LIVE UPDATES
Bota

Alarmi nga ndryshimet klimatike, globi regjistron vitin e gjashtë më të nxehtë

14 Janar 2022, 11:31 Nga DOSJA
Alarmi nga ndryshimet klimatike, globi regjistron vitin e gjashtë më

SHBA – Viti 2021 ishte i gjashti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në planetin tonë, sipas disa studimeve për matjen e temperaturës që u publikuan të enjten. Shkencëtarët thonë se viti jashtëzakonisht i nxehtë është pjesë e një tendence afatgjatë dhe se tregon shenja përshpejtimi.

Dy agjenci shkencore amerikane, NASA dhe Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA), si dhe një grup privat për matjen e temperaturave, publikuan të enjten përllogaritjet e tyre për temperaturën globale të vitit të kaluar dhe thanë se nuk ishte larg viteve 2016 dhe 2020 që shënuan temperatura shumë të nxehta.

Gjashtë llogaritje të ndryshme dolën në përfundimin se viti 2021 ishte midis vitit të pestë dhe të shtatë më të nxehtë që nga fundi i viteve 1800. NASA tha se vitet 2021 dhe 2018 radhiteshin në vendin e gjashtë për nga nxehtësia, ndërsa NOAA thotë se viti i kaluar ishte më i nxhetë se viti 2018.

Shkencëtarët thonë se “La Nina”, fenomeni natyror që ftoh pjesët qendrore të Paqësorit dhe ndryshon strukturat e motit në shkallë globale duke qarkulluar ujin e ftohtë nga thellësia e oqeanit, uli temperaturat globale, sikurse fenomeni i kundërt “El Nino” i rriti temperaturat në vitin 2016.

Megjithatë, thanë ata, 2021 ishte viti më i nxehtë në histori nën fenomenin “La Nina” dhe se viti nuk përfaqësonte një ulje temperature të shkaktuar nga njeriu, por kishte të njëjtën nxehtësi.

Shkencëtari Zeke Hausfather, me grupin e monitorimit “ Berkeley Earth” që gjithashtu e radhiti vitin 2021 në vendin e gjashtë për nga nxehtësia, tha se kjo është një tendencë afatgjatë e rritjes së pathyeshme të temperaturave.

Gavin Schmidt, shkencëtar i klimës që drejton ekipin e NASA-s për vëzhgimin e temperaturës, tha se “tendenca afatgjatë është shumë, shumë e qartë. Kjo po ndodh nga dora e njeriut. Gjërat nuk do të ndryshojnë derisa njerëzimi të ndalojë shtimin e sasisë së dioksidit të karbonit në atmosferë.”

Të dhënat nga NASA dhe NOAA dalin në përfundimin se tetë vitet e fundit kanë qenë tetë vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë. Sipas të dhënave nga të dy agjencitë e qeverisë amerikane, temperaturat globale janë afro 1.1 gradë Celsius më të nxehta se 140 vjet më parë.

Matjet e tjera të vitit 2021 erdhën nga Agjencia Meteorologjike Japoneze dhe matjet satelitore nga Shërbimi Copernicus i Ndryshimeve Klimatike në Evropë dhe Universiteti i Alabamës në Huntsville.

Temperatura mesatare globale vitin e kaluar ishte 14.7 gradë Celsius, sipas agjencisë amerikane NOAA.

Në vitin 1988, shkencëtari kryesor i atëhershëm i NASA-s për klimën, James Hansen, bëri bujë në media ndërsa dëshmoi para Kongresit amerikan mbi ngrohjen globale, në një vit që ishte më i nxehti i regjistruar në atë kohë. Aktualisht, viti 1988 radhitet në vendin e 28 për nga nxehtësia.

Vitin e kaluar, 1.8 miliardë njerëz në 25 vende të Azisë, Afrikës dhe Lindjes së Mesme, shënuan vitin më të nxehtë ndonjëherë, përfshirë Kinën, Nigerinë, Bangladeshin, Iranin, Mianmarin dhe Korenë e Jugut, sipas organizatës “Berkeley Earth”.

Hera e fundit që Toka kishte një vit më të freskët se normalisht, sipas përllogaritjeve nga NOAA ose NASA, ishte viti 1976. Çfarë do të thotë se 69% e njerëzve në planet – më shumë se 5 miliardë njerëz nën moshën 45 vjeç – nuk e kanë përjetuar kurrë një vit të tillë, bazuar në të dhënat e Kombeve të Bashkuara . (VOA)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota nasa ndryshimet klimaterike nasa ndryshimet klimaterike

Sondazh

Poll
Bota 14 Janar 2022, 09:50

Dhjetë metra i gjatë dhe me kafkë një ton

Dhjetë metra i gjatë, me kafkën që peshon një ton, këto janë përmasat e fosilit të një zvarraniku detar, ihtiozauri, që gjetën së fundi studiuesit britanikë në ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj