detaje të tjera apo identiteti i të prangosurve.
Komunikatë e përbashkët për media nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht punonjësit nga të gjitha Departamentet operative të saj në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit një operacion të gjerë në kuadër të autorizimeve dhe fushëveprimit ligjor të IPK-së. Operacionit të sotshëm (i koduar me emrin “Pika 2”) i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit. Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri). IPK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim fuqizimin e integritetit policor.
TIRANË– Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së Shpëtim Metolit në Tiranë. Dosja.al raportoi e para lajmin e plagosjes me armë brenda club-it ...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja lidhur me nismën e legalizimit të kanabisit mjekësor në Shqipëri, duke treguar edhe...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e SPAK, Arben Krajën. Në një postim në rrjetin social “Tëitter”...
BURREL- Një elektriçist është lënduar mbrëmjen e kaluar në krye të detyrës, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike mbrëmjen e djeshme rreth orës ...
MBRETËRI E BASHKUAR-Shqiptari Koci Selmanaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e mësueses së shkollës fillore Sabina Nessa. Ai u deklarua faj...
TIRANË– Një ditë para mbajtjes së Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat dhe deputetët për një kafe pune tek “V...
TIRANË– Mjeku Dritan Ulqinaku foli për pacientët që duan t’i japin fund jetës apo familjarët që kërkojnë mosndërhyrje nga mjekësia për zgjatjen e jet...
KOSOVË– Princ Valentino Corleone është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës për të qendruar një muaj në paraburgim, i akuzuar pë...