LIVE UPDATES
Politike

Akuzat e Berishës për kullat në PD, Bardhi: Qesha pa fund, turp e faqja e zezë!

12 Janar 2022, 20:48 Nga DOSJA
Akuzat e Berishës për kullat në PD, Bardhi: Qesha pa fund, turp e

TIRANË – Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi reagoi për akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha se ai dhe kryetari  i PD Lulzim Basha po kryejnë skemë pastrimi parash me projektin e ndërtimit të një kompleksi luksoz aty ku ndodhet godina e PD. Në “Twitter”, Bardhi shprehet se ka qeshur me deklaratat e liderit histori demokrat duke thënë se ligësia e tij shkon shumë larg.

Zyrtari i PD shkruan se Berisha nuk e zhbën dot dhunën e kryer ndaj selisë blu në protestën e 8 janarit dhe shpalljen “non grata” nga SHBA, të cilët Bardhi e quan si “kryq i zi” për Berishën.

1/1. Qesha pa fund me mashtrimin e sotëm të Sali Berishës. Na akuzon ne se po japim godinën e PD për ndërtim!!! Turp e faqja e zezë, deri ku shkon ligësia, mashtrimi dhe sajesat e një njëriu që ka humbur arsyen.

— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) January 12, 2022

1/2. Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk zhbën dot dy të vërteta: dhunën e Sali Berishës ndaj PD në 8 Janar, dhe konfirmimin e sotëm për vendosmërinë e SHBA për të bashkëpunuar me PD për të ardhmen e Shqipërisë dhe kryqi i madh i zi që i kanë vënë Sali Berishës prej kohësh.

— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) January 12, 2022

1/3. Nga 18 Dhjetori ku demokratët lanë pas të shkuarën dhe zgjodhen të ardhmen, Partia Demokratike ka vetëm një mision: mbrojtjen e interesit publik dhe rikthimin në pushtet të PD, si e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.

— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) January 12, 2022

Më herët, Partia Demokratike reagoi për akuzat e ish-liderit demokrat duke i quajtu gënjeshtra dhe mashtrime të radhës në mënyrë që të hiqet vëmendja nga protesta e 8 janarit.

Përplasja e 8 janarit duke se ka shënuar “kulmin e luftës” mes mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Të dy, edhe pse tashmë në distancë duket se ende nuk i kanë ulur “armët” duke nisur me inspektimin e imtësishëm të personave pas tyre. Vazhdimisht Berisha dhe Basha kanë përmendur emra të përveçëm, të cilët sipas tyre, janë me precedentë penalë dhe po mbështesin secilën prej palëve. Ish-kryeministri e akuzon kryetarin e PD se është i lidhur me afërën e “Toyota Yaris” dhe koncensionin e Portit të Durrësit. Ndërkohë kryedemokrati e ka quajtur Berishën si pjesë të së kaluarës së PD dhe “Trekëndëshit të Bermudës”, ku në të përfshin dhe kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.

Akuzat janë shtuar shumë që pas protestës së 8 janarit. Berisha pretendon se deputetë demokratë që mbështesin Bashën kanë nxjerrë jashtë godinës armë. Lideri demokrat Basha vendosi më pas së bashku me Kryesinë e PD përjashtimin e Berishës dhe 7 deputetëve nga PD dhe pezullimin e 19 të tjerëve si mbështetës të lëvizjes për rithemelim të PD dhe pjesëmarrje në protestën e së shtunës.

Sot, Gjykata e Tiranës liroi 29 të arrestur për pjesëmarrje në protestën e 8 janarit si dhe vendosi procedimin e 5 të tjerëve.

LEXO DHE KËTË:

Kulla në vend të selisë blu? Reagon PD: Gënjeshtër alla Sali, mashtrim i radhës

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi lulzim basha perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit sali berisha gazment bardhi lulzim basha perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit sali berisha

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë