LIVE UPDATES
Bota

22 Prill 2020, 06:42 Nga DOSJA

Kinë- Zëvendës ministri kinez i sigurisë publike, Sun Lijun, është arrestuar së fundmi pasi akuzohet se “ka shkelur disiplinën e partisë dhe ligjin,”. Analistët vendas e përshkruajnë Sun Lijun si një “atentator të padukshëm”, i cili ka luajtur një rol kryesor në përpjekjet e Presidentit Xi në 2015 për të kapur disidentë, përfshirë pasues të lëvizjes Falun Gong dhe juristë për të drejtat e njeriut.

Pastrimet partiake
“Këto nuk janë hetime kundër korrupsionit. Këto janë sinjale ndaj të gjithë partisë për kontrollin që ushtron Xi Jinping”, tha një jurist për të drejtat civile për Zërin e Amerikës, duke folur në kushte anonimiteti. Ai e krahasoi arrestimin e zotit Sun me konfliktet e brendshme në kohën e Mao Cedunit. Mao ishte themeluesi i Republikës Popullore të Kinës dhe besonte në kontroll të fortë të partisë mbi të gjitha aspektet e jetës.

Sipas juristit, Sun mund të jetë arrestuar se nuk shihej si “besnik sa duhet”.
Një tjetër aktivist thotë se Sun akuzohej se “kishte treguar mungesë respekti” – një akuzë se ai nuk ka treguar besnikëri ndaj udhëheqësit Xi.

Të dielën në mbrëmje, Ministria kineze e Sigurisë Publike nxori një deklaratë, ku shprehte mbështetje për hetimet, në kuadër të fushatës së Presidentit Xi për të çrrënjosur korrupsionin. Pa dhënë shembuj të akteve të Sun, munistria shpjegonte se si anëtarët e partisë duhet të dëshmojnë “besnikëri absolute” ndaj boshtit, një term që i referohet zotit Xi. Ministria shtonte se anëtarët duhet të tregojnë kujdes për të mos vepruar si njerëz “me dy fytyra”.

Sun, 51 vjeç, ka kryesuar agjencinë që merret me sigurinë e brendshme politike dhe çështjet e sigurisë me Hong Kongun në ministrinë e sigurisë publike.
Më parë, ai ka qenë drejtor i zyrës për Hong Kongun, Makaun dhe Tajvanin në këtë ministri, si dhe zëvendës drejtor i zyrës 610, e cila merrej me shtypjen e pasuesve të Falun Gongut.

Sun është parë për herë të fundit në Wuhan përkrah Presidentit Xi, në përgjigje të epidemisë së koronavirusit.
Manjati në mërgim Guo Wenqui tha se zoti Sun nuk konsiderohej kurrë ndër të besuarit e afërt të zotit Xi, pasi kishte punuar nën Meng Jianzhu – ish-sekretar i komitetit të Partisë Komuniste për çështje politike dhe ligjore.

Banda e Shangait
Guo tha se Sun dhe Meng ishin pjesë e një grupi që kishte marrë nofkën Banda e Shangait, e udhëhequr nga rivali politik i zotit Xi, ish-presidenti Jiang Zemin. Zoti Jiang ishte në detyrë kur Britania dorëzoi kontrollin mbi Hong Kongun dhe shihet si arkitekt i reformave që e ndihmuan Kinën të bëhet një fuqi ekonomike globale.

Zoti Guo e quan Sun Lijun “vrasës,” duke thënë se Sun duhet të mbahet përgjegjës për vrasjen dhe persekutimin e disidentëve në vend dhe jashtë tij. Ai fajëson zotin Sun për shpronësimin e zotërimeve të tij.

Sipas Guo Wenqui, zoti Sun ka grumbulluar miliarda dollarë zotërime në llogaritë bankare të gruas në Australi, ku jeton bashkëshortja e tij me djalin 19-vjeçar, të dy shtetas australianë.

I Sakrifikuar nga Xi
Wang Xili është disident kinez me banim në Tajvan. Ai thotë se arrestimi i zotit Sun është pjesë e hetimeve për korrupsion, ose rezultat i konflikteve të brendshme. Zoti Wang thotë se beson që partia po përpiqet ta përdorë arrestimin e zotit Sun për të mbuluar persekutimet e mëparshme të juristëve që punonin për të drejtat civile. Zoti Wang thotë se Sun mban një pjesë të fajit për persekutimet e 2015-ës.

“Sun Lijun ishte komandant i përgjithshëm i fushatës së goditjes së disidentëve më 9 korrik. Shumë burime kanë konfirmuar se agjentët shtetërore i raportonin atij drejtpërdrejt”. Arrestimi i zotit Sun ka zgjuar diskutime të ndezura në Twitter. Disa e quajnë rastin e tij sinjal për anëtarët e tjerë të partisë se do të sakrifikohen nëse zgjedhin anën e gabuar. Në faqen kineze të komenteve, Weibo, mijëra vetë që kishin shprehur opinione ishin censuruar, përveç atyre që kishin shprehur mbështetje për arrestimin e zotit Sun.

Burimi: VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arrestohet ministri kinez koronavirusi në kinë sun lijun arrestohet ministri kinez koronavirusi në kinë sun lijun

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj